Aktuale
Thellohet skandali në parkun e Butrintit, betoni vishet si dru
Ndërtimi në Parkun Arkeologjik të Butrintit është një nga temat që po diskutohet më shumë ditët e fundit në media.
Disa akuza janë hedhur në drejtim të Ministrisë së Kulturës për dhënien e lejes për ndërtim kompanisë private “Hako”.
Ministria e Kulturës ka dhënë leje për ndërtimin e një lokali brenda Parkut Arkeologjik të Butrintit, një zonë arkeologjike mbrojtur me ligj dhe ku nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi, duke shkelur edhe UNESCO-n.
Por Këshilli i Arkeologjisë dhe i Restaurimeve që varet nga ministria ka deklaruar se për këtë punim është marrë leje në organet përkatëse edhe pse nuk disponohet ndonjë projekt apo planvendosje që ta provojë këtë.
Ndërkohë në Butrint ende vazhdon ndërtimi dhe nuk është marrë asnjë masë për pezullimin e tij.
Madje në vend të materialeve të zakonshme që përdoren për ndërtim, nga fotot duket se është përdorur druri, për të justifikuar disi ndërtimin që po bëhet në këtë zonë të njohur arkeologjike.
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë3 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Prokuroria Speciale e fton në intervistim zv. ministrin e Infrastrukturës Hysen Durmishin
-
Infrastrukturë3 days ago
Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë
-
Aktuale3 days ago
AVONET: Prokurori i rastit të dërgohet në procedurë disiplinore
-
Infrastrukturë3 days ago
Mali i Zi paditet nga Florin Krasniq për ndalimin e ndërtimit të dy hidrocentraleve të vogla në në Plavë
-
Infrastrukturë3 days ago
Polonia do të ndërtojë termocentralin e parë bërthamor në vitin 2026
-
Infrastrukturë3 days ago
Velipoja me gërmadha, rrënimi i objekteve prishin imazhin në prag të sezonit veor