Connect with us

Infrastrukturë

Ndotja e lumit në Graçanicë bëhet me kimikatet e fabrikës së pronarit të panjohur nga Hajvalia!

Published

on

Ndotja e lumit Graçanka me kimikatet nga fabrika e pronarit të panjohur nga vendi i afërt, Hajvalia, është bërë një problem madhor për banorët e Komunës së Graçanicës, i cili duket se nuk ka zgjidhje.

Qytetarët e Graçanicës, me të cilët biseduam, si dhe ekspertët e fushës të mbrojtjes së mjedisit konsiderojnë se edhe qytetarët e pandërgjegjshëm janë ndotës, të cilët hedhin mbeturinat skaj lumit dhe rrugëve lokale.

Përveç metaleve të rënda dhe helmeve që pas shirave të rrëmbyeshëm derdhen nga llumi në lumin Graçanka, sipas ekspertëve më eminent nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, për vite më radhë në të derdhen edhe mbetjet kimike me përbërje të panjohur nga një fabrikë po ashtu e panjohur nga vendi i afërt, Hajvalia, shkruan Kallxo.com.

Për vite më radhë në Graçankë derdhet uji me një ngjyrë të çuditshme, ndërsa me paraqitjen e temperaturave të larta skaj lumit nëpër Laplasellë dhe Preocë ndjehet një erë e pakëndshme.

Banorët e Komunës së Graçanicës: Era nga Graçanka, e padurueshmePër shkak të bashkëpunimit të pamjaftueshëm të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Qeverisë së Kosovës, problemi vetëm po rritet.

Shërbimi i inspektoratit i Komunës së Graçanicës nuk mund të bëjë kontrollim në Hajvali, e cila i takon Komunës së Prishtinës, ndërsa qytetarët më nuk e dinë ku të drejtohen.

“Në vend të zhurmës së ujit dhe freskisë nga ky “ish lum”, tash shpërndahet vetëm një erë e tmerrshme.

Parcelat që shtriheshin përgjatë brigjeve të lumit dikur ishin më të mirat, tani janë të pamundura për një jetesë normale.

Takimet në oborre me një filxhan kafe dhe bisedat në orët e mbrëmjes janë të pamundura për shkak të erës së pakëndshme që të zë frymën.

Dikur banorët e Laplasellës dhe Preocit i ujitnin bahçet, pemishtet dhe arat nga Graçanka, gjë që sot është e paimagjinueshme.

Lumi, shtrati i të cilit nuk mund të dallohet për shkak të ngjyrës së ujit, që nganjëherë është krejt i bardhë, e nganjëherë ngjyrë hiri ose kafe, në rrjedhën e saj sjell rrezik, shëmti dhe erë të pakëndshme në vend të jetës”, thotë për Graçanica Online, Dragana Karaxhiq nga Laplasella, shtëpia e së cilës gjendet në afërsi të lumit./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending