Connect with us

Aktuale

Ngritet aktakuzë për ish kryetarin e Shtërpcës dhe 11 personave tjerë për rastin “Brezovica 1”

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”.

Sipas aktakuzës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.N., si person zyrtar – Kryetar i Komunës së Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikendzonës në Brezovicë, me ç’rast do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë​ se ka kryer edhe veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit”, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Për të pandehurin D.R.,, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, si person zyrtar, Drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit”.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprat penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurit D.R., H.B., dhe D.M.,- ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 21 Dhjetor 2021,në bashkëveprim, si persona zyrtar, i pandehuri i parë drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, kurse i pandehuri i dytë dhe i tretë  si inspektor komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit-tani Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës, nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, në pajtim me nenin 24 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që pas marrëveshjes që të lejojnë ndërtimet pa leje, në mënyrë që të përfitojnë dobi pasurore për vete, me këtë kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autorizimit”. Po ashtu, ndaj të njëjtëve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer në bashkëkryerje edhe veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Ndaj të pandehurit S.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2010 deri në fund të vitit 2014, si person zyrtar, shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës, dhe deputet i Kuvendit të Kosoves, në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar dhe pranuar para për vete që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfeti”.

Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin A.Ç- ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë vitit 2016 dhe 2017, si person zyrtar- Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

Për të pandehurin B.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 20 Dhetor 2021, si person zyrtar-Kryeinspektor në MMPH, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare,në pajtim me nenin 7 të  për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, në atë mënyrë që nuk ka ndërmarr veprimet ligjore-ekzekutive, për të ndaluar ndërtimet e vikend-shtëpive dhe objekteve hoteliere në Parkun Kombëtar ,,Sharri’’-vikend zona e Brezovicës, edhe pse ishte në dijeni se objektet ishin duke u ndërtuar pa pëlqime mjedisore dhe në afërsi të lumit, kurse disa ndërtime edhe në zonën e dyte të Parkut, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Për të pandehurin M.H., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri në fund të vitit 2020, si person zyrtar-shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH-së, nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare në pajtim me nenin 8 të Ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit nr.04/L-175, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit”.

Për të pandehurin H.A., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2014 deri  2016, si person fizik, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veproj në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, ,e këtë ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndaj të pandehurit S.S., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, ka ndihmuar të pandehurin B.N., në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit, me qëllim të veproj në kundërshtim me detyrat zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit në ndihmë”.

Ndërsa, ndaj J.K., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se në vitin 2016, ka ndihmuar të pandehurin B.N., në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit me qëllim të veproj në kundërshtim me detyrat  zyrtare, me këtë ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit në ndihmë”.

Kurse, ndaj R.B., ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga fillimi i vitit 2013 deri me 21 Dhjetor 2021, si person zyrtar-shef i personelit në Drejtorinë e Urbanizmit në Komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, me këtë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit”. Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer edhe veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Prokurori i çështjes Rasim Maloku, me rastin e ngritjes së aktakuzës, ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë./Media Ndërtimi

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending