Connect with us

Infrastrukturë

40 mijë banesa të reja janë ‘thatë’ në Tiranë

Published

on

Për të blerë një apartament në zonat kryesorë të Tiranës, një qytetari shqiptar i duhen kursimet e disa dekadave.

Por shitjet në kryeqytet nuk mungojnë. Emigrantët dhe të huajt janë ata që kryesojnë listat si blerësit më të shumtë në kryeqytet dhe në zonat bregdetare të vendit.

“Ka një rritje të blerësve, si për qira dhe për shitje. Ka një fluks të huajsh, që kanë interes për të blerë në Shqipëri dhe kjo vihet re kryesisht në tre mujorin e fundit të vitit. Çmimet në rajon, ne jemi shumë më lirë dhe kjo e bën Tiranën një atraksion për ta. Sa i përket qytetarëve shqiptarë, janë emigrantët që mbajnë flamurin e blerjeve”, u shpreh  Orges Beti, agjent imobilar.

Agjentët imobilarë, tregojnë se ka kërkesa për të blerë apartamente, por tregu nuk ofron hyrje për të gjithë.

“Sot ka një kërkesë për apartamente, ka kërkesë dhe ka një mungesë apartamentesh në treg. Mund të jenë rreth 40.000 apartamente që nuk banohen, pra janë të blera dhe janë të mbyllura”, tha ai.

Referuar Indeksit të Pronave, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë llogaritet në rreth 1200 euro/m2 në fund të 9-mujorit 2022, ndërsa paga mesatare është 60.6 mijë lekë.

“Unë do propozoja që të kishim një taksë të shtuar për apartamentet e dyta dhe të treta, që ti vënë në eficentë, t’i fusim në tregun imoblar dhe të shfryjmë pak kërkesën si për qira dhe për blerje. Duke i futur dhe këto apartamente që janë bosh të pabanuara”, tha agjenti.

Një qytetari në vendin tonë, i duhet të punojë rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending