Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Sunjog iu bashkua ngjarjes në LUMBARDHI gjatë Dokufestit për të shënuar 70 vjetorin e kinemasë dhe për fitimin e çmimit “Trashëgimia Evropiane/Europea Nostra Aëard” për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kino Lumbardhit.
“BE do të mbështesë restaurimin e kinemasë dhe rrugës Marin Barleti në Prizren me 2 milionë euro”, tha Ambasadori Sunjog.
Lumbardhi është ish-kinema, hapësirë qytetare dhe institucion i pavarur kulturor me seli në Prizren.
Fondacioni Lumbardhi është një organizatë joqeveritare e themeluar në prill 2015 si vazhdim i Nismës për Mbrojtjen e Kinemasë Lumbardhi./Media Ndërtimi.