Connect with us

Infrastrukturë

SHBA tenton të ulë varësinë ndaj paneleve solare nga Kina, si zgjidhje shihet prodhimi vendor

Published

on

Prodhuesit dhe konsumatorët amerikanë tani kanë më shumë arsye për të përdorur panelet diellore për energji, pas miratimit të paketës së re ekonomike që synon të ulë inflacionin. Në këtë paketë ofrohen stimuj financiarë për zhvillimin e një industrie më të fuqishme në Amerikë për prodhimin e paneleve diellorë.

Përveç kazinove, në Las Vegas ka më shumë se 300 ditë me diell në vit. Kjo ka një ndikim të madh tek faturat e energjisë për banorët.

E Jason Livingston nga ky qytet, thotë se faturat e larta të energjisë elektrike kanë bërë që ai të investojë në panele solare.

“Në një shtëpi si e jona, dykatëshe me pishinë, shpenzon 800-900 dollarë në muaj energji elektrike” thotë Livingston.

Punonjës të kompanisë së tij “Sol-Up” në Las Vegas po instalojnë panele nga Gjermania. Por lojtari dominues në këtë lloj industrie është Kina.

Një raport i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në korrik vinte në dukje se Kina luan një rol në më shumë se 80% të fazave kryesore të prodhimit të paneleve diellore. Por varësia nga Kina ka krijuar një rrezik në zinxhirin të furnizimit.

Për këtë SHBA-të kanë rritur tarifat për panelet diellore të cilat përmbajnë silikon kristalor nga Kina. Sipas vendimit të Uashingtonit ndalohen të blihet pajisje të prodhuara nga ujgurët myslimanë, të cilët i nënshtrohen punës së detyruar në rajonin Xinjiang të Kinës.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i ambasadës kineze në SHBA, e cila bëri thirrje për ndalimin e gënjeshtrave nga ana e SHBA-së, dhe anulimin e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim ndikoj në ndalimin e shumë projekteve të cilat kishin në qendër përdorimin e paneleve solare në SHBA, kjo si shkak i tarifave.

E synim i Shtëpisë së Bardhë është trefishimi deri në vitin 2024 i prodhimit vendor të paneleve solare./ Media Ndërtimi

Infrastrukturë

Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Published

on

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese.

“Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë smart me fokus te konsumatorët që kërkojnë lidhje të reja dhe tek ata që nuk kanë njehsorë. Operimi me njehsorët smart është treguar tejet efikas dhe ka avancuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet dhe sigurinë e shpërndarjes dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët. Rrjedhimisht, avantazhet dhe mundësitë që ofrojnë këta njehsorë janë të shumta”, njofton zyra për informim e kësaj kompanie.

KEDS-i njofton se deri tash ka vendosur mbi 100 mijë njehsorë të tillë anekënd territorit të vendit.

Ky shërbim është pjesë e sistematizimit edhe të konsumatorëve në veri të vendit dhe paraqet një hap të madh përpara për funksionimin në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirës për tërë rrjetin distributiv të Kosovës.

KEDS, thotë se integrimi elektroenergjetik i pjesës veriore të vendit filloi në pjesën e parë të dhjetorit të vitit të kaluar kur KEDS kishte nënshkruar kontratën me Elektroseverin me qëllim normalizimin e shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

“Kjo kontratë përkon me ligjin e Kosovës dhe kornizën rregullative, në përputhje me Marrëveshjet në lidhje me Energjinë të datës 8 shtator 2013 (“Marrëveshjet e Energjisë 2013”) dhe Konkluzionet e Lehtësuesit të BE-së për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015 (“ Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2015”), si dhe Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve Energjetike të 21 qershorit 2022”, thuhet në njoftimin e KEDS-it./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re në Skenderaj

Published

on

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së re, që lidh rrugën “17 Shkurti” me “Sala e Hamit Jasharin” në Skenderaj.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili ka thënë se kjo rrugë është duke u ndërtuar me gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse, sipas planit urbanistik dhe Hartës Zonale.

“Krijon infrastrukturë të re për banorët e ndërtesave në rrugën “17 Shkurti”, diçka që u ka munguar.”, ka shkruar Nura./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Published

on

Universiteti i Maine ka thyer rekordin e tij botëror duke krijuar printerin më të madh polimer 3D.

Në vitin 2019, ata lëshuan printerin e parë 3D rekord që ndërtoi një shtëpi prej 55 metrash katrorë të bërë nga materiale të riciklueshme.

Por shteti i Maine ka nevojë për 80,000 shtëpi të tjera gjatë gjashtë viteve të ardhshme me mungesë të fuqis punëtore për ta realizuar atë.

Andaj, ata kanë sjellë Printerin 3D më të madh dhe më të mirë “Factory of the Future 1.0 (FoF 1.0)” për të ndihmuar paraardhësin e tij të arrijë këtë qëllim – me një kohë shumë më të shpejtë, përcjell Telegrafi.

FoF 1.0 printon katër herë më shpejt, që do të thotë se mund të printojë një shtëpi në rreth 80 orë.

Sipas autoriteteve, qëllimi nuk ishte ndërtimi i një shtëpie të lirë, por ndërtimi i një shtëpie në të cilën njerëzit donin të jetonin.

Të pranishëm në zbulimin zyrtar të FoF 1.0 ishin përfaqësues nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, nga Energjia, Autoriteti Shtetëror i Strehimit të Maine, si dhe palë të tjera të interesuara që planifikojnë të përdorin këtë printer 3D./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending