Connect with us

Infrastrukturë

Kompania turke blen Ferronikelin për 70 milionë euro

Published

on

Grupi BALFIN ka transferuar zyrtarisht të gjitha aksionet dhe pronësinë e NewCo Ferronikeli tek YILDIRIM International Group. Burime nga grupi negociator i kanë thënë Albanian Post se çmimi i shitjes ka arritur mbi 70 milionë.

Të dy Grupet arritën një marrëveshje në fillim të qershorit 2022 dhe gjatë këtyre muajve kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë për të garantuar një dorëzim të lehtë që nuk do të ndikojë tek punonjësit dhe prodhimi.

Në dokument thuhet se YILDIRIM ka një plan biznesi të mprehtë për të zgjeruar dhe rritur biznesin e tij të metaleve dhe minierave. Prandaj, YILDIRIM pret me padurim NewCo Ferronikeli, duke ndërtuar një nga kompanitë më të mira të nikelit në Evropë. Plani i propozuar i biznesit do ta transformojë NewCo Ferronikeli në një nga filialet më të vlefshme të YILDIRIM, thuhet ne marrëveshje.

NewCo Ferronikeli u bë pjesë e BALFIN Group në korrik 2018. I gjendur në gjendje të pezulluar aktiviteti me detyrime, si dhe paga të papaguara të punonjësve, BALFIN Group ndërhyri për përmirësimin e situatës financiare dhe filloi zbatimin e një programi investimesh në vlerë 30 milionë euro, që  të arrihet efikasiteti i përmirësuar i prodhimit.

YILMADEN punëson një fuqi punëtore prej mbi 6,500 punonjësish dhe është e pranishme në 8 vende: Turqi, Kosovë, Suedi, Kazakistan, Rusi, Shqipëri, Kolumbi dhe SHBA.

YILMADEN eksporton produktet e saj te klientët në më shumë se 80 vende nëpërmjet më shumë se 20 qendrave të shpërndarjes të vendosura mirë në të gjithë botën.

Me seli në Stamboll, Turqi, YILDIRIM Group është një nga grupet industriale dhe infrastrukturore evropiane me rritje më të shpejtë.

Ata janë një grup global industrial i diversifikuar mirë, i cili është aktiv në 9 sektorë globalisht: kryesisht në metale dhe miniera, operacione dhe menaxhim portual, plehra dhe kimikate, energji, transport dhe logjistikë, investime financiare dhe kapital privat, etj. YILDIRIM operon në  53 vende në 5 kontinente në sektorët e përmendur më sipër me më shumë se 17,000 punonjës./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Kryeministri Kurti ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve në Graçanicë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave në lagjen “Suvido” në Graçanicë si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive.

Në këtë lagje të Komunës së Graçanicës është bërë ndërtimi i dy ndërtesave banesore, hapësirave komunale dhe zonave rekreative.

Kryeministri Kurti gjatës fjalës së tij ka theksuar se janë mbledhur për t’ua dorëzuar çelësat e 35 banesave.

Ndërsa, ambasadori i BE-së, Szunyog, ka thënë se ky projekt ka mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë, duek shtuar se sot për ta fillon një jetë e re.

“Është ditë e veçantë për juve dhe për neve. Ky projekt është iniciative e përbashkët e financiar nga BE-ja dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ai nuk do t’ ishte i mundshëm pa mbështetjen e Komunës së Graçanicës. Në kornizën e këtyre projekteve kemi mbështetur 56 familje nga komunitetet jo shumicë. Kjo riafirmon rolin e BE-së si donatori më i madh në Kosovë. Sot fillon një jetë e re për juve, shpresoj qe te gjeni fuqi dhe inspirim që ta bëni këtë projekt të banimit social storie suksesi”, është shprehur ai.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka thënë se 34 banesat e ofruara nga ky projekt janë për 84 persona, dhe se për secilën familje ministria ka ofruar pajisjet elektrike, mobile dhe ushqim që do tua lehtësojë jetën atyre.

“Atyre u është ofruar edhe hapësirë për rekreacion. Përkushtimi ynë mbetet në nivelin më të lartë sepse ministria dhe qeveria e kuptojnë se sa të rëndësishëm janë shembujt e tillë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se tashmë kanë shpallur konkurs për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri në vlerë 1 milion euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ekspertët e Agjencisë Kadastrale të Kosovës trajnohen për përdorimin e Dronit

Published

on

Agjencia Kadastrale e Kosovës është institucioni i vetëm shtetëror përgjegjës për matje gjeodezike, kadastrale dhe hartografi, së fundmi është pajisur me Dron Wingtra Gen II teknologjia e fundit e droneve. Me ane te këtij droni do të prodhohen ortofoto, DTM/DEM me kualitet dhe cilësi të lartë do të përfshijë sipërfaqe jo shumë të mëdha  por me nevoja specifike të AKK-së.

Avancimi  i teknologjisë në fushën e matjeve ka krijuar mundësi të shumta dhe me saktësi shumë të lartë për prodhimin e ortofotove të cilat përveç AKK-së do të mund të i shfrytëzojnë edhe një numër i konsiderueshëm i institucioneve të tjera.

Për të fituar aftësi sa më të mira në përdorimin e Dronit gjatë të hënës një pjesë e ekspertëve të AKK-së janë trajnuar nga ekspertë të kësaj fushe, në vendpunishten e magjistrales Prishtinë-Gjakovë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Abdixhiku: Do të ndërtojmë termocentral me gaz gjysmë miliardësh

Published

on

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ekspertë të ekonomisë nga ky subjekt politik, ka folur për investime në infrastrukturë, përfundimin e autostradave dhe ndërtimin e Termocentralit me gaz në vlerë 500 milionë euro.

Po ashtu investime sipas Abdixhikut do të ketë edhe në qendrat turistike si në Dukagjin dhe Brezovicë.

Në programin e tyre, po ashtu përshihet dhe rritje e pagave në sektorin publik, me koeficient deri 150 euro.

“Sot mbajtëm takimin e dytë të radhës të departamenteve të lidhjes demokratike të Kosovës, siç e dini LDK ka organizuar 21 departamente të fushave të ndryshme të programit politik “Rruga e re“. Sot mbajtëm takime me profesionistët dhe ekspertët e fushës së ekonomisë ku u diskutuan disa nga zotimet dhe projektet kryesore ekonomike që LDK i ka brenda programit “Rruga e re”, ndër këto zotime, projekte kryesore veçohen dhe dallohen ato të rritjes së pagave në sektorin publik, ku LDK parasheh në bazë të diskutimeve të brendshme, koeficient deri në 150 euro për sektorin publik”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për investimet qindra milionë euro nëse LDK qeverisë me vendin, duke ndërtuar edhe një spital në Prishtinë në vlerë 250 milionë euro.

“Po parashohim investime të mëdha në infrastrukturë, në përfundimin e gjitha rrugëve dhe autostradave në Kosovë, në gazifikimin e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit me gaz, një investim 500 milionë euro në Ferizaj dhe parashohim investime në qendrat turistike ne Brezovicë dhe Dukagjin e po ashtu edhe ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë në vlerë prej 250 milion euro. Pra këto janë diskutimet e brendshme që po bëhen brenda LDK-së për të shtruar përpara projektet identitare të rrugës së re dhe Lidhjes demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertë të ekonomisë, ish-ministra dhe deputetë të LDK-së nga fusha e ekonomisë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending