Connect with us

Infrastrukturë

Në autoritetet për mjedis paraqitet plani i detajuar i projektit për rregullimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi

Published

on

Hekurudha Shqiptare ka paraqitur pranë autoriteteve publike të mjedisit projektin jo-teknik mbi linjën Vorë-Hani i Hotit i cili do të mbështetet në ndërtim nga një kredi e Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim me vlerë 62.9 milionë euro.

Sipas shkresës së hekurudhës vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe atij social kërkon konsultime më publikun vetëm brenda territorit pavarësisht se ajo është një linjë që zgjatohet më pas në Malin e Zi.

Konkretisht Hekurudha Shqiptare saktëson se vlerësimi është bërë për territorin që preket nga ky projekt dhe që përfshin të paktën shtatë bashki. “Hekurudha Vorë-Hani Hotit përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri.

Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut. Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140).

Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe)” thuhet në shkresën e dorëzuar.

Raporti i detajuar i vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit është finalizuar në korrik të këtij viti dhe jep detaje më të zgjeruara.

Në një analizë që i bën trasesë së kësaj linje thuhet se infrastruktura e saj është përkeqësuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave është rreth 40 km/orë, dhe në pjesë të caktuara është më e ulët se 20 km/orë. Kufizimet e shpejtësisë së trenave vijnë gjithashtu dhe nga kalesat e shpeshta të paautorizuara në nivel (kryqëzimet e paautorizuara me rrugët lokale).

“Gjendja e urave është përkeqësuar dhe gjerësia e tyre nuk përputhet me gjerësinë e trasesë 6.0m të kërkuar nga standardet e TEN-T. Për më tepër, ato nuk përshtaten me elektrifikimin e ardhshëm të hekurudhës. Ndërsa gjeometria e shtrirjes horizontale të hekurudhës është mjaft e mirë. Së fundmi, Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje hekurudhore për shkak të dëmeve të shkaktuara në urën mbi lumin Ishëm, në km 35+000. Para këtij tërmeti, transporti i udhëtarëve mbulohej nga dy trena në ditë, por numri i udhëtarëve ishte shumë i ulët. Edhe transporti i mallrave linte për të dëshiruar, me kohë udhëtimi të gjata dhe kërkesë të ulët, dhe jo të planifikuar” thuhet në këtë dokument.

Në objektivat e projektit nënvizohet se ai ka për qëllim :projektimin e një infrastrukture hekurudhore që plotëson kërkesat e Sistemit Europian të Menaxhimit të Trafikut Hekurudhor (SEMTH), duke përfshirë sigurinë hekurudhore dhe shpejtësinë e trenave nga 100 ne 120km/h; krijimin e kushteve për zhvillimin e shërbimeve për transportin e udhëtareve dhe të mallrave; të zhvillojë një transport shumëmodal dhe intermodal në Shqipëri dhe më gjerë.

Për këtë linjë në projektbuxhetin e vitit 2023 në listën e investimeve me financim të huaj parashikohet një fond prej 1 miliardë lekësh apo rreth 8.5 milionë euro./Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Infrastrukturë

Vihet gurthemeli i Klinikave të Hemato-onkologjisë dhe Nefrologjisë

Published

on

Gurthemeli për ndërtimin e objektit për Klinikën e Hemato-onkologjisë dhe Klinikën e Nefrologjisë u vendos sot (02.05.2024) nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.

Ky objekt mbi 3 mijë e 700 metra katrorë do të kushtojë rreth 4.3 milionë euro dhe sipas ministrit do të plotësojë standardet moderne e do të mundësojë ofrimin e shërbimeve të reja.

“Do të plotësojë shumë standarde moderne, të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal nuk kanë mundur të jepen një pjesë e shërbimeve” – tha ai.

Vitia tha se faza e implementimit të këtij projekti është 3 vjet.

1 mijë e 100 metra të kësaj hapësire, sipas Vitisë do të jenë për pjesën diagnostike të klinikave.

Mbi 3 mijë e 700 metra katrorë, ku rreth 1 mijë e 100 metra katrorë do të jenë për pjesën diagnostike.

“1 mijë e 100 metra katrorë, dyfishim të kapaciteteve për Nefrologji dhe diku rreth 1 mijë e 600 metra katrorë për hemato-onkologjinë” – shtoi ai.

Objekti i ri, siç tha minsitri përveç se do të ofrojë shërbime të jashtëzakonshme do të krijojë edhe kushte shumë më të mira pune për profesionistët shëndetësorë.

Hemato-onkologjia merret me kanceret e gjakut dhe të indeve gjakformuese, përfshirë leukeminë. Ndërsa, Nefrologjia është degë e mjekësisë e cila diagnostikon dhe trajton sëmundjet e lidhura me veshkat.

I pyetur nga KALLXO.com për vazhdimin e ndërtimit të objektit për Klinikën Emergjente, i cili mbeti në gjysmë, Vitia tha se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka dhënë dritën e gjelbër dhe se sivjet do të vazhdojë puna për këtë objekt.

“Më në fund është zgjidhur nyja që ka zgjatur nga viti 2015-2016 në mos gaboj. Tani ka ardhë nga OSHP vlerësimi se krejt mund të vazhdojmë dhe po pritet nënshkrimi i kontratës për të filluar punën” – tha Vitia.

Pas ndërtimit të Emergjencës së re, udhëheqësi i shëndetësisë tha se Kosova do të ketë një nga qendrat emergjente më moderne në rajon.

Për këtë projekt ishin nisur hetime edhe nga Prokuroria./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Published

on

Këpucë, pantallona, xhemperë, xhaketa, libra, fletore e sende të tjera qëndrojnë si dëshmi të krimeve të luftës në shtëpinë-muze në fshatin Poklek të Drenasit.

Ato u takojnë disa prej 53 civilëve shqiptarë, kryesisht fëmijë, gra dhe të moshuar që u vranë dhe më pas u dogjën nga forcat policore serbe më 17 prill të vitit 1999.

Shtëpia u shndërrua në muze të kujtesës së krimeve ndaj popullatës civile nëpërmjet një intervenimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Por, dyert e këtij objekti shumicën e kohës mbesin të mbyllura në mungesë të një ciceroni që vizitorëve do t’ua rrëfente këtë ngjarje tragjike.

Në këtë shtëpi, më 17 prill të vitit 1999 u vranë 24 fëmijë të moshës nga 6-muajsh e deri në 14 vjeç.

Atë ditë u vranë bashkëshortja dhe katër fëmijët e Fadil Muqollit.

Vajza, Shehidja, ishte 14 vjeçe, ndërsa djemtë: Naseri 12 vjeç, Ylberi 10 vjeç dhe Egzoni 4 vjeç.

“Është shumë e vështirë për t’u futur aty. Për ne, familjarët, është shumë e rëndë ta vizitojmë atë vend e lëre më ta mirëmbajmë”, shprehet Muqolli.

Si për shumë vrasje e masakra të tjera në mbarë Kosovën, as për Poklekun nuk pati dënime.

Disa familjarë, përfshirë Fadilin, shpresojnë se ndonjëherë do të ketë drejtësi dhe të dënohen personat që kryen vrasjet, por shumë të tjerë e kanë humbur shpresën.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondi për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 1998-1999, janë vrarë mbi 13.500 persona – 76 për qind e të cilëve besohet se kanë qenë civilë.

Për më shumë se 1.600 persona të zhdukur në luftë vazhdon kërkimi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending