Qyteti i humbur i quajtur Perperikon me një vjetërsi prej 7 mijë vjetësh është zbuluar së fundmi në Bullgari nga arkeologët e këtij shteti.
Deri në fillim të shekullit 20-të, Bullgaria ishte pjesë e rajonit historik të quajtur Thrakia.
Thrakët shquheshin për luftëtarë të fortë dhe shpesh merreshin si mercenar nga grekët dhe romakët.
Tani, arkeologët bullgarë, po e vënë në dritë një nga qytetet e tyre më të mëdha që ka mbetur i fshehur për shekuj në një kodër të largët.
Elementet e para të ndërtimit të këtij qyteti u zbuluan rreth 20 vjet më parë nga arkeologu Nikolay Ovcharov.
Qyteti përfshin qeramika që datojnë në vitin 5000 para erës së re, pos qeramikave aty vërehet edhe një ndër tempujt më të hershëm të krishterëve, një pallat shumëkatësh dhe një fortesë romake me mure të trasha 2.8 metra.
Por Ovcharov beson se ky vend daton shumë më herët se periudha e romakëve, dhe provat e reja sugjerojnë se ky është vendi i orakullit përrallor të Dionisit, ku në një ritual zjarri, Aleksandri i Madh parashikohej të ngrihej në pushtet./Media Ndërtimi