Connect with us

Infrastrukturë

38 prona ‘atraktive’ jepen me qira për një vit nga AKP-ja  

Published

on

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënie të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës si në vijim: në rajonin e Prishtinës njëmbëdhjetë (11) asete, në rajonin e Pejës dymbëdhjetë (12) asete, në rajonin e Prizrenit dy asete (2) asete, në rajonin e Gjilanit pesë (5) asete dhe tetë (asete të ish Ndërmarrjes N.SH Metaliku në Gjakovë. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa dorëzimi dhe hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 06.07.2022 në zyrat rajonale respektive të AKP-së: Prishtinë, Gjilan, Pejë, dhe Prizren ndërsa për asetet e N.SH Metaliku në Gjakovë në Zyrën Qendrore të AKP-së-Njësia për Monitorim, Kontroll dhe Administrim Direkt.

Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe  ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.

Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.

Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.

Ofertat do të pranohen me 06.07.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi

veç e veç. në zarf të mbyllur, zarfet do të hapen 15 minuta pas dorëzimit, pra në orën 12:15, kurse ofertat përmes faksit ose postës elektronike nuk do të pranohen.

Të dhënat e detajuara për pronat, lëndë e ofertës mund të merren në Zyrën regjionale të AKP-së ku gjendet aseti për të cilin interesoheni.

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje shoqërore apo aset, klikoni në faqen e internetit të AKP-së: www.pak-ks.org, ku në rubrikën Shpallje gjinden listat e aseteve që do të lëshohen në shfrytëzim

Qiradhënia e aseteve të NSH-ve në Administrim Direkt

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,119  SHQ.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,119 SER.

QIRADHËNIE

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,35 SHQ.

https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,35 SER.

Infrastrukturë

Prokuroria Themelore në Gjakovë në aksion kundër shkatërruesve të mjedisit

Published

on

Një kamion transportues dhe një ekskavator janë sekuestruar për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një njoftimi për media, teksa ka bërë të ditur se në disa fshatra të Komunës së Rahovecit, është duke u degraduar ambienti për shkak të aktivitetit të tillë ilegal.

“Prokurori koordinator për hetimin e krimeve kundër mjedisit, Kastriot Memaj, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’ nga neni 338 i KPRK-së. Njëkohësisht, në koordinim me policinë, janë duke u ndërmarrë veprime aktive në drejtim të kapjes së kryesve të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se prokuroria mbetet e përkushtuar maksimalisht në luftimin e dukurive të tilla të kundërligjshme që degradojnë ambientin dhe u bëhet thirrje qytetarëve për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ura e Kukësit pritet të hapet më 1 qershor

Published

on

Segmenti tre kilometra i aksit Kukës-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit nga mbikalimi i Gostilit deri te ura e Kukësit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Plot tri javë iu deshën kompanisë koncensionare për vendosjen e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimin e njërit segment rrugor që lidh dy anët e Urës së Re me Rrugën e Kombit, ndërsa po punohet për përgatitjen për asfaltimin e segmentit tjetër rrugor në hyrje të Urës së Re.

Konstrukti metalik i urës së re mbi Drin, tashmë është pozicionuar në bazamentin përfundimtar të saj ndërsa po punohet për montimin e pjesëve dhe vendosjen e shtresave të nevojshme drejt përmbylljes së projektit dhe vënien në funksion të plotë brenda muajit qershor, e gatshme për sezonin e verës.

I gjithë trafiku i mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës dhe anasjelltas, përgjatë tri javëve u devijua në qytetin e Kukësit përmes tri hyrjeve dhe një dalje.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, nuk u shënuan incidente që kishin të bënin me pengesa në qarkullim për shkak të fluksit, ndërsa u arrit të mirëmenaxhohej siç duhet e me një orar të paracaktuar për mjetet e vogla dhe ato të transportit të mallrave.

Ura e Madhe lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending