Aktuale
Cilat programe mund të studiohen në Fakultetin e Ndërtimtarisë në UP?
Published
2 years agoon
Kjo është përmbajtja e programeve të studimeve që organizohen brenda Fakultetit të Ndërtimtarisë.
Programet e studimit
FAKULTETI I NDËRTIMTARISË
Niveli Baçelor/Studimet themelore | |||
Emërtimi i programit të studimit | Grada shkencore/ECTS | Përshkrimi i shkurtër i programit (maksimum 150 fjalë) | Linku në ueb faqe të fakultetit ku është i prezantuar programi, objektivat, lëndët, kohëzgjatja e studimeve, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit profesional etj. |
Konstruksione | BSc Konstruktiv, Ndërtimtari
180 ECTS |
Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina. Pra, përveç njohurive themelore në fushën e konstruksioneve Programi i Studimeve BSc Konstruktiv Studentëve ju ofron mundësi edhe të zhvillimit për komunikim, llogaritje, menaxhment si dhe njohuri tjera të përgjithshme. Programi i ofron studentëve mundësinë për t’iu përshtatur ndryshimeve teknologjike dhe ti bëjë ato të konkurrojnë si brenda tregut vendas ashtu dhe në nivel ndërkombëtar. Inxhinierët janë një figurë qendrore dhe përgjegjëse për projektimin, ndërtimin dhe funksionimin e një game të gjerë të projekteve të infrastrukturës. Ky program synon të sigurojë studentët me aftësitë e duhura teknike dhe të menaxhimit të procesit të ndërtimit në mënyrë efektive për të kontribuar në këtë mjedis dhe të përgatisë studentët për karrierën e tyre si inxhinier por dhe si kërkues të ardhshëm. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,58 |
Hidroteknikë | BSc Hidroteknikë, Ndërtimtari
180 ECTS |
Pasi që trendi i zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë është duke shënuar rritje atëherë si rezultat i zhvillimit të degëve të caktuara të ekonomisë dhe industrisë paraqitet edhe urbanizimi i përshpejtuar. Në të njëjtën kohë janë rritur kërkesat për resurse natyrore dhe sidomos për ujë. Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Programi i studimit BSc-Hidroteknikë – organizohet në gjashte semestra gjatë tre viteve akademike. Në çdo semestër studenti grumbullon 30ECTS, ndërsa pas përfundimit të studimeve gjithsej janë 180ECTS të grumbulluara. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,61 |
Gjeodezi | BSc Gjeodezi, Ndërtimtari
180 ECTS |
Programi i studimit BSc-Gjeodezi organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Gjeodezisë sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS. Bazat për zhvillimin e programit të studimit BSc Gjeodezi janë zhvillimi i shoqërisë, krijimi i njohurive më të reja shkencore në fushat e pajisjeve në tregun e punës, si dhe shërbimet profesionale për nevojat e tregut. Sikur në gjithë Botën, në Evropë ashtu edhe në vendin tonë trendët e zhvillimit në sektorin e gjeodezisë janë konkurrente dhe vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë mjaft të lartë sidomos në periudhën 15 – 20 vitet e kaluara. Hartimi Planeve Zhvillimore Urbane të qyteteve janë tregues të rritjes së kërkesave për matje gjeodezike, prodhime hartografike dhe sisteme të gjeoinformacioneve. Kohëve të fundit në vendin tonë ju jepet rëndësi dhe krijimit dhe zhvillimit të zonave ekonomike për të cilat kërkohen shërbimet gjeodezike. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,64 |
Inxhinieri e Ambientit | BSc Inxhinieri e Ambientit, Ndërtimtari
180 ECTS |
Programi i studimit BSc-Inxhinieri e Ambientit organizohet dhe zhvillohet nga Fakulteti i Ndërtimtarisë – Departamenti i Inxhinierisë së Ambientit sipas sistemit të Bolonjës – vlerësuar me peshën e krediteve ECTS. Sipas Programit Kombëtar të Shkencës, i cili ka identifikuar pesë prioritete kombëtare shkencore me qëllim që të krijohen kushte edhe për përgatitje të një programi sistematik arsimor hulumtues, “Burimet natyrore, energjia dhe mjedisi” zë vendin e parë në mesin e këtyre pesë prioriteteve. Kjo për arsye se, vendi është duke u përballur me shfrytëzim të pakontrolluar të burimeve natyrore, dendësi të madhe të popullatës dhe prani të aktiviteteve ekonomike me ndikim të madh në ambient. Ky program është i pari dhe i vetmi i kësaj lëmie në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, andaj dhe luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore që do të kontribuojnë në përmirësimin e ambientit. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,67 |
Programet e nivelit Master | |||
Emërtimi i programit të studimit | Grada shkencore/ECTS | Përshkrimi i shkurtër i programit (maksimum 150 fjalë) | Linku në ueb faqe të fakultetit ku është i prezantuar programi, objektivat, lëndët, kohëzgjatja e studimeve, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit profesional etj. |
Konstruksione | MSc Konstruktiv, Ndërtimtari
120 ECTS |
Programi i studimeve në Master i Shkencave për konstruksione, ka synim për të transformuar pozitivisht shoqërinë duke dhënë një kontribut të rëndësishëm duke influencuar politikat publike ku është përfshirë me ekspertizë dhe punë të stafit e studentëve në një sërë reformash me impakt në përmbajtjen e kohës si dhe reforma e arsimit të lartë. Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e inxhinierëve duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në inxhinierinë e ndërtimit dhe në të njëjtën kohë duke shtuar kompetenca më të veçanta për studentët me njohurit e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave të ndërtimeve, e që për arritjet e tyre nevojitet bashkëpunimi me shumë disiplina. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,59 |
Hidroteknikë | MSc Hidroteknikë, Ndërtimtari
120 ECTS
|
Pos kërkesave në rritje të furnizimit me ujë gjendjen e bëjnë edhe më të rëndë rritja e kërkesave të popullsisë duke u bazuar në rritjen e cilësisë së jetesës, kërkesat e shtuara për ujitje, shfrytëzimi i fuqisë së ujit për energji, urbanizimi i intensifikuar dhe ndryshimet klimatike. Për më shumë, pos kërkesës në rritje të sasisë së ujërave duhet pasur parasysh edhe ndotjen e vazhdueshme të tyre dhe degradimin e kualitetit të resurseve ujore. Rritja e kërkesës për ujë dhe degradimi i kualitetit të ujit paraqet një barrë të vazhdueshme për resurset ekzistuese ujore. Prandaj, është më se e nevojshme që këto resurse të shfrytëzohen në mënyre optimale dhe të jemi të përkushtuar në mbrojtjen e tyre.Të gjitha këto janë tregues të qartë se fusha e Hidroteknikës ka nevojë për personel të kualifikuar i cili do të ketë aftësi profesionale dhe shkencore për planifikimin optimal, projektimin dhe operimin e sistemeve të resurseve ujore. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,62 |
Gjeodezi | MSc Gjeodezi, Ndërtimtari
120 ECTS |
Niveli i studimit bazohet në një sfond specifik të studimeve me te thelluara se sa në nivelin bacelor, ku studentet mund te përfitojnë njohuri me te theksuara shkencore te bazuar ne hulumtim. Ne këtë modul do te ketë një dedikim me te larte për punën ekipore hulumtuese përmes projekteve te përbashkëta përmes grupeve te studenteve. Ky program i studimeve është pjesë integrale e zbatimit të misionit që ka institucioni, dhe ka objektivat për edukimin e kuadrove, duke u mbështetur në arritjet më të fundit shkencore në fushat e gjeodezisë, gjeoinformacionit dhe vrojtimit te Tokës nga hapësira. Gjithashtu do te fokusohet edhe ne aftësimin e studenteve me njohuritë e përgjithshme që lidhen me multi disiplinat dhe kompleksivitetet e fushave inxhinierike, si problemet globale te specifikuar nga Agjenda 2030 e synimit te zhvillimit e qëndrueshëm (SDG) | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,65 |
Study Programs
FACULTY OF CIVIL ENGINEERING
Bachelor Study level/ elementary study | |||
Name of Study program | Science degree/ECTS | Short description of study program (maximum 150 words) | Electronic web page link |
Construction | BSc Construction, Civil Engineering
180 ECTS |
The program offers students the opportunity to adapt to technological change and make them compete both domestically and internationally. Engineers are a central figure and responsible for the design, construction and operation of a wide range of projects of various categories. The market itself and the crisis that has involved it at the moment is a very complex challenge for finding new and effective solutions, both in an economic context and in the social, technological and environmental context. This program aims to provide students with the appropriate technical and construction process management skills to effectively contribute to this environment and prepare students for their careers as engineers but also as future researchers.
The study program of BSc-Structure is organizing in six semesters over three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. |
https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,58 |
Hydrotechnic | BSc Hydrotechnic, Civil Engineering
180 ECTS |
The study program of BSc-Hydrotechnic is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Hydrotechnic according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). Since the trend of continuous development of our country is marking growth then as a result of the development of certain branches of the economy and industry there is also accelerated urbanization. At the same time the demands for natural resources and especially for water have increased. In addition to increasing water supply demands, the situation is exacerbated by increasing population demand based on increased quality of life, increased irrigation demand, use of water for energy, intensified urbanization and climate change. Furthermore, in addition to the growing demand for water, their ongoing pollution and degradation of water quality must be taken into account. Increasing demand for water and degradation of water quality pose a continuing burden on existing water resources. Therefore, it is more than necessary that these resources are used optimally and we are committed to their protection. The study program of BSc-Hydrotechnic is organizing in six semesters for the three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,61 |
Geodesy | BSc Geodesy, Civil Engineering
180 ECTS |
The study program of BSc-Geodesy is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Geodesy according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). The bases for the development of the BSc Geodesy study program are the development of society, the creation of the latest scientific knowledge in the field of equipment in the labor market, as well as professional services for the needs of the market. As in the whole world, in Europe as well as in our country, the development trends in the geodesy sector are competitive and continue to develop with very high dynamics, especially in the period of the last 15-20 years. Increasing demand of the labor market for services in geodetic fields, respectively various measurements in urban and rural areas of Kosovo, make the scientific knowledge in these fields very actual. Also, the drafting of Urban Development Plans of cities are indicative of the growing demand for geodetic measurements, cartographic products and geoinformation systems. Even the economy in the private sector in the country gives positive growth indices and demand. Recently in our country importance is given to the creation and development of economic zones for which geodetic services are required. Being our country at an unsatisfactory level of development of all sectors, there is potentially the possibility of large investments of various entities for sectoral developments. Configuration of Kosovo, its assets, the relation towards the population always have enough potential for capital investments in many sectors such are: industry, transport, tourism, small economy – individual sector etc. The study program of BSc- Geodesy is organizing in six semesters for the three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,64 |
Environmental Engineering | BSc Environmental Engineering, Civil Engineering
180 ECTS |
The study program of BSc-Environmental Engineering is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Environmental Engineering according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). According to the National Science Program, which has identified five national scientific priorities in order to create conditions for the preparation of a systematic educational research program, “Natural resources, energy and environment” ranks first among these five priorities. This is because the country is facing uncontrolled use of natural resources, high population density and the presence of economic activities with a major impact on the environment. As a result, and especially the approach of unfair use of the environment in our country (coping with the interaction between human activities and their impact on natural resources, climate change, etc.) have led to the Faculty of Civil Engineering to offer a new program of bachelor level studies, Environmental Engineering. The study program of BSc-Environmental Engineering is organizing in six semesters for the three academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 180ECTS. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,67 |
Master study programs | |||
Name of Study program | Science degree/ECTS | Short description of study program (maximum 150 words) | Electronic web page link |
Construction | MSc Construction, Civil Engineering
120 ECTS |
The study program of MSc-Structure is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Structures according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). The study program offered by the FCE, for the level of Master studies (MSc) from the Construction department, involves advanced studies in the field of structures, related to the needs of the market economy and create opportunities for further deepening the knowledge for further studies at higher levels such as PhD. Moreover, updating and development of the study program for structures will be supported by the demands and needs of the labor market not only at the national level but also abroad, at the level of Europe and beyond, therefore the updating of the program is based in many Higher Education Institutions at regional and European level. This program aims to provide students with the appropriate management skills for technical and construction process to effectively contribute to this environment and prepare students for their careers as engineers but also as future researchers. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,59 |
Hydrotchnic | MSc Hydrotchnic, Civil Engineering
120 ECTS |
The study program of MSc-Hydrotechnic is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Structures according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). Given that the trend of continuous development of our country is continuously growing then as a result of the development of certain branches of the economy and industry there is also evident the accelerated urbanization. At the same time, the demand for natural resources, especially for water has increased. In addition to increased water supply demands, the situation is deteriorated by increased population demands based on increased quality of life, increased irrigation demand, use of water for energy, intensified urbanization and climate change. Moreover, in addition to the increased water demand, we must also take into account water continuous pollution and degradation of the water quality resources. Increasing demand for water and degradation of water quality pose a continuous challenge on existing water resources. The study program of MSc- Hydrotechnic is organizing in four semesters for the two academic years. In each semester the student accumulates the 30ECTS, when after the completion of studies, the total accumulate credits is 120ECTS. | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,62 |
Geodesy | MSc Geodesy, Civil Engineering
120 ECTS |
The study program of MSc-Geodesy is developed and organized by the Faculty of Civil Engineering – Department of Structures according to the Bologna system – rated by the weight of ECTS credits ECTS (European Credit Transfer and Accumulation System). The level of study is based on a specific background and more in-depth studies than at the bachelor level, enabling students to gain advanced scientific knowledge based on research and innovation. This study program demands a higher dedication to research, teamwork, and joint projects by groups of students. The MScG study program is an integral part of implementing the institution’s mission. Its objectives include the education of engineers, drawing on the latest scientific achievements in the fields of geodesy, geoinformation, and Earth observation from space. It will also focus on educating students in general knowledge, multi-disciplines, and the complexities of engineering fields, as the global problems specified by the 2030 Agenda for Sustainable Development Goals (SDG). | https://fn.uni-pr.edu/page.aspx?id=2,65 |
You may like
Aktuale
Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?
Published
4 months agoon
July 25, 2024Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.
Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.
Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.
Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.
Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.
Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…
Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi
Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.
Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.
Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.
“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.
Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.
“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.
Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.
“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi
Aktuale
Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë
Published
4 months agoon
July 24, 2024Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.
Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.
Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.
Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.
Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.
Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.
Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.
Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.
Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.
“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi