Connect with us

Infrastrukturë

Përmirësimi i Infrastrukturës rrugore si strategji për sigurinë në rrugë, numri i aksidenteve me fatalitet në Shqipëri ulet për 44 përqind

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë pritet të nisë së shpejti hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë Rrugore për periudhën 2023-2030.

Strategjia për dekadën e ardhshme do të fokusohet në ide të reja për të shpëtuar jetët në rrugët e Shqipërisë. Gjithashtu në këtë dokument do të vijojë të mbështetet dhe vizioni i BE-së për zbatimin dhe monitorimin e detyrave të lëna.

Mësohet se në fokus të strategjisë së re, ndryshe nga dokumenti i mëparshëm do të jetë ngritja e agjencisë për sigurinë rrugore.

Sakaq qëllimi i strategjisë kombëtare për periudhën 2011-2020 ishte përmirësimi i ndjeshëm i sigurisë rrugore deri në vitin 2020, kur rreziku i vdekjeve dhe plagosjeve nga aksidentet rrugore, të jetë përgjysmuar në krahasim me atë të vitit 2009.

“Nëse nuk merren masat e duhura dhe lejohet vazhdimi i prirjeve të së shkuarës numri i vdekjeve nga aksidentet do të ketë tendencë rritje duke filluar nga viti 2011 dhe do të jetë rreth 600 deri në vitin 2020”, theksohet në dokument.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve për vitet 2009-2019 kanë pasur tendencë rritëse. Aksidentet në 2020 në raport me vitin 2009 ishin më rreth16% rënie. Në 2020 tendenca rënëse e aksidenteve është ndikuar edhe nga periudha e mbylljes së ekonomisë dhe popullatës për shkak të pandemisë nga Covid-19.

Ndërsa numri i të vrarëve në aksidentet rrugore në 2020 është 52% më pak se 2009. Për një periudhë 10 vjeçare rezulton se numri i të vrarëve në aksidente është ulur 44% për vitin 2021 në raport me 2011.

Ulje numri i aksidenteve dhe të vdekurve ka shënuar edhe për vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT për muajin korrik 2022 numri i aksidenteve ishte 105. Krahasuar me korrikun e vitit 2021 është ulur rreth 8%.

Numri i të vdekurve në aksidentet rrugore për korrik 2022 është 52% më pak se korriku i vitit të kaluar/Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Nënshkruhet marrëveshje për energji më të pastër me MCA-Kosova

Published

on

Një hap i rëndësishëm në peizazhin energjetik të Kosovës është shënuar, pasi u nënshkruan marrëveshjet kyçe ndërmjet Qeverisë dhe MCA-Kosova.Ministria e Ekonomisë nënshkroi Marrëveshjen e Entit Zbatues (IEA) me MCA-Kosova për Aktivitetin

Multifunksional të Ruajtjes së Energjisë (MFES), ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me (Millenium Challenge Acount – Kosova)  MCA-Kosova për Energjinë dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Politikave Klimatike në kuadër të Programit Kompakt.

Këto marrëveshje janë thelbësore për zbatimin e suksesshëm të aktiviteteve të Kompaktit, të cilat

janë komponentë integrale të strategjisë së Kosovës për rritjen e sigurisë energjetike dhe kalimin në burime më të pastra të energjisë.“Pothuajse 2 milionë njerëz do të përfitojnë nga Programi Kompakt, investim ky në energji, më i madhi në 50 vitet e fundit. Deri në përfundim, Kosova pritet të ketë më së shumti ruajtje të baterive për kokë banori në botë”, tha Florina Duli – Sefaj, kryeshefe ekzekutive e e MCA- Kosova.implementojmë programin me sukses dhe në kohë, e që Kosova të merret si shembull i suksesit kur flitet për programet e MCC-së”, ka theksuar Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Në mars të vitit 2024, Qeveria e Kosovës ndërmori një hap të rëndësishëm duke krijuar strukturën e pronësisë së Ndërmarrjes Publike “Korporata për Ruajtjen e Energjisë” (KRE).

KRE është vendosur të zotërojë dhe operojë rreth 125 MW për dy orë (ekuivalente me 250 MWh) të një ose më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë së baterive dhe sistemeve të tjera potenciale të ruajtjes së energjisë elektrike.

Ministri Liburn Aliu ka theksuar se bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe MCC-në, po fillojmë bashkëpunimin për një qasje sistematike për llogaritjen e gazrave serrë, kështu për të ndihmuar për Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe sektorin e tyre të ri për inventarin e GS./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Gjysmë milioni euro për infrastrukturën e Artanës

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se po vazhdojnë nënshkrimin e memorandumit për komunën e Artanës, të cilën komunë e kanë financuar 502,000.00€.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtij memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore të cekura si më poshtë:

“Ndërtimi i Urave në fshatrat Llabjan (Brus-Abazaj-Zebincë-Makresh / lagjja Bajraj); Asfaltimi i rrugëve lokale për fshatrat: Parallov; Llabjan; Kufcë; Makresh i Ulët; Makresh i Naltë; Pasjak; Vllasali; Novobërdë; Koznic; si dhe Bushincë”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Italianët zgjedhin Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit

Published

on

Ekzistojnë ende disa vende ku ju mund të shkoni me pushime në plazh sa herë të doni gjatë gjithë verës me çmime të përballueshme, shkruan Antonio Pilato në një artikull të botuar në revistën italiane “Solo Finanza”.

Vera po afron dhe për ata që nuk kanë planifikuar ende asgjë, ne rekomandojmë të zgjidhni dhe eksploroni Shqipërinë. Pa shpenzuar shumë para ju mund të pushoni në breg të detit dhe të shijoni çdo lloj rehatie.

Kjo është një mundësi ‘e bujshme’ e zbuluar nga portali i njohur (pirateinviaggio.it) i cili ditët e fundit ka ndarë me ndjekësit e tij destinacionet më të mira për vitin 2024, që nuk duhen humbur.

Shqipëria, një nga destinacionet në trend – edhe verën e kaluar – ofron për udhëtarët diell, det të kristaltë, plazhe që të lënë pa frymë dhe shumë shërbime të tjera me kosto dukshëm më të ulëta se ato që ofrohen në Itali, transmeton ATSh.

Saranda, një qytet i bukur bregdetar ofron hotele (me tre yje) ku mund të akomodoheni si “zotërinj të vërtetë”. Akomodohuni në hotelin “Vila Era Beach” për vetëm 20 euro nata. Hoteli është praktikisht në plazh dhe gjithashtu në paketë përfshihet vakti i mëngjesit. Vendndodhja mbetet padyshim ‘një pikë e fortë’, por edhe dhomat kanë hijeshinë e tyre. Ato janë të mëdha, komode dhe ideale si për çifte ashtu edhe për grupe turistësh. Disa nga hotelet, gjithashtu kanë një kopsht ose një tarracë të vogël.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i majit deri në fund të shtatorit. Tashmë turistët italianë dhe jo vetëm kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin ideal për t’u çlodhur buzë detit falë çmimeve të saj të përballueshme./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending