Ndërtim
Suvatimi dhe mbushja mes bllokave, avantazhet dhe disavantazhet

Suvatimi aplikohet në sipërfaqe me tulla të ndryshme, ndërsa mbushja me llaç bëhet vetëm tek tullat e klasit të parë.
Në suvatim, materialet në të cilat është aplikohet mbulohen tërësisht, ndërsa në mbushjen e hapësirave mes bllokave (pointing), materialet janë të dukshme, pasi vetëm hapësirat në mes tullave mbushen me llaç.
Pas suvatimit, sipërfaqja bëhet e sheshtë dhe lëmueshme, por, me mbushjen me llaç, sipërfaqja nuk është e sheshtë pasi që vetëm hapësirat janë të mbushura dhe mund të ketë disa hapësira aty-këtu.
Në suvatim nevojiten sasi të mëdha materialesh, pasi suvatimi bëhet në të gjithë sipërfaqen e tullave, ndërsa për mbushjen me llaç kërkohen materialet si çimento, rëra dhe llaçi por në sasi më të vogël.
Suvatimi bëhet në të dy anët e murit (brenda dhe jashtë), ndërsa mbushja bëhet në njërën anë pra vetëm anën e jashtme të murit.
Suvatimi mbron sipërfaqen e murit nga shiu, nxehtësia dhe lagështia, ndërsa mbushja nuk e parandalon shiun dhe nxehtësinë pasi ato prapë konsumohen brenda murit.
Suvatimi formon bazën për përdorimin e mëtutjeshëm të ngjyrosjes, ndësa kur muri është vetëm me mbushje atëherë nuk është i gatshëm për lyerje.
Në suvatim, defektet e muratimit mund të mbulohen, ndërsja mbushja vë plotësisht në dukje punën e muratimit.
Mbushja e hapësirave në mes të tullave
Suvatimi i mureve
