Connect with us

Aktuale

Mungesa e fuqisë punëtore, bizneset angazhojnë punëtorë të dalë në pension

Published

on

Mungesa e punëtorëve në Kosovë si pasojë e migrimit të të rinjve, po i detyron bizneset që të marrin punëtorë madje edhe të pensionuar. Kështu ka thënë për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai tutje ka thënë  se qeveria nuk po krijon kushte për të rinjtë në Kosovë,  punëtorët e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin është të dalin sa më parë jashtë.

Azemi për Radio Kosovën ka thënë se në shumë kompani që ka vizituar ka parë duke punuar persona që tashmë kanë kaluar në pension, kjo si shkak i ikjes jashtë vendit të të rinjve.

“Është bërë një ngritje e pagave simbolike e për të cilën ne nuk jemi të kënaqur, sepse me ngritjen e çmimeve tani në gjendjen që jemi, kjo paga minimale duhet të jetë minimumi 500 euro. Kompanitë po i rrisin tani për shkak të mungesës së punëtorëve dhe po mundohen  t’i joshim punëtorët sadopak që të kenë një siguri për punët që i kryejnë” ka thënë Azemi.

Tutje ai ka shtuar se që nga paslufta asnjë qeveri nuk i ka kushtuar kujdes të mjaftueshëm implementimit të ligjit që kanë të bëjnë me raportet mes punëdhënësit e punëmarrësit.

“I kemi bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta bëjmë një mini-program, që të dalim bashkërisht dhe t’u ofrojmë kushte punëtorëve të sektorit privat në Kosovë  e që paga minimale të jetë 500 euro dhe njëkohësisht të ketë mbikëqyrje të rreptë  nga inspektorati dhe sindikata. Kompanitë tani për tani edhe nëse 1 mijë euro ua ofrojnë punëtorëve, ata e kanë humbur vullnetin dhe sigurinë dhe i vetmi orientim që shohin, është të dalin sa më parë jashtë”. Ka shtuar Azemi./Media Ndërtimi

Aktuale

KAWA Group, tashmë pjesë e industrisë së ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

Kompania e njohur e ndërtimit KAWA Group, sapo ka inauguruar hapësirën në qendër të Londrës.

Përmes një ceremonie festive është hapur hapësira më e re e KAWA Group, e cila edhe zyrtarisht do të operoj në Mbretërinë e Bashkuar,

KAWA Group do të bëj eksportin e shtëpive modulare, kabinave, kontejnerëve, përpunimin e kuzhinave, dyerve dritareve dhe gjithçka tjetër rreth produkteve të drurit e metalit.

https://www.facebook.com/profile.php?id=61554337212013

https://www.instagram.com/kawagroup.uk/

Këtë vit, KAWA Group do të shënoj vitin jubilar, 15 vjetorin e themelimit, ndërsa si kompani vazhdon të jetë liderë në tregun e ndërtimeve.

Përgjatë viteve, KAWA i ka shtuar gamës së gjerë të ndërtimeve, njësi tejet inovative të banimit dhe biznesit.

Pas zyrës së hapur në Londër, KAWA Group shumë shpejt pritet që rrjetin e operimit ta zgjeroj edhe në qendrat kryesore të Evropës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Përfaqësuesit e personave me nevoja të veçanta kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Published

on

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 70 biznese promovohen në panairin “Pan Expo Group-Kosova 2024”

Published

on

Është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Pan Expo Group-Kosova 2024”, në Prishtina Mall, për herë të parë në Kosovë, ku po marrin pjesë mbi 70 biznese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Qëllimi i këtij panairi është që kompanitë pjesëmarrëse të ndajnë eksperiencën e tyre me njëra- tjetrën, të mund të shpalosin ofertat e tyre, si dhe të tërheqin klientë dhe bashkëpunëtorë rinj.

Përveç kësaj, qëllim tjetër i këtij organizimi është promovimi i ndërmarrësisë, inovacionit si dhe edukimit të gjeneratave të reja për iniciativën e lirë në biznes.

Organizimi i këtij panairi u vlerësua shumë i rëndësishëm edhe nga vetë bizneset pjesëmarrëse, për çka edhe u shprehën të kënaqur me mundësinë e dhënë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre.

Drejtoresha e “Pan Expo Group”, Elisa Stefa tha se pavarësisht sfidave të kaluara për organizmin e një panairi të tillë, është e kënaqur me pjesëmarrjen, kualitetin dhe cilësinë e bizneseve. Ajo tregoi se në këtë panair po marrin pjesë biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera jashtë rajonit.

Panairi “Pan Expo Group-Kosova 2024” do të jetë i hapur deri më datën 19 maj. Përgjatë ditëve të panairit do të ketë showroom-e, prezantime live, seminare, aktivitete dhe konferenca./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending