Connect with us

Aktuale

Prishtina shpallet si qyteti më transparent nga KDI

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me mbështetjen financiare të SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillimin e Republikës Sllovake dhe në bashkëpunim me Transparency International Slovakia, lansoi Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2021. Indeksi historik në këto matje ishte pasuruar me 46 indikatorë të rinj dhe dy politika publike, duke rritur kështu numrin e treguesve nga 41 në 87 sosh, të ndarë në tetë shtylla të qeverisjes si 1) transparenca e komunave në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, 2) transparenca buxhetore, 3) transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, 4) përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, 5) qasja në dokumente publike, 6) përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, 7) menaxhimi i pronës komunale, si dhe 8) ndërmarrjet dhe organizatat publike në pronësi të komunave.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se “përkundër rritjes prej 112% të indikatorëve matës, komunat e Kosovës kanë arritur një transparencë të përgjithshme prej 56% në politikat e përzgjedhura”. Për më shumë, edhe pse viti 2021 ishte një vit i zgjedhjeve lokale, për dallim nga viti 2017 kur për shkak të zgjedhjeve ishte neglizhuar transparenca komunale, Indeksi tregon se në vitin 2021 kishte një rritje të transparencës duke krahasuar indikatorët e njëjtë me ata të vitit paraprak. Viti 2021 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në prokurimin publik në nivel komunal. Kjo paraqet një rritje prej rreth 13% krahasuar me shtatë indikatorët e njëjtë të shtyllës – nga një mesatare prej 57% në 2020, në 70% në 2021. Një rritje prej 9% është shënuar edhe në transparencën buxhetore në të shtatë indikatorët e njëjtë nga 64% në 2020 në 73% në 2021.

Metushi-Krasniqi shtoi se indeksi thekson nevojën e angazhimit të pushtetit lokal në rritjen e transparencës në lidhje me ndërmarrjet dhe organizatat publike, krijimin e instrumenteve për mbrojtjen e integritetit dhe raportimin e sjelljeve joetike. Po ashtu, ajo potencoi nevojën për përditësimin e planeve të integritetit në komunat e Kosovës, si dhe një përkushtim më të madh për pjesëmarrjen e publikut në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes së nivelit lokal. Për më tepër, shqetësues mbetet fakti që kemi katër komuna me rezultat minimal nën 10 pikë, të cilat, rrjedhimisht nuk japin llogari ndaj qytetarëve, si dhe ndikojnë negativisht edhe në rezultatet përmbledhëse të politikave dhe në rezultatin e përgjithshëm të Indeksit. Ndërsa, në mungesë të bordit të OSHP-së, nuk ka qenë e mundur analizimi dhe matja e katër indikatorëve që ndërlidhen me vendimet e këtij institucioni.

Indeksi i transparencës në qeverisjen lokale për vitin 2021 e rendit komunën e Prishtinës si qytetin më transparent me 82.02 pikë nga 100, në 87 treguesit e matur, pasuar nga komunat e Rahovecit (80.97 pikë), Gjakovës (80.27 pikë), Mitrovica e Jugut (79.52 pikë), Lipjan (78.72 pikë), Ferizaj (78.08 pikë), Kaçanik (76.22 pikë), Pejë (75.87 pikë), Drenas (72.10 pikë) dhe Podujeva (72.04 pikë).

Gjithashtu, me këtë rast, KDI lansoi edhe platformën digjitale www.transparenca-komunale.org ku publiku dhe institucionet mund të shohin në detaje performancën komunale për secilin indikator.

Në vazhim, Michal Pisko nga Transparency International – Slovakia theksoi që “TI – Sllovakia ka qenë aktive në nivel komunal për më shumë se 20 vjet, duke përfshirë renditjen e transparencës të 100 qyteteve më të mëdha dhe tetë rajoneve sllovake që nga viti 2010. Këto vlerësime janë veçanërisht efektive në ofrimin e komenteve për përfaqësuesit komunal, si dhe rritjen e angazhimit publik. Kjo natyrë konkurruese gjithashtu i motivon komunat të rrisin transparencën dhe të frymëzohen nga praktikat më të mira të përdorura nga fqinjtë e tyre”.

Niveli i qasjes në informacion është thelbësor për ekspozimin e praktikave të paqarta dhe për t’i mbajtur përfaqësuesit komunalë llogaridhës. Por, ndonëse këto matje janë shumë efektive në përmirësimin e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut, ato nuk mund të masin vet korrupsionin dhe klientelizmin.

Në Sllovaki, matja e transparencës në nivel lokal ka rezultuar një përmirësim të ndjeshëm në mbikëqyrjen publike. Ky ndikim pozitiv çoi në prezantimin e projektit në vende të tjera, si Ukraina dhe Moldavia, ku gjithashtu projekti u tregua efektiv. “Sigurisht, metodologjia e përbashkët do të kontribuojë në hapjen dhe angazhimin publik edhe në komunat e Kosovës,” tha në fund Michal Pisko, drejtor i TI – Slovakia.

KDI inkurajon të gjitha komunat të rishikojnë mangësitë e tyre në këtë indeks për vitin 2021 dhe të përqendrohen në rritjen e transparencës në të gjitha shtyllat në vitin 2022.

Raporti i plotë mund të gjendet në linkun si në vijim: INDEKSI I TRANSPARENCËS PËR QEVERISJEN LOKALE 2021

*Indeksi i transparencës në qeverisjen lokale për vitin 2021 është zhvilluar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) / Transparency International Kosova përmes grantit nga SlovakAid – Asistenca Zyrtare për Zhvillim e Republikës Sllovake.

Aktuale

Eurostat: Shqiptarët më punëtorët në Evropë, por me paga me të ulëta

Published

on

Shqiptarët punojnë me orë më të gjata pune krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, megjithëse paguhen më pak.

Sipas të dhënave nga Eurostat, një javë e zakonshme pune për personat e moshës 20-64 vjeç në BE është mesatarisht 37.5 orë, ndërsa për shqiptarët rreth 43.7 orë në javë.

Konkretisht, shqiptarët punojnë një ditë më shumë se vendet e BE-së ose 6 orë më tepër në javë.

Pavarësisht këtij fakti, orët e zgjatura të punës në Shqipëri nuk përkthehen me paga më të larta, pasi aktualisht vendi ynë ka nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon dhe Europë, gati dyfish më pak se Serbia e Mali i Zi dhe ndjeshëm më pak se Bashkimi Europian.

Kjo tregon një mospërputhje të qartë midis orëve, pagës apo edhe produktivitetit të punëtorëve.

Direkt pas vendit tonë renditet Serbia, ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, Greqia ka përqindjen më të lartë të punëtorëve me orar të zgjatur, rreth 11.6%, e ndjekur nga Qiproja 10.4% dhe Franca 10.1%.

Orët e zgjatura të punës në Greqi lidhen edhe me normën më të lartë të papunësisë, e si rrjedhojë orët shtesë të punonjësve aktivë i referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend.

Holanda ka javën më të shkurtër të punës me rreth 33.2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35.3 dhe Danimarka me 35.4 orë.

Duke qenë se Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon me një normë prej 36%, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me nivelin e lartë të vetëpunësimit dhe punën e fundjavës.

E njëjta gjë vlen edhe për shumicën e shteteve të Bashkimit Evropian, ku 29.3% e të vetëpunësuarve punonin me orë të gjata krahasuar me të punësuarit, të cilët përbënin 3.6% e totalit.

Në Shqipëri administrata publike është ajo që punon më pak, me rreth 38.8 orë në javë, ndërsa punëtorët e sektorëve të prodhimit dhe ndërtimit punojnë më tepër.

Ndërsa në BE, orët e gjata të punës ishin më të zakonshme në mesin e punonjësve të kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me 27.5% dhe menaxherëve me 21.9%./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

BE do të jap 1 miliard euro ndihmë financiare për mbrojtjen sociale në Liban

Published

on

Gjatë vizitës së saj në Bejrut, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e shoqëruar nga Presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides, diskutuan sfidat e rëndësishme të brendshme dhe rajonale me të cilat përballet Libani dhe se si BE-ja mund ta mbështesë më mirë vendin dhe njerëzit.

Ajo njoftoi se BE-ja do të ofrojë një paketë ndihme financiare për Libanin me vlerë 1 miliard euro për 2024-2027.

Kjo mbështetje e vazhdueshme e BE-së do të forcojë shërbimet bazë si arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti për njerëzit në Liban. Ajo do të shoqërojë reformat urgjente ekonomike, financiare dhe bankare. Për më tepër, Forcat e Armatosura libaneze dhe forcat e tjera të sigurisë do t’i ofrohet mbështetje me pajisje dhe trajnime për menaxhimin e kufirit dhe për të luftuar kundër kontrabandës.

Vizita e Presidentes von der Leyen në Liban vjen pas takimit të posaçëm të Këshillit Evropian më 17-18 prill, ku Këshilli konfirmoi vendosmërinë e BE-së për të mbështetur njerëzit më të cenueshëm në Liban, duke përfshirë refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe komunitetet pritëse, si si dhe forcimin e mbështetjes për Forcat e Armatosura libaneze, luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës. Këshilli Evropian ripohoi gjithashtu nevojën për të arritur kushte për kthime të sigurta, vullnetare dhe dinjitoze të refugjatëve sirianë, siç përcaktohet nga UNHCR./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

Published

on

Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro, shkruan Insajderi.

Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending