Connect with us

Trashëgimia

Pse Kosova nuk ndërtoi një arkiv të mirëfilltë të kohës së luftës

Published

on

Dosje të rëndësishme, fotografi dhe të dhëna dëshmitarësh që hedhin dritë mbi historinë e luftës së Kosovës, mbahen veçmas nga grupe të të drejtave të njeriut, arkivistë amatorë dhe Arkivi Shtetëror, pasi autoritetet nuk kanë arritur të krijojnë një arkiv të duhur qendror.

Bexhet Shala kalon gishtat nëpër raftet që përmbajnë njëqind kuti me mijëra dosje, duke përfshirë kaseta dhe CD.

Shala është kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Prishtinë, një OJQ, aktivistët e së cilës dokumentuan çdo vrasje, plagosje, incident torture, përdhunimi apo çfarëdo lloj abuzimi nga policia serbe dhe trupat jugosllave midis viteve 1989 dhe 1999, ndonjëherë duke punuar me organizatat ndërkombëtare të të drejtave Human Rights Eatch dhe Amnesty International.

Teksa përpiqej të jepte një shpjegim kronologjik të materialit në dosjet e tij, Shala ndaloi dhe psherëtiu duke ngritur vetullat.

“Eh, shumë punë, shumë vite. Është mëkat që nuk përdoren mjaft shpesh”, tha ai për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese: BIRN.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka monitoruar shkeljet e të drejtave të njeriut që nga viti 1989.

Aktivistët e tij intervistuan viktima dhe dëshmitarë dhe mblodhën informacione, dhe disa nga avokatët e tij i dhanë informacione gjykatës së OKB-së në Hagë për presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç.

“Mbi 2,000 njerëz punuan për më shumë se një dekadë vullnetarisht për të raportuar. Ne regjistruam gjithçka që ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1990”, tha Shala për BIRN.

Dokumentet që OJQ-ja ka grumbulluar janë shumë domethënëse dhe përbëjnë një rekord vendimtar të historisë së Kosovës nën sundimin jugosllav.

“Mendojmë se pas 33 vitesh ka ardhur koha që ato të futen në Arkivin Shtetëror”, tha Shala.

“Janë të ruajtura mirë. Por ne nuk kemi kapacitet t’i ruajmë ato përgjithmonë”, shtoi ai.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut është ende magazina kryesore e të dhënave të prodhuara nga aktivistë të ndryshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë nga viti 1989 deri në vitin 1999. Gjatë dy dekadave të fundit, shumë pak është bërë për të mbledhur materiale arkivore në lidhje me luftën.

Që nga përfundimi i luftës, Arkivi Shtetëror i Kosovës nuk ka arritur të krijojë ndonjë koleksion të duhur arkivor. Kreu i Arkivit të Shtetit, Bedri Zyberaj tha se materialet që ai mban në lidhje me luftën janë fotografi dhe disa shkrime nga gazetat e huaja për konfliktin.

“Arkivi Shtetëror i Kosovës, që përmban tetë metra kub material, ka pak më shumë se një metër material që lidhet me luftën”, shpjegoi Zyberaj për BIRN. Megjithatë, ai këmbënguli: “Edhe pse materialet e lidhura me luftën janë të fragmentuara, ato janë megjithatë të dobishme.”Por ai pranoi se koleksioni është i pamjaftueshëm: “Është për të ardhur keq. Mund të bënim më shumë”, tha ai.Politikanët kosovarë kanë akuzuar vazhdimisht Serbinë për kryerjen e gjenocidit gjatë luftës, dhe gjithashtu kanë kërcënuar me procese gjyqësore kundër Beogradit në gjykatat ndërkombëtare. Por në mënyrë paradoksale, ata nuk kanë mundur të krijojnë një arkiv dokumentesh që kanë të bëjnë me luftën.

“Është një turp i vërtetë që për më shumë se dy dekada nuk kemi krijuar një kulturë që mbështet krijimin e arkivave të kohës së luftës”, tha Zyberaj.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending