Connect with us

Art

Mbi 6000 mijë njerëz në fundjavë vizituan Manifesta 14

Published

on

Organizatorët e Manifesta 14 njoftuan se kanë mirëpritur rreth 6,500 vizitorë – gjatë fundjavës, që kur u hap kjo Bienale arti të premten në Prishtina!

“Na kanë mbetur edhe 97 ditë të programit, andaj keni mjaft kohë për të vizituar 25 hapësirat në të gjithë qytetin.”, shkruan në njoftim.

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade, rimendon marrëdhëniet midis kulturës dhe shoqërisë duke hetuar dhe katalizuar ndryshime pozitive sociale në Evropë.

Edicioni i saj i 14 mbahet në Prishtinë.

Manifesta synon të mbajë distancën nga ato që shpesh shihen si qendra dominuese të prodhimit artistik, në vend të kësaj të kërkojë terren të freskët dhe pjellor për hartimin e një topografie të re kulturore./Media Ndërtimi.

Art

Në Galerinë Kombëtare tregohet ‘Rrugëtimi Modernist i piktorit Gjelosh Gjokajt’

Published

on

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapuar ekspozita ‘Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj’, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Imazhet e artit të hershëm Gjokajt u referohen kujtesave adoloshente të tija nga Lufta e Dytë Botërore, por gjejnë vazhdimësi anksioze edhe që trajtojnë kërcënimet katastrofike të Luftës së Ftohtë nga mesi i shekullit XX që kërcënonte me shpërthim të luftës bërthamore dhe asgjësimin e njerëzimit.

Ky ndikim devijues i teknicizmit të keqpërdorur më veprat e viteve 70-ta dhe 80-ta të Gjokajt sikur trajton një teme aktuale edhe sot, mbi sfidën që njeriut i vjen nga robotët me intelegjencë artificiale. Në këtë aspekt pikturat e Gjokajt replikojnë përmes imazheve tematizimin heidegerian të sfidave të njerëzimit modern.

Filozofi gjerman Martin Heidegger në vitet e 50-të shkruante mbi “të shkretuarit e tokës” dhe “shndërrimin e njeriut në lëndë të parë” ose “në subjekt shfrytëzimi”.

Seria me buste dhe “koka që mbijnë” të Gjokajt, ku ai skicon imazhe groteske të riparimit apo rindreqjes shkel e shko të njeriut, duken sikur ilustrime të diskursit heidegerian.” – Shkëputur nga teksti kuratorial./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Në Galeria Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita retrospektivë e artistit Gjelosh Gjokaj, e kuruar nga Shkëlzen Maliqi, të mërkurën, 15 maj në ora 19:00.

Gjelosh Gjokaj (1933-2016) është njëri ndër artistët më të shquar të periudhës së modernizmit shqiptar. Vepra e tij është me vlera të pakapërcyeshme për kulturën e trevave shqiptare dhe të rajonit. Pos në Kosovë dhe Mal të Zi, karrierën e denjë prej artisti Gjelosh Gjokaj e ka zhvilluar edhe në Itali dhe Gjermani, ku për katër dekada ka jetuar dhe vepruar si artist i lirë.

Kjo ekspozitë e organizuar për nderë të 90-vjetorit të lindjes së Gjelosh Gjokajt, përfshinë vepra nga të gjitha fazat e zhvillimit të artit të Gjokajt. Ajo përbëhet nga dy koleksione të mëdha të artit të tij. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit, është ai i Sead Gjokajt si dhe 18 vepra nga fundusi i Galerisë Kombëtare të Kosovës, që duhet të jetë koleksioni më i madh institucional i veprës së tij.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me 7 korrik, 2024./Media Ndërtimi

Continue Reading

Art

‘PoDuArtColony’ me ngjyra e stile për pasurimin e artit pamor në Podujevë

Published

on

Në vazhdën e aktiviteteve për nder të 5 Majit- Ditës së Dëshmorëve, është hap ekspozita “PoDuArtColony”. Për organizimin e kësaj ngjarje kulturore u zhvillua një koloni arti për tri ditë në fshatin Orllan, organizuar nga profesoresha e artit Dije Bllaca.

Në këtë koloni të artit morën pjesë 19 piktorë nga e gjithë Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veirut, ku pas tre ditësh punë ata shfaqën pikturat e tyre në ekspozitën e hapur në ambientet e Galerisë së Arteve.

Në këtë ekspozitë ishte i pranishëm Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, drejtoresha e Kulturë, Rinisë dhe Sportit Vlora Humolli-Jashanica dhe drejtorë të tjerë komunal.

Kryetari Bulliqi i uroj piktorët për punën e realizuar gjatë qëndrimit në Orllan, si dhe i siguroj ata se mbështetja institucionale për fushën e artit pamor nuk do të mungojë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj nga ora 11:00 deri në 16:00./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending