Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Prishtinës humb 2.2 milionë € në betejën gjyqësore ndaj kompanisë që mbante monopolin e hapësirave reklamuese në kryeqytet

Published

on

Komuna e Prishtinës ka humbur 2.2 milionë euro në betejën gjyqësore që pati me kompaninë AMM, pronë e biznesmenit Ahmet Kurtolli, i njohur me nofkën “Lara”, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

E para ishte paditur nga e dyta për shkëputjen e njëanshme të një kontrate. Ujdia ishte nënshkruar në kohën e Isa Mustafës më 4 prill të vitit 2013, kurse ishte shkëputur në kohën e pasardhësit të tij në Komunë, Shpend Ahmeti. Ajo parashihte që AMM të ketë të drejtën e shfrytëzimit të hapësirave reklamuese në kryeqytet. Këtë të drejtë ekskluzive kompania e mbante që nga viti 2001.

Pronari i saj, Kurtolli ishte financues i LDK-në në kohën kur ky subjekt udhëhiqej nga Isa Mustafa.

Nga komuna e Prishtinës e kanë konfirmuar për “Front Online” se kanë humbur rastin në Gjykatë ndaj kompanisë AMM.

“Miratohet, pjesërisht kërkesëpadia e paditesit/kundër të paditurit “AMM”, shpk, ashtu që detyrohet i padituri/kunderpaditesi “Komuna e Prishtines” që t`ia paguajë shumën prej 2,267.956.00 Euro me kamatë ligjore 8%, duke filluar nga 18.10.2017 në emër të dëmit material (fitimit të humbur) për shkak të mos dorëzimit të numrit të kontraktuar të stacioneve reklamuese si dhe moslargim i operatorëve ilegal në fushën e reklamimit të jashtëm në Prishtinë, sipas kontratës Nr. 12/04, dt. 24.04.2013”, thuhet në përgjigjen e komunës për “Front Online”.

Apeli refuzoi ankesën e Komunës, fitoi Kurtolli

Nga komuna kanë treguar se ndaj vendimit të Themelores kanë paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Kjo e fundit ka aprovuar ankesën e komunës vetëm tek pjesa e llogaritjes së kamatëvonesës. Ndërsa ka vërtetuar se duhet të kompensohen kërkesat e aprovuara financiare në aktgjykimin e shkallës së parë.

Si rezultat, kompanisë AMM i ka lindur e drejta për të filluar me procedurën e përmbarimit.

“Gjykata ka refuzuar Prapesimin e debitorit Komuna e Prishtines ashtu qe mbetet ne fuqi Urdheri Permbarimor P.nr. 733/2020, i dates 21.10.2020, me te cilin Komuna e Prishtines obligohet qe te permbushe detyrimin ne vlere prej 2,266,271.30 euro se bashku me kamatë ligjore”, theksohet në përgjigjen e Komunës për Front Online.

Autoritetet komunale prishtinase kanë thënë se kanë shfrytëzuar të drejtën për paraqitjen e mjetit të jashtëzakonshëm dhe brenda afatit të paraparë ligjor kanë paraqitur revizion me datë 19.10.2020 dhe se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës.

“Deri në këtë kohe që jemi duke komunikuar, nuk kemi pranuar ende vendim nga Gjykata Supreme e Kosovës”, thuhet tutje në përgjigjen e zyrtarëve prishtinas.

Sidqoftë, as ankesa ndaj aktvendimit për refuzimin e prapesimit e as revizioni si mjet i jashtëzakonshëm nuk e ndalin ekzekutimin e urdhrit përmbarimor.​

Avokati Skender Musa ka shpjeguar se pse autoritetet sipas tij po humbasin lëndët nëpër gjykata.

“Humbjet e parave po ndodhin për shkak se në shumicën e rasteve zyrtarët komunalë nuk po kryejnë shërbimet në mënyrë profesionale e ligjore. Po ashtu kjo po ndodh për shkak se komuna nuk po përfaqësohet mirë para Gjykatës. Gjithmonë po paraqiten dobët në procedure si palë”, theksoi Musa për “Front Online”.

Ky pati edhe një ankesë tjetër.

“Komunat kur po hapin tenderët për shërbime ligjore nuk po i njoftojnë të gjitha zyrat e avokatisë, por vetëm avokatët që janë të afërt me ta. Kështu kompanitë më të mëdha e profesionale nuk janë të njoftuara hiç”, u shpreh Musa.

Rreth AMM

Kompania AMM” mbante monopolin e hapësirave reklamuese në kryeqytet.

Mediet kanë raportuar vite më parë se kontrata mbi të cilën ajo punonte nuk ishte publikuar ndonjëherë nga Komuna e Prishtinës. Asnjëherë nuk u lejua qasje në këtë kontratë, përderisa e njëjta ishte vazhduar në vitin 2006 mbi një tender që ishte hapur për ndërtimin e qoshqeve ku do të kishte edhe hapësira reklamuese. Por, edhe në vitin 2006, Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, gjeti parregullsi në kontratën me AMM-në.

Auditorët që në vitin 2006 në mes tjerash gjetën se çmimet e kësaj kontrate, të lidhur mes komunës në fjalë dhe “AMM-së” janë për 50% ma të ulëta se tarifat komunale ekzistuese. Ndër shkeljet e tjera që ishin gjetur në këtë kontratë, ishte se në panot e ekspozuara reklamohet duhani dhe alkooli edhe përkundër asaj se në rregulloren komunale për taksa e tarifa është e ndaluar të reklamohen këta artikuj, se ishin lëshuar dy akt-vendime të kundërligjshme mbi këtë kontratë, njëra për vendosjen e posterit të Bill Klintonit, ndërsa tjetra për promovim të albumit muzikor.

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending