Connect with us

Infrastrukturë

Rrugët malore pa mirëmbajte, kompanitë mbesin në procedurë kontestuese nga OSHP

Published

on

Rrugët malore në Kosovë janë mbushur me borë, kjo gjë po u vështirëson qytetarëve kalimin nga këto rrugë.

Krejt kjo si pasojë e zvarritjes së proceduarave të tenderimit nga kompanitë që merren me mirëmbajen e rrugëve nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), që mund të shkaktoj pasoja të mëdha në vend. Si pasoj e mos mirëmbajtjesë së rrugëve të ngrira dhe të bllokuara, mund të ketë edhe pasoja fatale për qytetarët.

Tashmë kemi hy në sezonin dimëror, shumë vende në Kosovë, kryesisht në zonat malore kanë filluar reshjet e borës dhe si pasoj e temperaturave të ulta kanë nis ngricat dhe mbushja e rrugëve me borë.

Ndërsa sipas burimeve të IndeksOnline, shumica e kompanive që merren me mirëmbajtjen e rrugëve janë në procedurë kontestuese në OSHP.

Infrastrukturë

Sa persona jetojnë në një kilometër katror? Shqipëria dhe Tirana, rekord në rajon

Published

on

Në kryeqytetin shqiptar, në një kilometër katror jetojnë 562 persona.

Në Tiranë, dendësia e popullsisë për kilometër është më se pesë herë më e lartë sesa mesatarja e vendit. Pas Tiranës, vjen Shkodra, me 251 banorë për kilometër katror. Më pak banorë ka Gjirokastra, me vetëm 21.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, kryeqyteti shqiptar ka dendësinë më të lartë të popullsisë, sipas të dhënave që bëhen publike nga Eurostat. Me diferencë të ngushtë është Beogradi i Serbisë (536), i ndjekur nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut (536).

Edhe si shtet, Shqipëria dominon në rajon, me 99 banorë për një kilometër katror. E dyta vjen Serbia me 90.5, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 73.7. Mali i Zi, i cili raportohet vetëm si shtet, ka një dendësi prej 45.6 banorësh për një kilometër katror, ndër më të ulëtat në Europë. Të dhënat për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën mungojnë.

Ndonëse në rajon, Shqipëria dhe kryeqyteti kanë dendësinë më të madhe, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha.

Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror. Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë. Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër.

Në rang vendi, Shqipëria renditet në vendin e 21, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Rekordin në Europë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror.

Në Tiranë rritet dendësia e popullsisë, në Shqipëri bie

Pas viteve ’90, kryeqyteti ka qenë një magnet për të tërhequr banorët që vinin nga rrethet. Tirana dhe Durrësi janë të vetmet që kanë shënuar emigracion të brendshëm, ndërsa qytetet e tjera kanë parë një rënie të vazhdueshme të popullsisë, për shkak të rënies së emigracionit dhe të lindjeve.

Sipas Eurostat, në krahasim me vitin 2012, dendësia e Tiranës është rritur me 18%, ose me 84 banorë më shumë për një kilometër katror. Ndërkohë për gjithë vendin dendësia e popullsisë ka rënë me rreth 2% për të njëjtën periudhë.

Europa

Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1,693 njerëz për km².

Dendësia e popullsisë, që do të thotë numri i njerëzve për kilometër katror (km²), ishte mesatarisht 109 persona për km² në BE në vitin 2022./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet platforma “Made in Kosova”, synohet tërheqja e investimeve të huaja

Published

on

Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore.

Përmes të njëjtit pritet të tërhiqen investimet e huaja në Kosovë si dhe do tu mundësohet bizneseve vendore të hyjnë në tregje të reja ndërkombëtare.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se platforma “Made in Kosova” nuk është simbolike, por do të përmbajë informata të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit, me shifra që do t’iu shërbejnë investitorëve potencial në Kosovë.

“Ky projekt paraqet potencialin, kreativitetin dhe veprimtarin e vendit tonë drejt një njohje të gjerë të një tregu ndërkombëtar përmes misioneve tona diplomatike dhe konsullore. Hapa si ky që jemi mbledhur sot është hap përpara dhe çdo hap përpara shton dritë në rrugën që na pret… Sot shpalosim platformën MIK që jo rastësisht nënkupton Made in Kosova. Platforma Made in Kosova nuk është simbolike por përmban informatat të detajuara për dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm që iu shërbejnë investitorëve potencial por tregojnë transparencën që qeveriset vendi ynë… Synimi i platformës dhe këndit Made in Kosova është që të ndërtojë një imazh të fuqishëm dhe besueshëm të Kosovës duke shtrirë mundësitë për bizneset vendore për të hyrë në tregjet e reja dhe për të tërhequr investime të huaja”.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, tha se përmes përhapjes së kësaj iniciative Kosova do të bëhet një aktor i rëndësishëm në skenën globale.

Ajo tha se platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit dhe eksportit.

“Duke mbështetur dhe përhapur këtë iniciativë ne do ta bëjmë Kosovën një aktor të rëndësishëm në skenën globale dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Synimi jonë është që të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha odat ekonomike, shoqatat, bizneset si dhe prodhuesit dhe artistët vendor për të ngritur imazhin e vendit në botë për të fuqizuar diplomacinë ekonomike dhe për të qenë konkurrent të fortë në tregun evropian të vlerave përmes produkteve ‘Made in Kosova’. Platforma MIK do të ofrojë informata rreth industrive kryesore të Kosovës, të bërit biznes në Kosovë, turizmit, eksportit, ngjarjeve të ndryshme si dhe informata të tjera relevante për mërgatën tonë”.

Prezantimi i platformës “Made in Kosova” e mirëpriti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Zbulohet një metodë më racionale e prodhimit të hidrogjenit si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës!

Published

on

Studiuesit në Qendrën RIKEN për Shkencën e Burimeve të Qëndrueshme (CSRS) në Japoni janë në prag të komercializimit të një zbulimi që mund të nxisë prodhimin e hidrogjenit të lirë si një alternativë ndaj benzinës dhe naftës. Duket se sekreti mund të qëndrojë në përzierjen e manganit me iridiumin shumë më të rrallë, i cili përdoret zakonisht sot në prodhimin e hidrogjenit. Mangani është shumë më i lirë.

Aktualisht, prodhimi i hidrogjenit kërkon një katalizator për të thyer molekulat e ujit dhe për të çliruar hidrogjenin. Më i miri nga këta katalizatorë të zbuluar deri më tani ishte iridiumi. Megjithatë, ky metal është shumë i vështirë për t’u gjetur, gjë që e bën atë të shtrenjtë për përdorim masiv. Shkencëtarët kanë zbuluar se mangani mund të jetë një zëvendësues më se adekuat, duke mundësuar një reduktim deri në 95% të përmbajtjes së kërkuar të iridiumit.

Është gjithashtu e rëndësishme që reduktimi i sasisë së iridiumit si katalizator kryesor të mos ndikojë ndjeshëm në prodhimin e hidrogjenit. Ky zbulim mund të ndihmojë që karburanti i hidrogjenit të jetë një alternativë e qëndrueshme ndaj karburanteve me bazë karboni. Me katalizatorin e ri, prodhimi i hidrogjenit ishte i mundur vazhdimisht për më shumë se 3000 orë (rreth katër muaj) me efikasitet 82%, pa degradim. Një ekip shkencëtarësh tashmë ka filluar të punojë me partnerë industrialë të cilët kanë përmirësuar katalizatorin origjinal iridium-mangan. Së bashku, ata synojnë të vazhdojnë studimin e ndërveprimit kimik midis iridiumit dhe oksidit të manganit në mënyrë që të zvogëlojnë më tej sasinë e kërkuar të iridiumit.

Ndërkaq, Yamaha dhe Toyota po zhvillojnë një V8 me 455 kuaj fuqi që funksionon vetëm me hidrogjen. Disa kompani dhe prodhues makinash po punojnë në zhvillimin e zgjidhjeve alternative për motorët tradicionalë me djegie të brendshme.  Toyota, Subaru, Mazda dhe Yamaha kanë bashkuar forcat në një projekt kërkimor për të zhvilluar një motor që ka karakterin e një motori me djegie të brendshme, i cili punon me hidrogjen dhe lëshon kryesisht vetëm avuj uji. Kjo është arsyeja pse Toyota vendosi të porosisë një motor të ri V8 nga Yamaha, i cili bazohet në teknologjinë tradicionale të djegies, por që është ridizajnuar për hidrogjen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending