Connect with us

Aktuale

Totaj takohet me anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Published

on

Në kohën globale të zgjerimit të vendbanimeve e ruajtjes së vlerave sipas standardeve dhe ndikimit të arkitekturës moderne krahas zhvillimit të teknologjisë, nevoja për arkitekturë urbane çdo ditë e më shumë po rritet.

Qeverisja aktuale lokale synon ndjekjen e trendeve botërore, me ç’rast gjatë planifikimit do të bashkëpunohet me profesionistë të kësaj fushe për realizimin e punimeve në mënyrë funksionale dhe estetike.

Kryetari Shaqir Totaj, priti sot anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, udhëhequr nga kryetari Masar Dushi, me të cilët diskutuan për bashkëpunime në të ardhmen, gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, që përveç qasjes më të lehtë, të kenë edhe imazhe të bukura./Media Ndërtimi.

Aktuale

Vërshimet në Dragash, kryeministri Kurti sheh nga afër dëmet në fshatin Kuk

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Komunën e Dragashit, një ditë pasi disa fshatra të kësaj komune u përballen me vërshime si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Nga aty ai është shprehur se në këtë fatkeqësi natyrore kemi pasur fat që nuk ka vdekur askush.

Kurti tha se është fat i mirë që asnjë prej banorëve të shtëpive që janë prekur nga vërshimet nuk kanë qëlluar në bodrume të shtëpive, përndryshe sipas tij po të kishin qëlluar në bodrume të shtëpive, do të kishin vdekur, meqenëse uji i kishte vërshuar bodrumet e banorëve nëpër shtëpitë e fshatit Kuk, shkruan Kallxo.com

Kryeministri tha se me komisionin vlerësues duhet të shohin se sa mund të ndihmojnë, çka të riparojnë e të rindërtojnë, pasi sipas tij dëmet janë të mëdha dhe nuk janë të korrigjueshme menjëherë e përnjëherë.

“Ka dëme në infrastrukturë edhe atë jo vetëm në rrugë e në ura por edhe në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe në gypat e Telekomit të Kosovës” – tha i pari i Qeverisë së Kosovës.

Bashkë me Kurtin në vizitën e tij në Kuk ishte edhe kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe përfaqësues nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent.

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini tha se nga ana kryeministrit kërkoi “ndihmë urgjente”.

Sipas kryetarit nuk duhet të pritet vendimi i komisionit për riparimin e rrugëve, sepse sipas tij rrugët nuk presin.

“Vlerësimi i komisionit për dëmet në ekonomi familjare presin, sepse familjet i riparojnë krejt ato dëme, pastaj kompensohen” – tha kryetari.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo-stabile.

Kjo sipas IHMK-së po ndodhë si pasojë e reshjeve të shiut të përcjella me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Banorët e Shipitullës kërkojnë takim me Kurtin, kërcënojnë se do t’i sjellin familjarët para Qeverisë

Published

on

Pas një ore proteste, banorët e fshatit Shipitullë janë pritur në takim nga sekretari i Zyrës së Kryeministrit, për shkak të pakënaqësive me shpronësimet e tokave për interes të KEK-ut, raporton Ekonomia Online.

Për detaje të këtij takimi, ka dhënë për Ekonomia Online, përfaqësuesi i fshatit, Arsim Mjeku. Ai ka thënë se i kanë kërkuar takim kryeministrit Albin Kurti, në të kundërtën do t’i sjellin familjarët para ndërtesës së Qeverisë.

“Kem në takim të sekretari i kryeministrit Albin Kurti na premtoi që do të merret me këtë çështje kërkesa jonë është shpronësimi i krejt fshatit edhe punësimi i të rinjve ne kemi veç dy kërkesa më shumë kërkesa nuk kena si banorë të fshatit Shipitullë këto dyja ia prezantuam i shkruajti na morr numrat e telefonit i thamë duam takim me kryeministrin ose në Qeveri ose le të vjen kryeministri në vend të ngjarjes. Nëse na merren parasysh mirë, nëse jo ne sërish këtu kemi më i ardh se e kemi mësu derën, nuk kem tjetër zgjidhje ne ose me ardh këtu me i sjellë anëtarët e familjes e me ndejt këtu se tjetër mundësi nuk na ka mbet. Më mirë është me ndejt ndër hije të këtij lisi se me ndejt në Shipitullë para pluhurit dhe para ekskavatori dhe para zhurmës se kur të lëshohet ekskavatori sikur më i ra NATO kur i goditke në 99-tën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ky problem është i kahershëm por që nuk është marrë përbazë nga asnjë Qeveri.

“Këtë problem e kemi që nga pas lufta prej 2004 në fshatin Shipitullë nuk lejohet më u ndërtu asnjë shtëpi se kanë thënë deri në vitin 2024 më u bë shpronësimi i tërë fshatit tash 16 shtëpi i ka marrë 50 i ka lënë ne kërkojmë krejt me i shpronësu asnjë mos më e lënë askujt shpronësime. Ne me shpresë kemi ardh deri këtu dhe me shpresë shpresojmë se do të bëhet mirë se edhe ne jemi banorë të kësaj Kosovë edhe ne i kemi të drejtat tona edhe ne jemi pjesë e këtij shteti edhe na kemi kontribuar në këtë shtet”, u shpreh ai./Media Ndërtimi

 

 

 

Continue Reading

Aktuale

Rezultatet e auditimit, disa komuna nënshkruan kontrata milionëshe pa i pasur paratë e zotuara

Published

on

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), më 27.06.2024 ka prezantuar rezultatet e auditimit në institucionet e nivelit qendror dhe lokal, si dhe të ndërmarrjeve publike, për vitin 2023.

Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, bëri të ditur se janë kryer dhe publikuar gjithsejt 115 raporte të auditimit dhe në to kishte të gjetura, si për shembull, disa komuna kanë nënshkruar kontrata pa i pasur paratë e zotuara, keqklasifikime në shpenzime, vonesa në realizimin e kontratave, vonesa në pagesa si dhe parregullësi në shpërndarjen e fondeve për OJQ-të, raporton Kallxo.com

Sipas Spancës, nga 115 raporte të auditimit, 85 prej tyre kanë qenë për pasqyra vjetore të organizatave buxhetore, 13 të ndërmarrjeve publike dhe 8 auditime të performancës.

“Nga këto auditime janë dhënë 40 opinione të kualifikuara, 63 të pamodifikuar dhe 4 opinione të kundërta. Prej 47 organizatave buxhetore të nivelit qendror kemi dhënë 36 opinione pozitive dhe 11 opinione të kualifikuara, që do të thotë se cilësia e raportimit financiar në disa aspekte nuk ka qenë e drejtë dhe e vërtetë” – ka thënë Spanca para gazetarëve.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se janë audituar 38 komunat e Kosovës, përfshirë këtu edhe katër komunat veriore, të cilat në vitin 2022 nuk ishin audituar.

Ndaj 38 komunave të audituara, janë dhënë 15 opinione pozitive dhe 23 opinione të kualifikuara.

“Arsyet për modifikimin e opinionit të auditimit në këto komuna janë se ato kanë keqklasifikuar shpenzimet, regjistrimet dhe raportimet e pasurive jofinanciare ishin jo të plota dhe të sakta, detyrimet të papaguara. Detyrimet kontingjente dhe llogaritë e arkëtueshme poashtu ishin të pasakta” –  tha Spanca.

Auditorja e Përgjithshme ka deklaruar se për Komunën e Prishtinës dhe të Vushtrrisë janë dhënë konkluzione të kundërta. Sipas saj, kjo është hera e parë që Zyra Kombëtare e Auditimit jep konkulzion të kundër tek organizatat buxhetore, për faktin se këto dy komuna gjatë vitit 2023 nuk kanë kryer aktivitetet e tyre në pajtueshmëri me ligjin.Po ashtu, Auditorja ka përmendur raste kur komunat kanë hyrë në obligime pa i pasur mjetet e zotuara, si për shembull: Komuna e Malishevës kishte hyrë në obligime për një projekt me vlerë 8.2 milionë euro me fonde të buxhetuara për tri vjet me vetëm 1.9 milion euro; Komuna e Vushtrrisë kishte hyrë në obligime kontraktuale për pesë projekte në vlerë 2.3 milionë euro pa fonde të mjaftueshme; Komuna e Ferizajt në shtatë projekte në vlerë prej 2 milionë euro kishte hyrë në obligime pa fonde të mjaftueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending