Në muajin shkurt të vitit të kaluar, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A kishte hapur tender për vlerësimin e riskut në vendin e punës, por i njëjti dështoi para dy ditësh pasi gjykata e tenderëve nuk shqyrtoi ankesën e kompanisë që kishte parashtruar ankesëme arsyetimin se ka kaluar kohë e gjatë.
NPB-ja kishte ndarë 11,800 euro, si vlerë të parashikuar për kontratë, me kohëzgjatje 3 muaj për vlerësim të rrezikshmërisë në vendin e punës.Lloji i procedurës së përdorur, për këtë aktivitet të prokurimit është i hapur, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.
Në përshkrimin e shkurtër të lëndës së këtij tenderi thuhet se bazuar në Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, për herë të parë në vit do të masin kënaqësinë e konsumatorëve në bazë të procedurave përkatëse përmes organizatave kredibile të pavarura, raporton Kallxo.com.
Një vlerësim i tillë ka për qëllim përcaktimin e masave për përmirësimin e shkallës së sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në Ndërmarrjen Publike Banesore, parandalimin e rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve në vendin e punës, informimit, konsultimit, pjesëmarrjes së balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajnimit të të punësuarve, përfaqësuesve dhe udhëzimeve të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve.
Për këtë aktivitet të prokurimit ishin pranuar tri oferta. Kompania “B&M” Sh.P.K me vlerë totale të ofertës 7,462.91 euro, ishte rekomanduar për kontratë.
Me pretendimet se komopania e rekomanduar për kontratë nuk përmbush kapacitetin financiar, kompania tjetër konkurruese “NMA” Sh.P.K, kishte parashtruar kërkesë për rishqyrtim të vendimit. Kjo kërkesë u refuzua si e pa bazuar.
Sipas kërkesave të këtij tenderi, parashihej trajnimi i 229 punëtorëve për siguri dhe shëndet në punë, trajnimi i tre personave të autorizuar nga punëdhënësi për siguri dhe shëndet në punë.
gjithashtu parashiheshin matjet e kushteve mikroklimatike (temperatura, lagështia e ajrit, rrymimi i tij), në çdo hapësirë pune ku punojnë punëtorët (2 e më shumë), matja e ndriçimit (Lux) në hapësirat e punës, matja e zhurmës (në hapësirat e punës, matja e vibrimit – dridhjeve, inspektimi dhe testimi i pajisjeve të punës – makinat statike (pajisje me të cilat punëtori e kryen veprimtarinë e tij – Makineritë statike, raporti i inspektimit (matjen e tokëzimit, mbrojtjes së prizave në vendin e punës, PRIZAT, raporti i inspektimit (matjet) e tokëzimit mbrojtjes riziduale –FID, raporti i inspektimit të Rrufepritësit (një matje për një objekt), dokumenti i vlerësimit të riskut në vendin e punës për pozitat e punës, koncepti i deklaratës për siguri dhe shëndet në punë (një raport përmbledhës i shërbimeve), inspektimi i Azbestit dhe gjenerator/pajisje teknike pune./Media Ndërtimi.