Connect with us

Aktuale

Haradinaj ‘heq dorë’ nga Brezovica

Published

on

Pak kohë pasi e mori postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj e vendosi firmën e tij në një vendim që do ta përcaktoj fatin e kompleksit turistik “Brezovica”.

Vendimi i datës 22 shtator, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala, ia heq “Brezovicës” statusin e zonës me interes publik, si pasojë e dështimit të qeverisë së kaluar për të realizuar investime milionëshe sipas partneritetit publiko-privat.

Por, lidhur me këtë janë ngritur dyshime për një marrëveshje të mundshme mes Qeverisë së Kosovës dhe Listës Serbe e cila deri më tani ishte angazhuar maksimalisht, që të stopoj dhe prishë procesin e privatizimit të resorit turistik të Brezovicës.

Gazeta Fjala ka kontaktuar Goran Rakiçin, kryetar i Listës Serbe, për ta pyetur nëse vendimi i Haradinajt për të hequr dorë nga privatizimi i Brezovicës është kushtëzuar nga Lista Serbe për të hyrë në Qeveri. Por Rakiç me ta dëgjuar pyetjen e ka shkëputur lidhjen telefonike.

Ndërkaq, askush nga kryeministria për më shumë se një javë nuk ka dhënë përgjigje për arsyet e heqjes dorë nga plani për zhvillimin e kësaj qendre.

Shpallja zonë me interes publik para dy vitesh nga Qeveria e kaluar është bërë me qëllim të shpronësimeve të nevojshme, për ti hapur rrugë investitorit privat për investime në Brezovicë.

Megjithatë në mungesë të një plani B nga qeveria e kaluar, por edhe kësaj të tanishmes, ekzekutivi njëherë përnjëherë ka hequr krejtësisht dorë nga privatizimi.

“Anulohet vendimi përfundimtar Nr. 10/50 datë 23.09.2015 për interes publik i pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Qendrës Turistike Brezovica”, thuhet në vendimin e kryeministrit, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.

Zonat që preken nga ky vendim e të cilave u është hequr statusi i zonës me interes publik janë Zona kadastrale Vërbeshtica, Berofc II, Jazhincë, Gotovusha dhe Shtëprcë të Komunës së Shtëprcës.

Në vitin 2016 Qeveria e pati zgjedhur ofertën e konzorciumit francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, por në fund kjo nuk arriti të sigurojë 163 milionë euro për projektin e Brezovicës, prej 400 milionëve sa parashihej ti investojë.

Plani B që s’u realizua kurrë

Pas dështimit të konzorciumit “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami pati thënë për Gazetën Fjala, se projekti për Brezovicën do të zhvillohet.

“Ka përfunduar ky proces i prokurimit, mirëpo projekti është i gatshëm dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të marrë të gjitha masat për ta realizuar projektin”, pati thënë ajo.

Bajrami, tregonte aso kohe, se janë duke  diskutuar për një plan B. Por ky plan nuk u realizuar kurrë.

“Nuk kemi emra të kompanive  sot, por natyrisht se do të bëjmë zgjidhje. Nuk e dimë ende se a do të investohet me para të buxhetit të Kosovës. Këto janë vendime të Qeverisë”, kishte thënë Bajrami.

Tash kur nuk është më ministre, por në cilësinë e deputetes së Kuvendit të Kosovës, Bajrami e ka komentuar këtë vendim të kryeministrit Hardianaj.

Ajo e ka përshëndetur vendimin e Haradinajt për t’ia hequr Brezovicës statusin e zonës me interes publik, për shkak së afati i paraparë me vendimin e kaluar ka qenë dy vite, kohë kjo që është dashur të kryhen edhe shpronësimet e nevojshme, për ti hapur rrugë investitorit privat.

Megjithatë, meqë gjithçka dështoi, Bajrami tash thotë se marrja e këtij vendimi është i arsyeshëm.

“Jam në dijeni për vendimin e kryeministrit për Brezovicën. Mendoj që është vendim i qëlluar pasi edhe unë sa kam qenë ministrie pata bo kërkesë, sepse vendimi i kaluar me u shpall zonë me interes të veçantë ka qenë në afat prej dy vitesh dhe ka pasur të bëjë me fillimin e shpronësimit. Por meqë investitori nuk erdhi, është dashur të anulohet kjo, sepse ka mundur dikush me na padit”, ka thënë ish-ministrja Bajrami, tash deputete e Kuvendit të Kosovës.

Qeveria Haradinaj pa plan për Brezovicën

Megjithëkëtë duket se vizion të qartë se çka do të ndodh me Brezovicën nuk ka as Qeveria nën drejtimin e Ramush Haradinajt.

Në Planin e Qeverisë së Kosovës për katër vitet e ardhshme, nuk ka asgjë konkrete për Brezovicen. Aty flitet vetëm sipërfaqësisht dhe në terma të përgjithshëm.

“Rëndësi të veçantë do të kenë politikat zhvillimore për turizmin rural dhe agro-turizmin; si dhe zhvillimin e resorit turistik multi-funksional “Brezovica”, është hapësira që i është kushtuar Brezovicës, në këtë plan.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending