Connect with us

Aktuale

Shoqata gjermane e industrisë kërkon lehtësimin e procedurave për punëtorët e kualifikuar që vijnë nga vendet jashtë BE

Published

on

Procedura tepër të gjata dhe të ndërlikuara për punëtorët e kualifikuar në Gjermani. Shoqata e Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë bën thirrje për lehtësimin e imigrimit të e punonjësve të kualifikuar.

Sipas presidentit të DIHK-së, Peter Adrian për shkak të mungesës së fuqisë punëtore në Republikën Federale të Gjermanisë, kompanitë gjithnjë e më shumë po detyrohen të refuzojnë porositë dhe të reduktojnë shërbimet e tyre. Prandaj, Adrian insiston për procedura më të lehta për imigrimin e punëtorëve të kualifikuar.

“Edhe në krizën aktuale, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është rreziku i dytë më i madh i biznesit për kompanitë pas kostove të energjisë. Shumë kompani janë duke shpresuar se fluksi i punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta do të bëhet edhe më i lehtë”, tha Adrian.

Qeveria federale po punon aktualisht në reformën e Ligjit për Imigrimin e Punëtorëve të Kualifikuar të miratuar në vitin 2020. Sipas tij, Ligji aktual e ka lehtësuar ardhjen e specialistëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

“Por përvoja në kompani tregon se shumë gjëra janë ende tepër të ndërlikuara, zgjasin shumë e madje edhe dështojnë tërësisht”, shton ai.

Kritika për proceset e ngadalta të autoriteteve

Nga pikëpamja e kompanive, është e rëndësishme që emigrantët të mos kenë nevojë të tregojnë dëshmi të kualifikimeve ekuivalente me ato në Gjermani, para arritjes në këtë vend.

“Për shkak se përvoja e përditshme në kompani tregon se kualifikimet e munguara shpesh mund të arrihen edhe gjatë punës së përditshme. Për një fillim sa më të mirë në kompani, është e rëndësishme të promovohet më intensivisht edhe mësimi i gjuhës gjermane jashtë vendit”, thotë Adrian.

Por proceset e autoriteteve të përfshira në ardhjen e fuqisë punëtore duhet të funksionojnë më shpejt dhe me pak pengesa. Në veçanti, koha e pritjes për një takim për të aplikuar për vizë pune është shpesh mjaft e gjatë dhe duhet të kalojnë muaj të tërë deri në marrjen e një orari takimi. Ndërkohë që për të tërhequr me sukses punëtorë të kualifikuar, duhet më shumë.

“Kjo fillon prej ofertës për vendstrehim të përshtatshëm e deri tek kujdesi për fëmijët e tyre. Nëse duam të frymëzojmë njerëz nga e gjithë bota për të punuar në Gjermani, atëherë duhet t’u japim edhe mundësinë që të ndihen të mirëpritur në Gjermani”, thekson ai.

Planet për lehtësimin e marrjes së shtetësisë

Planet aktuale të qeverisë federale përfshijnë edhe thjeshtimin dhe lehtësimin e marrjes së shtetësisë gjermane, pra shkurtimin e afateve për marrjen e një pasaportë gjermane, por edhe lejimin e mbajtjes së dy pasaportave.

Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher i ka mbështetur këto plane.

“Problemi me fuqinë e kualifikuar punëtore në Gjermani do të përkeqësohet masivisht për shkak të problemeve demografike dhe konkurrencës në rritje për punëtorët e kualifikuar. Ndaj politikanët duhet të veprojnë më me vendosmëri sesa deri tani”, tha Fratzscher.

“Një perspektivë e qartë për shtetësinë është një element i rëndësishëm për ta bërë Gjermaninë më tërheqëse për punëtorët e huaj të kualifikuar”, përfundon ai./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending