Aktuale
Pretendohet se UP bëri dallavere në tenderin për renovim të objekteve të tri fakulteteve
Universiteti i Prishtinës (UP), tani më nuk po kritikohet vetëm për nxjerrje të kuadrove të dobëta. Së fundmi ankesa në drejtim të këtij institucioni po vijën edhe për dhënie tenderësh.
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), ka pranuar ankesë nga kompania “N.N.P. Engineering”-Viti lidhur me tenderin “Renovimi i objekteve të Fakultetit të Arteve, Ekonomik dhe FSHMN-së” Lot 1 dhe Lot 3.
Kompania ankuese pretendon se UP ka bërë shkelje të qëllimshme të Ligjit të Prokurimit Publik (LLP). UP sipas ankuesit nuk ka bërë trajtim të barabartë të kompanive aplikuese në këtë tender.
Tutje po e njëjta kompani pretendon se tenderi i dhënë nga UP, i është dhënë njërës kompani “Construction” e cila në aplikim për ofertë ishte konzorcium me kompaninë “AstraPlan”. Mirëpo, këto dy kompani në konzorcium nuk qëndrojnë edhe atëherë kur jepet tenderi. Sipas njoftimit, tenderi i jepet “Construction”, duke u eliminuar “AstraPlan”.
Kompania ankuese ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues që të konstatoj se a është gabim teknik apo AstraPlan është tërheq nga ky aktivitet i prokurimit. Dhe në rast se ka ndodh diçka e tillë, ai pretendon se kompania fituese e këtij tenderi “Construction” nuk i plotëson as gjysmën e kërkesave të Autoritetit Kontraktues.
-
Infrastrukturë3 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë3 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë3 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale3 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë3 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Kryeministri i Tajlandës premton ndërtimin e objektit më të lartë në botë
-
Infrastrukturë2 days ago
Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh
-
Aktuale3 days ago
Hoteli ‘Four Seasons Istanbul’ votohet si më i miri në botë