Connect with us

Infrastrukturë

Delegacioni amerikan viziton Qeverinë e Kosovës për grantin në energji prej 202 milionë dollarë

Published

on

Hisedarët e sektorit të energjisë së Republikës së Kosovës dhe delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) mbajtën sot takim plenar.

Takimi u hap nga Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, dhe drejtorja e MCC për Kosovë, Sarah Olmstead.

Në fjalën e hapjes Ministrja Rizvanolli falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për punën dhe gatishmërinë për të lëvizur tutje me hapa të shpejtë në dizajnimin e projektit. Në veçanti, falënderoi MCC-në dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën me 202 milionë dollarë, që do të jetë granti më i madh në sektorin e energjisë në histori të Kosovës.

Nga ana tjetër, znj.Olmstead falënderoi Ministren Rizvanolli dhe pjesëmarrësit për takimin e sotëm, si dhe për ndihmën e dhënë gjatë muajve të kaluar në zhvillimin e programit kompakt me MCC-në. Po ashtu, znj.Olmstead kërkoi nga të gjitha partitë politike vendore mobilizim politik gjatë procesit ratifikues, për të shmangur vonesa, duke marrë parasysh rëndësinë e madhe të këtij projekti për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy palët u dakorduan për domosdoshmërinë e intensifikimit të procesit të ratifikimit dhe proceset e tjera përcjellëse teknike të cilat përshpejtojnë dhe hapin rrugën drejt zbatimit të projektit.

Periudha zbatuese e projektit pritet të fillojë nga viti 2024, ndërsa çdo vonesë gjatë ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të paraqiste vonesë në periudhën e zbatimit, u tha në takim.

Në këtë takim të përbashkët morën pjesë edhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT, KEK, ZRrE dhe KEDS.

Ky takim plenar pason konfirmimin me votë unanime të Programit Kompakt nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së, vendim i cili ka hapur rrugën në përshpejtimin e procesit të zbatimit të projektit.

Me qëllim të fillimit të dizajnimit të projektit të kapaciteteve akumuluese të energjisë, për vizitë pune 10 ditore në Kosovë, po qëndron në Kosovë delegacioni amerikan i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), i përbërë nga 10 persona, kryesuar nga Jonathan Saiger, Këshilltar i lartë operativ i MCC-së.

Programi Kompakt do të jetë investimi më i madh në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës, në vlerë prej 236.7 milionë dollarëve. Investimet e programit Kompakt do të jenë pronë e Kosovës, dhe shënojnë njërin nga bashkëpunimet më të rëndësishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Programi do të përfshijë tri projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 MW, që ofrojnë rezervë 340 MWh); zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Projekti i parë konsiston në blerjen dhe instalimin e baterive me kapacitet të lartë, që shërbejnë si rezerva të energjisë. Kapaciteti i sistemit akumulues të energjisë pritet të jetë më i madhi në Evropë për kokë-banori, dhe shënon njërin prej projekteve më inovative në rajon dhe më gjerë.

Infrastrukturë

Bujqit e Pestovës bllokojnë punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, duan rrethrrotullim

Published

on

Banorët e fshatit Pestovë kanë dalë me traktora në rrugë dhe kanë bllokuar punimet dhe qarkullimin.

Ata po protestojnë për një rreth që, sipas tyre, është larguar nga projekti.

Banorët i kanë thënë se në vitin 2019 në projekt ka qenë rrethi, i cili tani u largua.

https://www.facebook.com/pr0.z3/videos/309357202260594/

Continue Reading

Infrastrukturë

Rinovimi i Teatrit Kombëtar, projekti ende në fazat e hershme

Published

on

Ushtrimet e shfaqjet, aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, tash e dy vjet, po i realizojnë në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë.

Për shfrytëzimin e kësaj hapësire, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, paguan rreth 180 mijë euro në vit.

“Në hapësirat e Pallatit të Rinisë kemi edhe Teatrin e Kosovës, shuma është diku rreth 14 – 15 mijë euro, me të gjitha shërbimet që ofrohen”, tha Mrikë Gashi, kryeshefe ekzekutive e Pallatit të Rinisë, raporton ATV.

Kalimi në sallën e njohur si Salla e kuqe, nuk i ka pëlqyer qysh nga fillimi drejtorit të Teatrit, Kushtrim Sheremeti.

Ky thotë se është dashur të intervenohet disa herë në të, për shkak të kushteve të vështira.

“E kemi nisë këtë punë që mos me ndal teatrin… Ka qenë shumë sfiduese, por ja kemi dal që nga marsi e kemi pas edhe një rinovim. Edhe tash e kemi një rinovim e kemi çu tavanin ma lartë dhe i kemi ndërruar ulëset. Kemi krijuar kushte por nuk është optimalja por minimalja”, tha drejtori i Teatrit Kombëtar.

Aktorët do të vazhdojnë t’i mbajnë këtu aktivitetet edhe për një kohë, meqë ende nuk kanë nisur punimet për restaurimin e Teatrit.

Madje nuk dihet as kur do të fillojnë, meqë Ministria e Kulturës është në faza të hershme të projektit.

“Në lidhje me projektin e restaurimit dhe konservimin të Teatrit Kombëtar të Kosovës ju informojmë se tashmë është hartuar projekti zbatues për restaurim dhe konservim.

MKRS-ja këtë javë planifikon të hap procedurë e prokurimit për zbatimin e projektit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Vendimin për kalimin e përkohshëm në hapësirat e pallatit të rinisë, MKRS-ja, e kishte marrë në korrik të 2022-ës.

Këto hapësira shfrytëzohen për ushtrime edhe nga Trupa e Baletit dhe Operës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Uzbekistani njofton ndërtimin e qendrave të të dhënave të financuara nga Arabia Saudite

Published

on

Në një përpjekje për të forcuar sektorin e tij të IT (teknologjisë së informacionit), Uzbekistani do të ndërtojë dy qendra të dhënash ‘të gjelbra’ në kryeqytetin e tij, Tashkent, dhe një tjetër në rajonin e Bukhara, duke përfshirë një të ndërtuar në zonën e ‘Tashkentit të Ri’ – një distrikt i ri urban. që është planifikuar të strehojë 500,000 njerëz dhe të shtrijë 200 km2.

Arti i strategjisë së vendit “Uzbekistan – 2030”, ndërtimi është një bashkëpunim me DATAVOLT me bazë në Arabinë Saudite, një kompani teknologjike që është e specializuar në zhvillimin dhe funksionimin e qendrave të të dhënave.

Skema është planifikuar në tri faza, ku e para ka një kapacitet prej 10 MW.

Faza e parë e ndërtimit pritet të kushtojë 150 milionë dollarë, me DATAVOLT që planifikon të ndajë deri në 5 miliardë dollarë në projekte me bazë në Uzbekistan deri në vitin 2030.

Faza e dytë do të përfshijë ndërtimin e një impianti 250 MW në Tashkentin e Ri.

Faza e tretë synon të zgjerojë kapacitetin deri në 250 MW në Bukhara, që ndodhet rreth 600 km në jugperëndim të Tashkentit./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending