Aktuale
Sektori industrial në Eurozonë shënon rritje të prodhimit
Prodhimi industrial në Eurozonë ka treguar rritje sipër projeksioneve dhe normën më të lartë në 9 muaj për gushtin, ndërkohë që prodhimi i mallrave kapitale, si makineritë, janë rritur ndjeshëm.
Treguesi sinjalizon një fuqizim të ekonomisë së bllokut të valutës së përbashkët në gjysmën e dytë të këtij viti.
Prodhimi total u rrit me 1.4% në gusht me bazë mujore dhe me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, raporton zyra e statistikave e Bashkimit Europian.
Shifrat thyen lehtë projeksionet e ekonomistëve që qëndronin për një rritje me 0.5%. Norma e gushtit ishte më e larta që prej nëntorit 2016.
Eurostat rishikoi gjithashtu prodhimin për muajin Korrik, në 0.3% nga 0.1% me bazë mujore. Të dhënat sjellin optimizëm për ekonominë e Eurozonës në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që rritja e prodhimit të mallrave kapitale, prej 3.1%, tregon se bizneset nuk po ndalojnë investimet.
Prodhimi i mallrave të qëndrueshëm të konsumit, si automjetet, ishte gjithashtu i fortë, duke treguar një rritje me 1.3% për muajin, ndërkohë që industria pret një rritje të kërkesës nga konsumatorët për mallra më të shtrenjtë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor