Connect with us

Aktuale

Ministria e Bujqësisë detyrohet të vazhdojë kontratën për objektin me qira

Published

on

Ditë më parë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se janë ndarë 1 milionë euro për ndërtimin e një objekti të ri për këtë Ministri.

E në një përgjigje për Ndërtimi.Info, nga kjo Ministri thonë se ky investim pritet të hyjë në projekt buxhetin e vitit 2023.

Përpos MBPZhR-së, në objektin e ri planifikohet të akomodohen edhe dy agjenci që funksionojnë në kuadër të kësaj Ministrie.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kërkuar projekt të ri kapital me emërtimin “Ndërtimi i objektit të MBPZhR” gjatë përgatitjes së projekt-buxhetit për vitin 2023. Në kuadër të këtij projekti është planifikuar ndërtimi i objektit të MBPZhR-së në të cilin planifikohet të sistemohen zyrtarët e MBPZhR-së, përfshirë edhe ata nga dy agjencionet të cilat funksionojnë nën kuadrin e MBPZhR-së siç është Agjencia e Pyjeve të Kosovës, si dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë.”

Për ndërtimin e këtij objekti, po punohet ngushtë me Komunën e Prishtinës, për pajisjen me dokumentet e nevojshme që i paraprijnë ndërtimit të këtj objekti.

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të planifikimit për ndërtimin e objektit në fjalë. Ky objekt është planifikuar të ndërtohet në pronën e MBPZhR/IBK-së. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës jemi duke zhvilluar procedurat për pajisjen me të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat i paraprijnë ndërtimit të këtij objekti. Këtu nënkuptojmë edhe vendin adekuat për ndërtimin e tij, lejen e ndërtimit, si dhe të gjitha dokumentet e nevojshme për realizimin e këtij projekti. Qëllimi kryesor i këtij projekti është akomodimi i përhershëm i zyrtarëve të MBPZhR-së në objekt publik duke kursyer kështu pagesa të përvitshme të qirasë nëpër objekte private”.

Kjo Ministri është e vendosur në kompleksin “Ramiz Sadiku” në lagjen Lakrishte në Prishtinë, duke pasur kështu një kontratë me kompaninë “A2 Group” për marrjen me qira të tre kateve të këtij kompleksi, për një shumë mujore prej 28,080.00 euro.

Por kontratën e qirasë  e cila skadonte me 31 gusht, kjo Ministri thonë se janë detyruar ta vazhdojnë edhe për një vit.

“MBPZhR në vazhdimësi ka drejtuar kërkesa në Ministrinë e Punëve të Brendshme për akomodimin e zyrtarëve të MBPZhR-së dhe AZhB-së në ndonjë objekt publik me qëllim të ruajtjes së parasë publike të shpenzuar në qira. Mirëpo, pasi MPB nuk kishte mundësi të siguronte hapësirë për të dyja këto institucione dhe të gjendur para një situate të tillë, MBPZhR nuk kishte mundësi tjetër, pos që të vazhdonte kontratën edhe për një vit tjetër me kompaninë “A2 Group”.

E në kontratën tre vjeçare e cila ka skaduar në fund të muajit gusht, Ministria kishte arritur marrëveshje me kompaninë “A2 Group” që të paguante 18 euro për metër katror.

“MBPZhR me dt. 01.09.2019 ka lidhur kontratë me qiramarrësin A2 Group për hapësirat e saj në objektin e ish-kompleksit “Ramiz Sadiku” i cili ndodhet në Rr.”Ukshin Hoti” në Prishtinë, e cila kontratë do të ishte e plotfuqishme deri me dt. 31.08.2022. Në kuadër të kësaj kontrate, MBPZhR-ja kishte marrë me qira sipërfaqen prej 1560m2 me çmim prej 18€ për m2 (për tri kate III, IV dhe VI) për nevoja të akomodimit të personelit të MBPZHR-së në shumën mujore prej 28,080.00€”.

Por duke mos pasur një vend akomodimi, Ministria u detyrua të vazhdojë kontratën me këtë kompani, kësaj radhe me një çmim më të lirë.

“Me dt. 21.04.2022, MBPZHR me qiradhënësin nënshkroi një Deklaratë zotimi për vazhdimin e kontratës bazë deri në shfuqizimin e kontratës bazë, duke ofruar me të njëjtin çmim sipërfaqen prej 200m2 për nevoja të Arkivimit të dokumentacionit të MBPZHR-se dhe AZHB. Gjithashtu, pa kompensim qiradhënësi ofroi 45 parkingje për parkim të automjeteve zyrtare nga 21 sa ishin në fillim. Gjithashtu, palët kontraktuese janë pajtuar që të lidhin Aneks kontratë me datën 30.08.2022 për vazhdimin e kontratës bazë edhe për një vit duke filluar nga data 01.09.2022 deri me 31.08.2023 për sipërfaqeen prej 1560m2 me çmim prej  17,50€ për m2, që nënkupton çmim më të lirë se në kontratën paraprake. Tani, MBPZHR paguan në muaj për shfrytëzimin e tri kateve III, IV dhe VI shumën e mjeteve financiare në muaj prej 27,300.00€, si dhe ka në shfrytëzim 200m2 dhe mbi 65 parkingje në nën-katet përdhesë të I dhe II të kësaj ndërtese”.

Sipas buxhetit i cili është ende draft, dhe  pritet të marr dorën e fundit nga Kuvendi i Kosovës, ku veçse është miratuar në parim nga deputetet në seancën e mbajtur më datë 17 nëntor 2022, ndërtimi pritet të filloj në muajin janar të vitit 2023 dhe të përfundoj me 31 dhjetor të vitit 2024./Media Ndërtimi

Aktuale

Komuna e Prizrenit organizon aksionin pranveror të mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme

Published

on

Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.

Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.

Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.

Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.

Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin

Published

on

Në korrik të 2023, në emisionin “Kallxo Përnime” ishte publikuar hulumtimi për rrugën Prishtinë – Podujevë, në të cilin tregohej se si Hysen Durmishi kishte nënshkruar kontratat për këtë tender, duke pasur ankesë aktive në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

10 muaj më vonë, Prokuroria e Speciale e Republikës së Kosovës e ka ftuar zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për ta intervistuar në lidhje me këtë çështje.

Ligji i Prokurimit Publik e përcakton se në momentin kur ka ankesë aktive nga një operator ekonomik që ka marrë pjesë në tender, aktiviteti i prokurimit pezullohet dhe autoriteti kontraktues nuk ka të drejtë të procedojë me nënshkrim të kontratave.

Continue Reading

Aktuale

AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore

Published

on

Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën.

Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending