Connect with us

Infrastrukturë

Gjermania zoton 37 milionë euro për ta përafruar Kosovën me Bashkimin Evropian

Published

on

Me përfundimin e negociatave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë për bashkëpunim zhvillimor, pala gjermane është zotuar që do ta vazhdojë mbështetjen financiare ndaj Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro për periudhën 2022-2023. Me këtë zotim, mbështetja gjermane për bashkëpunim zhvillimor arrin shumën prej 64.42 milionë euro që nga dhjetori 2020, kur edhe janë mbajtur negociatat e fundit qeveritare.

Duke u pajtuar për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit zhvillimor, Kosova dhe Gjermania do t’i adresojnë së bashku sfidat kryesore të së ardhmes. Prioritetet e bashkëpunimit zhvillimor përfshijnë: zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, trajnimin dhe punësimin, ndryshimet klimatike dhe energjinë, tranzicionin e drejtë dhe qeverisjen e mirë.

Ambasadori Rohde u shpreh se “sot të dyja vendet tona po hapin një kapitull të ri të partneritetit tonë të palëkundur për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Me këtë ne mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”

Marrëveshja e bashkëpunimit gjermano-kosovarë synon nxitjen e aftësimit profesional dhe arsimor, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës si bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Theks i veçantë i është kushtuar edhe investimeve të mëtejme në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren (ITP), si projekti kryesor i bashkëpunimit zhvillimor gjermano-kosovarë.

Në lidhje me politikat energjetike, sektori publik dhe privat, si dhe shoqëria civile, do të marrin mbështetje në zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP).

Gjithashtu, fonde të konsiderueshme do të ndahen përmes investimeve në infrastruktu`rën e ujërave të zeza, duke synuar mbrojtjen e burimeve ujore nëntokësore dhe lumenjve të rrezikuar. Kjo kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët e Kosovës.

Mbështetja e mëtejshme për proceset e reformës së integrimit në BE do të jetë një tjetër prioritet i bashkëpunimit zhvillimor, me vëmendje të veçantë në fushat e financave publike, hetimit tatimor, drejtësisë dhe zbatimit të legjislacionit mjedisor.

Ministri Murati falënderoi të dy delegacionet dhe theksoi se “Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetëse e vazhdueshme e zhvillimit tonë për më shumë se 20 vjet. Ne kemi ndarë vlera të përbashkëta që nga fillimi dhe mbështetemi në mbështetjen e Gjermanisë drejt realizimin të aspiratave tona për të zhvilluar më tej Kosovën dhe për të ndihmuar vendin drejt anëtarësimit në BE”.

Historiku i bashkëpunimit:

Gjermania është ndër donatorët më të mëdhenj dypalësh në Kosovë. Me angazhimet e reja të ndërmarra, Gjermania dhe Kosova vazhdojnë 23 vjet bashkëpunim të suksesshëm zhvillimor gjermano-kosovar. Që nga fillimi i bashkëpunimit zhvillimor gjermano-kosovar në vitin 1999, qeveria gjermane ka ndarë 753.1 milionë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Objektivi kryesor i bashkëpunimit zhvillimor të Gjermanisë me Kosovën është afrimi i saj me Bashkimin Evropian përmes projekteve me ndikim në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, tranzicionit dhe efikasitetit të energjisë, përmirësimit të infrastrukturës së menaxhimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave dhe forcimit të qeverisjes së mirë. Për më tepër, zgjerimi i kapaciteteve të energjisë diellore në të ardhmen e afërt do të jetë një tjetër objektiv prioritar./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending