Connect with us

Trashëgimia

“Zbulo historinë tënde” përmes Manifesta 14

Published

on

Projekti Manifesta 14 Prishtina Schools “Zbulo historinë tënde” është duke zhvilluar një “Një manual për kulturën lokale” i cili synon të promovojë eksplorimin e lagjeve brenda Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Projekti filloi me punëtoritë e nxënësve në katër shkolla publike që synonin bashkë-krijimin e narrativave dhe tregimeve të tyre për historinë, kulturën dhe identitetin e lagjeve të tyre.

Në bashkëpunim me Drejtoritë e Arsimit të Prishtinës dhe Fushë Kosovës dhe Këshillit Rinor Kosovar, Manifesta 14 synon të kultivojë këtë mjet pedagogjik për aktivitete kulturore jashtëshkollore, që do të udhëhiqet nga mësimdhënësit duke filluar nga shtatori 2022 dhe të mbikëqyrë rritjen e qëndrueshme të këtë projekt.

Për të gjitha grupet shkollore të Kosovës do të ofrohen ture falas dhe punëtori kreative. Së bashku me Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës dhe atë të Fushë Kosovës, Manifesta 14 Prishtina do të sigurojë transport edhe për grupet e shkollave që vijnë nga zonat e thella rurale.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending