Connect with us

Trashëgimia

Qyteti 5 mijë vjeçar dëmtohet rëndë nga vërshimet në Pakistan

Published

on

Një nga vendbanimet më të vjetra në botë i cili gjendet në Pakistan, është dëmtuar rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë, derisa vërshimet me të cilat po përballet ky shtet janë më të mëdhat në historinë e saj.

Moenjodaro i cili është një vend që i takon trashëgimisë botërore dhe i cili gjendet në luginën e lumit Indus, rreth 300 kilometra larg qytetit të Karachit, është ndërtuar në kohën e bronzit, rreth 5 mijë vite më parë.

“Fatkeqësisht kemi qenë dëshmitarë të një dëmtimi të rëndë të këtij vendi” thuhet në letrën e dërguar Unescos nga Departmenti i Kulturës, Turizmit dhe Antikititeve i shtetit Singh në Pakistan.

Në letër po ashtu thuhet se ky vend u përdor si vendbanim i përkohshëm për banorët e zonës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga vërshimet.

“Për arsye humanitare ne ju dhamë atyre vendstrehim në zonat e parkingut, dyqanet dhe katin e parë të muzeut” thuhet në letër.

Llogaritet se një e treta e Pakistanit është nën pas reshjeve të mëdha të shiut që kapluan këtë vend.

Imazhet e përfshira në letrën e dërguar nga ky department tregojnë muret e shembura dhe shtresa të baltës të cilat mbulojnë vendin aty.

E për të eliminuar rrezikun e dëmtimit të këtij vendi, ekipi i zonës ka ndërmarrë disa veprime të menjëhershme për të zbutur dëmtimet si futja e pompave të ujit, riparimi i tullave por edhe pastrimi i kanalizimit.

Ky department, në letrën e dërguar UNESCO-s ka kërkuar një shumë prej 45 milionë dollarë për riparimin e dëmeve të shkaktuar nga këto vërshime./Media Ndërtimi

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending