Connect with us

Aktuale

Marcus Fairs: Disa nga ndërtimet e fundit në Kosovë janë turpëruese e të tepërta

Published

on

“Prishtina më është dukur pak e shëmtuar por ka një sharm dhe gjallëri gjatë natës”- kishte deklaruar Marcus Fairs gjatë një interviste për Ndërtimi.info.

Turpëruese e të tepërta i ka konsideruar disa nga ndërtimet që janë bërë viteve të fundit në kryeqytet e në zonat në periferi, themeluesi dhe kryeredaktor i revistës prestigjioze të arkitekturës, “Dezeen”, Marcus Fairs, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare.

Marcus Fairs ka folur në një intervistë për Ndërtimi.info, për arkitekturën në Kosovë, mënyrën se si është ndërtuar Kosova këto vite, objektin të cilin ai e konsideron të denjë për të qenë pjesë e një artikulli të revistës “Dezeen” dhe vështirësitë që i ka pasur kjo revistë për ta ruajtur ndikimin që tashmë ka krijuar tek publiku.

I pari i revistës së famshme ndërkombëtare për dizajn e projektim, ka thënë se në fillim Prishtina i është dukur pak e shëmtuar, por që ka sharm e gjallëri. E të pamjaftueshëm e konsideron edhe kualitetin në arkitekturë, për të cilin thotë se nuk është paguar mjaftueshëm.

“Nuk është si qytetet e tjera të cilat i kam vizituar. Herën e parë kur e kam parë qytetin, të jem i sinqertë më është dukur pak i shëmtuar por ka një sharm dhe gjallëri gjatë natës, por gjithashtu mendoj se disa nga ndërtimet e fundit, janë turpëruese, në veçanti ato në periferi të qytetit. Duket sikur nuk është paguar mjaftueshëm për kualitetin në arkitekturë” deklaroi ai, në intevistën dhënë Ndërtimi.info, gjatë qëndrimit për Festivalin e Arkitekturës.

Fairs ka thënë se duhet t’i kushtohet më shumë kujdes mënyrës se si po bëhen ndërtimet, që sipas tij, janë më shumë se sa ato që qyteti i ka në plan.

“Nuk dua të tregohem i vrazhdë në lidhje me shtetin e juaj. Kosova ka shumë potencial por mendoj se duhet t’i kushtohet më shumë kujdes mënyrës se si po ndërtohet qyteti, ndërtesat po ngriten çdo ditë e më shumë, e disa prej tyre duket se janë më shumë se sa ato që qyteti i ka në plan. Një gjë tjetër me rëndësi është edhe t’i kushtohet më shumë kujdes kualitetit si dhe planifikimit në përgjithësi”, potencoi ai.

I pyetur se cili objekt meriton të jetë pjesë e një artikulli të revistës së tij “Dezeen”, ai ka zgjedhur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, e cila jo rrallë herë komentohet e vlerësohet ndërkombëtarisht për strukturën unike të saj.

Biblioteka Kombetare “Pjeter Bogdani”

“Dje vizituam Bibliotekën Kombëtare dhe ishte e mrekullueshme dhe interesante. E di se ka edhe shumë ndërtesa të tjera të ndërtuara në Kosovë, por nuk kam parë ndonjë tjetër në veçanti në qytet ta them të drejtën”, theksoi ai.

Të qenurit në majë të medieve të profilizuara përveç punës dhe përkushtimit kërkon edhe ndjekjen e të gjitha rrugëve alternative për të sjell produkte të cilat janë në hap me kohën. E sipas Fairs, çelësi që një media ta ruaj pozitën në të cilën është ngritur qëndron tek kreativiteti.

“Për një media të profilizuar është mjaft e vështirë që të rritet si media, por duhet të jesh kreativ gjatë tërë kohës. Për të patur sukses duhet të jeni shumë të informuar në lidhje me ndryshimet e fundit në internet dhe duheni të vini në mënyrë konstante me ide të reja. Të provoni gjëra të reja dhe t’i pranoni dështimet. Nuk është problem nëse i provoni gjërat dhe dështoni, për shkak se ato nuk shkojnë siç ju i keni planifikuar”, është shprehur themeluesi i “Dezeen”.

Për Ndërtimi.info Fairs tregoi fillimet e tij si gazetar dhe rrethanat në të cilat aso kohe zhvillohej ky profesion. Ai thotë se suksesi thelbësor për zhvillimin e një revisteje qëndron tek të prodhuarit vet, e jo tek postimi i lajmeve të gatshme “copy-paste”.

“Kur kam filluar punën isha i trajnuar për një formë tjetër të gazetarisë ndërsa tash është një praktikë më ndryshe. Tani faqe të caktuara në internet marrin lajme të gatshme copy and paste, nga njerëzit e tjerë. Është shumë e lehtë që t’i marrësh lajmet e gatshme dhe t’i ripostosh ato. Ne në Dezeen kurrë nuk e bëjmë një gjë të tillë, është një rregull për ne. Ne e zgjedhim një projekt, dërgojmë pyetje në lidhje me të dhe më pastaj i bëjmë tekstet vet”, ka thënë ai.

I pari i “Dezeen” ka treguar edhe për planet që i ka gjatë viteve të ardhshme dhe për zyrat e reja të kësaj revisteje, që do të ndërtohen në vende të ndryshme.

“Çmimi ishte diçka inovative, ndarjen e të cilit filluam ta bëjmë vitin e kaluar. Ne e kemi një zyrë në New York dhe po përpiqemi të ndërtojmë biznes në Amerikë. Po përpiqemi të hapim një zyrë në Shangai, në Kinë, dhe çdo herë jemi në kërkim të gjërave të reja të cilat mund t’i bëjmë”, tregon ai.

“Dezeen” është ndër revistat më me influencë dhe rëndësi nga bota e projektimit e dizajnit, me mbi 2.5 milionë vizitorë për muaj, sipas statistikave të kompanisë dixhitale “Alexa” të vitit 2017. Poashtu është faqja më e komentuar e dizajnit në botë. Kjo sipas jurisë së “Business Digital Editor”, në vitin 2015.

Kjo revistë brenda strukturës së saj gjithashtu drejton “Dezeen Jobs” dhe “Dezeen Awards”, programin e ri vjetor të çmimeve që identifikon arkitekturën enterierin dhe dizajnin më të mirë në botë.

Marcus Fairs në Kosovë kishte mbajtur një ligjëratë të hapur në hapësirat e “Kino Armatës”, në kuadër të edicionit të shtatë të Festivalit të Arkitekturës./Ndërtimi.info/

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending