Connect with us

Infrastrukturë

A ia vlen të blesh e ta japësh me qira?! Shtrenjtimi i çmimeve ka rritur kohën e kthimit të investimit

Published

on

Rritja e shpeshtë e çmimeve të apartamenteve ka rritur vitet e kthimit të investimit nëpërmjet qiradhënies në Tiranë. Dritan Leka, broker në kompaninë “Century 21 CPM”, pohon se koha maksimale e kthimit të investimit nëpërmjet qirasë për apartamentet në kryeqytet llogaritet 20 vjet, ndërsa për mjediset komerciale, arrin deri 15 vjet.

Në Evropë koha optimale e kthimit të investimit nga qiraja është 12 deri në 15 vjet. Z. Leka thotë se për zona, ku kthimi i investimit kalon 20 vjet, rritja është ndikuar nga shtrenjtimi i shpeshtë i çmimeve, raporton Revista Monitor.

“Nëse për një apartament, koha e kthimit të investimit i kalon 20 vite, nuk duhet parë vetëm vendndodhja, por edhe ecuria e trendit të rritjes së çmimit të shitjes ndër vite, pasi mund të jetë në zonë shumë të mirë, ku çmimi i shitjes rritet shpejt dhe nuk e mat dot vetëm me kthimin nga qiraja. Nëse zona ka pasur rritje të shpeshtë të çmimit të shitjes, atëherë vitet e kthimit të investimit mund të rriten”, nënvizon ai.

Në Shqipëri, treguesi i kthimit nga qiraja vijon të mbetet më i lartë për zonat jashtë qendrës sesa ato në qendër. Sipas Numbeo-s, ky tregues për vitin 2022 ishte 5,08% për apartamentet jashtë qendrës dhe 4,12% për ato të qendrës (sa më i lartë të jetë treguesi, aq më të ulëta janë vitet e kthimit të investimit). Kthimi nga qiraja llogaritet si raport i qirasë vjetore me çmimin e blerjes së banesës e shprehur në përqindje.

Sipas të dhënave më të fundit të Numbeo-s, në raport me korrikun e vitit 2021, kthimi nga qiraja ka pësuar rënie për shtëpitë në qendër, duke reflektuar rritjen e çmimit të shtëpive në këtë zonë, me një rënie të treguesit prej 0,05%. Kthimi i qirave është ulur edhe në periferi me 0,09%, duke qenë se edhe çmimet në periferi, sikurse rezulton nga vëzhgimi, janë shtrenjtuar.

Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, çmimet e apartamenteve në zonat e qendrës kanë një diferencë të madhe në raport me apartamentet në qendër. Ndërsa për sa i përket qirasë, diferencat nuk janë aq të larta.

Dritan Leka, nga “Century 21 CPM”, pohon se çmimi i qirave nuk referohet gjithmonë sipas zonave, pasi e rëndësishme tek objektet që jepen me qira banimi janë edhe arredimet e brendshme të mjedisit. “P.sh., mund të kemi një apartament 2+1 në zonë periferike, i mirëmobiluar në një kompleks rezidencial që mund të jepet me qira 1,000 euro/muaj, ndërkohë që për një apartament 2+1 në zonë qendrore, nuk jepet më shumë se 800 euro/muaj”.

Agjentë të tjerë të agjencive të pasurive të paluajtshme rekomandojnë rishitjen e apartamenteve, pasi për shkak të shtrenjtimit të çmimeve përfitueshmëria është më e lartë./Media Ndërtimi.

 

 

 

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending