Connect with us

Infrastrukturë

Komuna e Pejës i dha tender kompanisë që nuk dëshmoi se ka pajisjet për sinjalizim të rrugëve

Published

on

Komuna e Pejës në prill të vitit 2022 filloi aktivitetin e prokurimit për sinjalizim horizontal dhe vertikal të rrugëve, në vlerë të parashikuar prej 74 mijë eurove. Për këtë procedurë të tenderimit, Komuna e Pejës rekomandoi për kontratë kompaninë ErLis Sh.P.K., si tenderi me çmimin më të ulët.

Kjo kompani nuk kishte dorëzuar librezën ose faturën, përmes të cilave do të dëshmonte se posedon pajisjet e kërkuara për sinjalizim të rrugëve, të cilat sipas dosjes së tenderit, duhej dëshmuar përmes librezave ose faturave. Po ashtu, oferta e ErLis Sh.P.K., ishte jo normalisht e ulët, duke qenë se ishte 30% më e ulët se mesatarja e ofertave të gjashtë (6) kompanive tjera[1].

Në këtë situatë, Komuna e Pejës do duhej të kërkonte sqarime shtesë se si kishte arritur kjo kompani te çmimi i ofertuar dhe nëse shpjegimi nuk do të ishte i mjaftueshëm, do duhej të eliminuar.

Dy kompani kishin ngritur ankesë për këtë tender, teksa eksperti shqyrtues në OShP kishte rekomanduar që të anulohej dhënia e kontratës për Erlis Sh.P.K., dhe lënda të kthehej në rivlerësim.

Përkundër se ishin evidentuar rrethanat që e bënin ofertën e Erlis Sh.P.K., të papërgjegjshme dhe për këtë ekzistonte edhe rekomandimi i ekspertit të OShP-së, Komuna e Pejës nënshkroi kontratë me kompaninë ErLis Sh.P.K., në fillim të muajit tetor.

Periudha kur Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP), i njohur ndryshe edhe si “Gjykata Tenderëve” mbeti pa bord dhe rrjedhimisht nuk kishte mandat të vendoste mbi ankesat që vinin në këtë organ, u shfrytëzua nga disa institucione që lidhën kontrata me kompani që nuk plotësonin kriteret ligjore, raporton FrontOnline.

Edhe komuna e Rahovecit përdori metodën e njëjtë kur shpërbleu me kontratë kompaninë N.Sh. Liriu, për tenderin për sinjalizim horizontal dhe vertikal të rrugëve në Rahovec, që kishte vlerë të parashikuar 150 mijë euro. Ky operator ekonomik nuk kishte i përgjegjshëm për faktin se nuk kishte plotësuar kërkesën mbi mundësitë teknike dhe profesionale në lidhje me stafin e kërkuar, konkretisht kërkesa për gjashtë (6) punëtorë staf teknik, dhe dy (2) staf profesional nuk ishte plotësuar pasi në ofertën e N.Sh. Liriu, figurojnë vetëm shtatë punëtorë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending