Connect with us

Infrastrukturë

Shqipëri, realizohen vetëm 45 përqind e investimeve kapitale, shkak ngritja e çmimit të materialit ndërtimor

Published

on

Parregullsitë në prokurimet publike, pas të cilave ka një lumë ankesash nga pjesëmarrësit në gara po pengojnë përdorimin sipas programit të fondit buxhetor të investimeve kapitale.

Në këtë mënyrë taksat e shqiptarëve humbin efektivitetin. pasi investimet kapitale janë zëri më produktiv i buxhetit për ndikimin që ka në rritjen ekonomike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

Ministria e Financave ka njoftuar se, krahasuar me planin vjetor, për 9 mujorin e vitit 2022, shpenzimet kapitale janë realizuar në masën 42.4 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 45.1 për qind të planit vjetor sipas ndryshimeve në aktin normativ

Sipas kësaj ecurie qeveria ka në dispozicion për të shpenzuar edhe 55 % të zërit të investimeve vetëm në tre muaj.

Financimi i brendshëm është realizuar në masën 42.9 për qind të planit vjetor të ndryshuar, ndërsa Investimet nga të ardhurat e arsimit të lartë janë realizuar në masën 53.8 për qind të planit vjetor fillestar dhe të ndryshuar.

Ministria e Financave ka shpjeguar për Kuvendin se, ngadalësimi i investimeve publike në 6-mujorin e pare te vitit, si rezultat i rritjes së lartë dhe të menjëhershëm të çmimit te hekurit, çimentos dhe disa materialeve të tjera të ndërtimit.

Shumë kompani u gjendën përballë faktit që me kontratat publike te miratuara mund të shkonin drejt humbjeve financiare duke rrezikuar punësimin dhe te ardhmen e kompanive. Për këtë qëllim u miratua në qershor të këtij viti edhe një AN i cili synoi zhbllokimin e situatës, sqaroi Ministria e Financave.

Edhe në vitet normale kur situata e çmimeve nuk ishte problem, qeveria ka përqendruar përdorimin e fondeve të investimeve në muajin dhjetor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, investimet kapitale faktike më 2021 arritën një vlerë prej 128 miliardë lekësh (mbi 1 miliard euro), por 32 % e kësaj vlerë 42 miliardë lekë ( 340 milionë euro) u dhanë gjatë muajit dhjetor.

Një shkak tjetër që bëhet pengesë pothuajse çdo vit janë procedurat e ngadalta të prokurimeve qe në shumicën e rasteve shkojnë drejt ankimimeve.

Parregullsitë në tenderë dhe mungesa e konkurrencës i kanë shtuar ankesat të cilat kërkojnë kohë deri sa të sqarohen nga Komisioni i Prokurimit Publik dhe shpesh gjykatat./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Prezantohet plani për tregun e ri në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar para përfaqësuesve të Tregut në kryeqytet, gjithë planin e detajuar të hapësirave të tregut ku ata do të shesin produktet e tyre, e që është një ambient shumë më i përshtatshëm, super modern për vetë shitësit dhe blerësit.

“Treg i ri, modern me kushte shumë më të përshtatshme për tregtarët e blerësit. Së shpejti fillojmë me punimet në realizimin e projektit.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ministria e Bujqësisë do të investoj 300 mijë euro në ndërtimin e Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës

Published

on

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se 300.000 euro do të jetë shuma me të cilën do të investoj Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Komunën e Suharekës

“Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës” – është projekti i cili do të investohet, dhe për këtë nënshkruam me Ministrin Faton Peci memorandumin e mirëkuptimit për të cilin jam falënderues dhe mirënjohës.”, deklaroi kryetari Muharremaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fatura milionëshe për “Arkitektin e Kryeqytetit”, reagon Përparim Rama

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, publikoi një faturë të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00, si e paguar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Ramës, kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar.

Sepse, siç thotë ai, ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur edhe fatura tjera në rrjetin social “Facebook” më 10.05.2024.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending