Connect with us

Infrastrukturë

Banorët e Arbërisë e Shkabajt duan koeficient të njëjtë ndërtimi

Published

on

Banorët e dy lagjeve, ata të Arbërisë dhe Shkabajt u banë bashkë për të treguar ankesat dhe kërkesat në një debat publik me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama.

Ata po duan koeficient të njëjtë ndërtimi, e jo selektim siç ka ndodh për disa zona.

“Arsyeja pse jemi mbledhur këtu është për shkak se jemi në fazën e draft-dokumentit të planit zhvillimor komunal të Hartës Zonale. Ne kemi ardh për të marrë mendimin e juaj dhe sugjerimet të cilat i keni për këtë çështje”, sh të Planifikimit Strategjik e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Mimoza Sylejmani

Ekzekutivi i Prishtinës në këtë debat regjistroi kërkesat e banorëve, raporton magazina televizive “Ju flet Prishtina”.

“Ne duam që propozimet t’i ndërtojmë mbi bazën e kërkesave reale të banorëve që të zhvillohet një zonë e caktuar. Nuk është në zhvillimin bashkëkohor të qyteteve me paracaktu dikush nga zyrat se si do të zhvillohet qyteti. Mirëpo, duhet të merren informacionet bazike nga njerëzit në terren.”, deklaroi Arbër Sadiki, drejtor i Urbanizmit në Komunë e Prshtinës.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama u tregoi të pranishmëve se në këtë zonë është planifikuar të realizohet një projekt i madh jo nga komuna.

“Do të jetë një investim nga Banka gjermane  për projektin më të madh në Evropë të 35 mega/vat energji elektrike të paneleve solare që do të lidhet me Termokos që do të sigurojë një ngrohje ambientale për kryeqytetin”, deklaroi Rama i cili nuk dha detaje tjera për projektet që do të jenë investim i Komunës së Prishtinës për zonën e Arbërisë dhe Shkabajt./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending