Connect with us

Infrastrukturë

Nuk ka klientë të interesuar, por ndërtuesit në Shqipëri presin rritje rekorde të shitjes së apartamenteve

Published

on

Teksa po ndërtohet me ritmet të larta, çka po ndihmon dukshëm dhe rritjen ekonomike, konsumatorët, që po përballen me çmimet të larta në jetën e tyre të përditshme, janë në një tendencë krejt të kundërt: Ata pohojnë se nuk kanë mundësi dhe as plane për të bërë blerje të mëdha, si një apartament, apo rinovimin e tij.

Ndërtuesit, në të kundërt shprehen optimistë për zgjerimin e aktivitetit të tyre dhe paralajmërojnë një rritje tjetër të çmimeve të apartamenteve.

Sipas vrojtimit të besimit të bizneseve të publikuara nga Banka e Shqipërisë, që ka intervistuar ndërtuesit, këta të fundit kanë prtishmëri maksimale për rritjen e çmimeve.

Balanca e përgjigjeve për pyetjen “Çmimet gjatë 3 muajve të ardhshëm” është gati 50 për qershorin (50% më shumë ndërtues mendojnë se çmimet do të rriten në raport me ata që mendojnë të kundërtën), me rritje të ndjeshme në raport me qershorin dhe afër niveleve maksimale të marsit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) pësoi një rritje prej 7.3 pikë përqindjeje në muajin qershor, duke arritur maksimumin e vet historik.

Të dy komponentët e këtij treguesi pësuan rritje, por rritja e balancës së aktivitetit ndërtues ishte më e ndjeshme sesa ajo e porosive aktuale. Edhe të dhëna të tjera të INSTAT paralajmërojnë se ndërtimet do të vazhdojnë me ritme të larta.

Ndërsa viti 2021 shënoi rekordin e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të hënë në kryeqytet, që pas viteve ’90, viti 2022 duhet se do të sjellë një tjetër rekord, duke sinjalizuar beton të mëtejshëm në Tiranën tashmë të mbingarkuar.

INSTAT raportoi se sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhënë në kryeqytet ishte 800 mijë metra katrorë, duke u dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Masa ndëshkuese për profesionet në ndërtim, ngrihet komisioni disiplinor për kontrollin e punimeve në Shqipëri

Published

on

Një komision disiplinor do të ngrihet për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit. Ka hyrë në fuqi vendimi mbi mënyrën e funksionimit të komisionit dhe masat ndëshkuese ndaj subjekteve që kanë shkelur standardet shqiptare dhe evropiane të ndërtimit.

Komisioni disiplinor nis një procedurë që përcakton masa ndëshkuese pas evidentimit të shkeljeve të dispozitave lidhur me profesionet në fushën e ndërtimit dhe ushtrimin e veprimtarive të tyre përkatëse. Ndaj projektuesit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit të punimeve, drejtuesit teknik apo kolaudatorit, parashikohen masa disiplinore si paralajmërim me shkrim për shkeljet që ndodhin për herë të parë, trajnime shtesë në fushën e tyre profesionale, pezullim të licencës për një afat të caktuar, ose heqje përfundimtare e të drejtës së ushtrimit të profesionit, raporton SCAN.

Kur zbatuesi ka rifilluar punimet pa u konfirmuar nga mbikëqyrësi dhe pa u miratuar nga zhvilluesi për riparimet e dëmeve të shkaktuara në infrastrukturën publike gjatë zbatimit të këtyre punimeve, si dhe kur dëmi nuk mundet të riparohet, ose ka sjellë pasoja për rrezikimin e jetës dhe sigurinë në përdorim të objektit, ndëshkohet me heqje përfundimtare të licencës për ushtrimin e profesionit.

Nga ana tjetër, projektuesi i objektit të ndërtimit urdhërohet të kryejë trajnim shtesë kur nuk ka respektuar kodin e etikës profesionale, kur mënyra e aplikimit të standardeve shqiptare dhe atyre evropiane në projektim nuk është sipas përcaktimeve në to dhe udhëzuesve për zbatimin e tyre, dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri, higjieno-sanitare, si dhe eficiencës së energjisë.

Të gjithë profesionet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e ndërtimit, do të pezullohen nga detyra për një periudhë deri në pesë vjet, vetëm nëse kanë kryer një dëm që mund të riparohet pa sjellë pasoja për rrezikimin e jetës dhe sigurinë në përdorim të objektit, ose kur dëmi financiar është në atë shkallë që të mos kalojë shumën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Një pjesë e hapësirës së Spitalit të Gjilanit jepet në shfrytëzim për ndërtimin e dy objekteve

Published

on

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Gjilanit për shfrytëzim të hapësirës së Spitalit të Gjilanit për të ndërtuar shkollën e mesme të mjekësisë dhe objektin për qëndrim ditor për të moshuarit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se miratimi i kësaj kërkese është i rëndësishëm meqenëse kjo shkollë zhvillon mësimin në objektin e një shkolle tjetër, e për pasojë të dyja punojnë pa pjesën laboratorike e praktike.

“Meqenëse kjo hapësirë në shumë drejtime do të shërbejë edhe për shëndetin dhe mirëqenien e pensionistëve dhe për mjekët e ardhshëm, konsiderojmë se do të jetë në dobi të qytetarëve. Gjilani është një nga qytetet që ka një numër të konsiderueshme të studentëve në Fakultetin e Mjekësisë” – tha Vitia.

Kjo kërkesë e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni, ishte aprovuar më 26.01.2026 fillimisht nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, i cili ka nën mbikëqyrje Spitalin e Gjilanit, e më pas edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia foli edhe për investimet në shëndetësi, duke premtuar se së shpejti do të ofrohen shërbime të reja në sektorin publik shëndetësor, konkretisht në klinikat e Gjinekologjisë, Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare.

Këto investime, Vitia tha se po bëhen me intensitet të shtuar  për të lehtësuar kushtet e punës dhe marrjen e shërbimeve nga pacientët.

“Në Gjinekologji shpejt pritet të aktivizohen tri shërbime të reja: frytnimi i asistuar mjekësor, amniocenteza dhe mjekësia fetale, për të cilat gratë janë detyruar t’i marrin në institucione private ose jashtë vendit” – tha Vitia.

Ai përmendi transportin neonatal për foshnjat e sapolindura që ka filluar nga dje pas furnizimit me autoambulancë neonatale.Në muajin maj, Vitia tha se pas një analize disamujore, do të hapet një konkurs për pranimin e 330 profesionistëve shëndetësorë, prej të cilëve 200 do të jenë infermierë dhe 80 specialistë. Sipas tij, shumica e specialistëve të papunë do të punësohen përmes këtij konkursi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Miratohet projekti për renovimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës

Published

on

Projekti zbatues për restaurimin/rinovimin e tërësishëm të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës tanimë ka marr edhe pëlqimin përfundimtar nga Komisioni i IKMM-së.

“Vazhdojmë me shpalljen e procedurës për angazhimin e operatorit për realizimin e punimeve. Kosova po bëhet me teatër të ri kombëtar, duke e ruajtur teatrin e vjetër.

“Kemi punuar me gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës, profesionistët më të mirë të vendit tonë për hartimin e projektit, i cili përveç rinovimit të ndërtesës parasheh edhe shtim të hapësirave të reja për të krijuar kushte të dinjitetshme për aktorët e stafin dhe përjetim të përmirësuar artistik për publikun.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending