Connect with us

Trashëgimia

Ura e Mesit në Shkodër në proces të mirëmbajtjes, interesimi për ta vizituar i madh

Published

on

Ura e Mesit, 8 km larg qytetit të Shkodrës mbi lumin Kir, vijon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj.

Ky monument kulture i kategorisë së I, me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë ka mikpritur këtë fundjavë vizitorë të shumtë, që kontribuojnë në njohjen e Shkodrës dhe kulturës së saj mijëravjeçare, përmes promovimit të thesareve të trashëgimisë tonë kulturore.

Gjatë ditëve të fundit ky monument iu nënshtrua edhe procesit të mirëmbajtjes periodike nga vegjetacioni. Specialistët e DRTK Shkodër, po vijojnë punën në terren duke u kujdesur në mirëmbajtjen dhe pastrimin nga bimësia e ulët dhe e lartë në të gjithë Monumentet e Kulturës dhe Parqet Arkeologjike.

Ura e Mesit është një monument kulture me vlera të mëdha dhe simbol i qytetërimit të lashtë. Kjo urë është një objekt që tërheq vizitorë të shumtë.

Me gjatësi 108 metra, gjerësi 3.40 metra dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri. Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe uji i pastër i lumit Kir./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending