Connect with us

Infrastrukturë

7 milionë euro do të ndajë BE-ja për “Autostradën e Paqes” Prishtinë-Merdarë

Published

on

Bashkimi Evropian nëpërmjet WBIF (një platformë e përbashkët financiare e Komisionit Evropian, organizatave financiare, shteteve anëtare të BE-së, që synon investimet e sektorëve publikë dhe privatë në rajonin e Ballkanit) ka publikuar së fundmi një listë projektesh prioritare.

Projektet që janë miratuar për financim në Ballkan janë 6 projekte autostradash të përqendruara kryesisht në segmentet e Autostradës së Mesdheut (adriatiko-joniane) ku përfshihet Kosova dhe Shqipëria.

Sipas dokumentit, gjatësia e autostradave që do të financohen nga BE në Ballkan është gjithsej 123 kilometër, ndërsa kosto totale e ndërtimit është 1.2 miliardë euro ose rreth 10 milionë euro për kilometër.

Një nga këto segmente është në Shqipëri pjesë e “Autostradës Adriatiko Joniane”.

Sa i përket projektit të autostradës Prishtinë-Merdarë Bashkimi Evropian ka miratuar për të ndarë nga fondi vetëm 7 milionë euro që ta financoj pjesën shtesë të ndërtimit të rrugës.

Kjo autostradë përfshin seksionin rrugor Prishtinë-Merdarë E80/R7, i cili vazhdon për në Serbi, nëpërmjet Nishit, dhe më pas në vendet e Detit të Zi, si dhe në Shqipëri, deri në Portin e Durrësit në Adriatik.

E njohur edhe si ‘Autostrada e Paqes’, kjo ndërlidhje rrugore ka një rëndësi të madhe për transportin e mallrave dhe pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor duke qenë rruga më e shkurtër e rajonit nga porti i Durrësit në Evropën Juglindore dhe Qendrore si dhe në Detin e Zi.

Bashkimi Evropian, përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, ka qenë instrumental në identifikimin e nevojave për investime si dhe financimin e përgatitjes së dokumentacionit teknik për zgjerimin e infrastrukturës ekzistuese në një autostradë të dyfishtë 23 km të gjatë nga Prishtina në pikën e kalimit kufitar në Merdare.

Një grant shtesë prej 4.2 milionë euro i BE-së është ndarë për përgatitjen e dosjeve të tenderit dhe mbikëqyrjen e punimeve, në kuadër të paketës së Axhendës së Lidhshmërisë në vitin 2018.

Kjo e sjell kontributin e BE-së në këtë projekt në më shumë se 5 milionë euro të kontraktuara në katër vitet e fundit. Financimi shtesë i grantit të BE-së është parashikuar për fazën e ndërtimit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Infrastrukturë

Delta e paprekur e Vjosës kërcënohet nga turizmi masiv

Published

on

40 shkencëtarë të huaj dhe nga Shqipëria u bënë bashkë në javën shkencore të Deltës së Vjosës, për të vlerësuar biodiversitetin e zonës, e cila aktualisht po kërcënohet nga turizmi masiv.

Gjatë kësaj jave shkencëtarët nga Shqipëria, Austria, Bullgaria, Greqia dhe Italia mblodhën të dhëna për deltën “e paeksploruar pjesërisht dhe të paprekur të Vjosës”.

“Nga studimi i peshqve, gjitarëve, shpendëve, bimësisë, insekteve dhe deri te monitorimi i përpiktë i cilësisë së uji dhe mikroplastiës, çdo vrojtim i kësaj ekspeditë synon të zbulojë rëndësinë ekologjike të kësaj zone dhe të advokojë për përfshirjen e tij në Parkun Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës (WRNP) në përputhje me standartet e IUCN-së”, thuhet në njoftimin zyrtar, shkruan Citizens.al

Sipas një studimi i realizuar nga Euronature dhe Riverwatch, delta e Vjosës është një nga deltat e pakta të paprekura në mesdhe.

Nga 258 deltat dhe grykëderdhjet e lumenjve të vlerësuara në rajon, vetëm 4% e tyre janë në gjendje të mirë.

Delta e Vjosës përbëhet nga një zonë bregore dhe një deltë detare, aktualisht pjesë e Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro – Nartë.

Rizonimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri i uli kategorinë e mbrojtjes të gjithë sistemit ligatinor të Deltës së Vjosës, ku mori statusin “Peizazh i Mbrojtur Pishë Poro – Nartë” (kategoria V), nga “Rezervat Natyror i Menaxhuar” (Kategoria IV). Sipërfaqja e këtij ekosistemi u zvogëlua me 5,551.7 ha: nga 21,238.0 ha u bë në 16,124.61 ha. Sa i përket Vjosë-Nartës, pjesë e Deltës, sipërfaqja ku sot po ndërtohet aeroporti u hoq tërësisht nga harta e zonave të mbrojtura.

Ndryshimi i statusit, ngrinin alarmin ekspertët mjedisorë, një vit më parë, mund të çojë në betonizimin e një prej zonave më të rëndësishme për biodiversitetin.

Kërkesa e shkencëtarëve është që delta e lumit Vjosë të përfshihet në Parkun Kombëtar të Vjosës të shpallur si i tillë në mars 2023, pas një betejë të gjatë. Po ashtu shkencëtarët kërkojnë të ndalohen projektet si aeroporti i Vlorës apo ndërtimet e resorteve luksoze në një zonë me biodiversitet të rrallë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit

Published

on

Edhe pse në kontratën e nënshkruar është përcaktuar se punimet do të kryhen brenda 125 ditëve, punimet për ndërtimin e urës në afërsi të Liqenit të Badovcit, që lidh Prishtinën me Gjilanin, kanë ngecur.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, punimet në urën e cila është bllokuar për qarkullim që nga fundi i muajit prill të vitit 2023, janë ndalur që nga 06.03.2024, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit.

“Ju informojmë se që nga data 06.03.2024 në këtë projekt nuk ka aktivitete të punimeve për shkak të nivelit të lartë të Liqenit të Badovcit, që pamundëson fillimin e pozicioneve të punimit të pilotave të themeleve” – kanë thënë nga MMPHI për Kallxo.com.

Sipas tyre, aktualisht ministria është në fazën “e aprovimit të ndryshimeve të bëra në projekt”.

“Duke marrë parasysh që nuk mund të ndikojmë në uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit, atëherë kemi filluar menjëherë shqyrtimin e disa mundësive tjera për fondimin e pilotave dhe themeleve. Për këtë është dashur që të bëhen disa ndryshime në projekt. Tani jemi në fazën e aprovimeve të këtyre ndryshimeve në mënyrë që të fillojmë sa më shpejtë ndërtimin e urës” – vazhdon përgjigja e Ministrisë.

Kontrata për “Ndërtimi i urës në rrugën nacionale N25.2, segmenti Prishtinë – Gjilan, lokacioni te Liqeni i Badovcit” është nënshkruar me 10.01.2024, më shumë se gjashtë muaj që nga bllokimi i urës për shkak të rrezikut.

Vlera e kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese “Dreni Inginiering” është 468 mijë e 522 euro. Në kontratën e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe “Dreni Inginiering” thuhet se punimet do të kryhen në afat prej 125 ditëve.

Duke llogaritur datën e nënshkrimit të kontratës 10.01.2024 dhe 125 ditëve të përcaktuar, i bie që punimet të përfundojnë në mesin e muajit maj 2024. Por në teren punimet kanë ngecur. Aktualisht është demoluar vetëm ura e vjetër.

Ura e re pritet të jetë 38 metra e gjatë, me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse.

Në fund të muajit prill 2023, MMPHI ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik.

Më 17.05.2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka asfaltuar rrugën alternative tek ura e Liqenit të Badovcit për qarkullim të veturave, deri në ndërtim të urës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending