Connect with us

Aktuale

Shqiptarët shpenzuan rreth 3.4 miliardë euro në 10 vite për blerje të pronave jashtë vendit

Published

on

Shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit po rriten me shpejtësi nga viti në vit.

Treguesi veç të tjerash është një pasqyrë e transferimeve të cash që është krijuar brenda vendit në mënyrë jo të ligjshme për blerjen e banesave jashtë vendit.

Në seksionin e llogarive kombëtare për Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB), INSTAT raportoi se, në vitin 2020 shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit arritën 65 miliardë lekë, ose 541 milionë euro me një rënie 6 për qind në krahasim me vitin 2019.

Rënia duket se i dedikohet pandemisë Covid -19 ku e gjithë bota ishte nën kufizime të ashpra në lëvizje. Por megjithë këto kufizime shqiptarët arritën të nxjerrin një sasi të konsiderueshme fondesh jashtë vendit për blerjen e banesave, niveli më i lartë historik, duke përjashtuar vitin 2019.

Blerjet e pronave jashtë vendit shënuan një nivel rekord në vitin 2019, me një rritje vjetore mbi 44%. Shpenzimet për prona jashtë vendit erdhën në rritje të vazhdueshme sidomos pas vitit 2011. Ato ishin të ulëta deri në vitin 2007, por pas krizës së vitit 2008 u pa një rritje jo e zakontë e tyre.

Gjatë periudhës 2010-2020, shpenzimet e shqiptarëve për blerjen e pronave jashtë vendit arritën në 412 miliardë lekë ose rreth 3.4 miliardë euro me kursin aktual të këmbimit.

Nga 7 miliardë lekë shpenzime për prona jashtë vendit në vitin 2007, një vit më pas, më 2008 kjo vlerë u rrit më shumë se katërfish, në 32 miliardë lekë. Pas këtij viti shpenzimet për blerjen e pronave jashtë vendit u rriten me shpejtësi, sipas të dhënave zyrtare.

Gjatë periudhës 2008-2013, shpenzimet e shqiptarëve rezidentë në Shqipëri për prona jashtë vendit ishin 1,6 miliardë lekë euro. Në vitin 2013 pati një rënie të treguesit, ku shihet të jenë shpenzuar vetëm 11 miliardë lekë, ose tre herë më pak se më 2012.

Nga viti 1996 deri në vitin 2020, shpenzimet për prona jashtë vendit arritën në 497 miliardë lekë, ose rreth 4 miliardë euro.

Në Shqipëri dhe në Rajon, fenomeni i blerjes së pronave jashtë vendit nëpërmjet parave jo të ligjshme është mjaft i përhapur. Mungesa e alternativave për investim dhe prirja për të diversfikuar pasurinë ka bërë që shumë shtetas shqiptare të investojnë në prona jashtë.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, Shqipëria ka grumbulluar vetëm 35 pikë nga 100 pikë në total, duke u renditur në vendin e 110, si ndër vendet më të korruptuara nga 180 vende të marra në konsideratë. Shqipëria ka rënë 6 vende në një vit në renditjen globale./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending