Connect with us

Infrastrukturë

Objektet banesore në lagjen “Mati 1” për herë të parë kyçen në “Termokos”

Published

on

Lagjja ‘Mati 1’ dhe 86 objekte të vjetra banesore në ‘Ulpianë’, ‘ Dardani’, ‘Pejton’, ‘Qafa’ ‘Bregu i Diellit’ do kyçen nga ky vit në rrjetin e ngrohtores së qytetit ‘Termokos’.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com zëdhënësja e kësaj ndërmarrje Afërdita Uka.“Në sezonin e ri ngrohës 2022/2023 për herë të parë në rrjetin e ngrohjes do të kyçen 141 objekte të reja banesore të lagjes “Mati 1”.

Në kuadër të këtij projekti do të ketë edhe dendësim të rrjetit të ngrohjes në disa zona të kryeqytetit për disa nga objektet më të vjetra banesore, të cilat nuk e kanë pasur të instaluar as infrastrukturën e brendshme të sistemit të ngrohjes, raporton Kallxo.com.

Janë gjithsejtë 86 objekte  banesore të lagjes “Ulpiana”, “Dardania”, “Pejton”, “Qendër”, “Qafa” dhe “Bregu i Diellit”, të cilat gjatë këtij sezoni ngrohës do të kyçen për herë të parë në rrjetin tonë të ngrohjes” – ka deklaruar Uka.

Ajo tutje shtoi se arsyet pse ‘Mati 1’ nuk është kyçur nga viti i kaluar siç ka qenë në plan, është për shkak se prej kohës së planifikimit për shtrirje të rrjetit ka pas vazhdimisht ndërtim të objekteve të reja banesore, duke i detyruar të bëjnë ridizajnim të shtrirjes së rrjetit.

Projekti për zgjerimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ngrohjes,  është duke u realizuar me fondet e ndara nga Qeveria gjermane nëpërmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë të 12 milionë eurove.

“Duke u bazuar në master planin për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes të hartuar nga ekspertë gjerman, ka qenë e planifikuar kyçja në rrjetin e ngrohjes të 100 objekteve banesore të kësaj zone. Nga koha e planifikimit deri tek fillimi i realizimit të punimeve në terren situata ka ndryshuar shumë dhe ndërkohë atje janë ndërtuar edhe 41 objekte të reja banesore” – tha Uka.

“Për faktin se rrjeti i ngrohjes do të kalonte edhe përskaj këtyre objekteve të reja dhe që të mos anashkalohen ato, është ridizajnuar plani fillestar për shtrirjen e rrjetit dhe janë përfshirë edhe këto 41 objekte banesore, kyçja e të cilave është mundësuar nga fondet e ndara nga NP “Termokos” në vlerë të mbi 1 milion eurove” – shtoi më tej Uka./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending