Connect with us

Infrastrukturë

Lansohet Platforma Digjitale e Qendrës Historike të Prizrenit

Published

on

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë lansuar Platformën Digjitale të Qendrës Historike të Prizrenit gjatë ceremonisë së mbajtur në ndërtesën e MKRS-së në Prizren.

Platforma Digjitale e Qendrës Historike të Prizrenit është databazë online, në të cilën paraqiten të gjitha strukturat, duke përfshirë shtëpitë, monumentet, objektet fetare, urat, etj. Kjo platformë është krijuar nga EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, institucion vartës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe synon promovimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Në të janë ngarkuar informata të ndryshme për strukturat ekzistuese në Qendrën Historike, duke filluar prej statusit ligjor, kohës së ndërtimit, etazhitetit, gjendjes fizike, pastaj shfrytëzimit, vlerave që posedojnë ndërtesat dhe harmoninë me kontekstin historik të tyre.

Baza e të dhënave ka buruar nga hulumtimi i realizuar për nevojat e Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike, i cili është hartuar gjatë vitit 2017 dhe hulumtimi në terren ka vijuar edhe gjatë vitit 2021 deri në vitin 2022.

Qëllimi i kësaj platforme është dokumentimi si dhe krijimi i një baze të të dhënave mbi gjendjen ekzistuese të Qendrës Historike dhe njëherësh ofrimi i një mjeti praktik për transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut. Platforma përpos të dhënave nga terreni posedon edhe kategorinë e publikimeve me dokumente, plane, strategji e ligje relevante që lidhen me këtë qendër historike.

Platforma ka rëndësi të veçantë sepse shpalos gjendjen e Qendrës Historike, e cila kohë pas kohe do të përditësohet dhe mund të shfrytëzohet nga institucionet relevante të trashëgimisë kulturore, organet e pushtetit lokal, studiuesit, hulumtuesit, dhe të tjerë.

Platforma është krijuar në mënyrë vullnetare nga EC Ma Ndryshe, e cila ka bërë hulumtime të sakta dhe të gjata në terren, bashkë me shqyrtimin e dokumenteve relevante si dhe legjislacionin në fuqi. Platforma do të vazhdojë të mirëmbahet nga EC-i dhe do të jetë pjesë e projekteve të tjera të cilat do ta pasurojnë më shumë Platformën.

Qendra Historike e Prizrenit sipas legjislacionit në fuqi trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe e klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar.

Platforma Digjitale e Qendrës Historike të Prizrenit: http://qhpz.ecmandryshe.org/

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending