Connect with us

Infrastrukturë

ATK: Do të tatimohen punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë

Published

on

Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar që të përmirësojë qasjen e saj në menaxhimin e rreziqeve të përmbushjes tatimore, për të siguruar që përpjekjet për përmbushje të adresojnë rreziqet kryesore, që e përbëjnë pjesën më të madhe të hendekut tatimor.

Plani për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë po vazhdon të implementohet, ku përmes këtij plani ATK do të kryejë aktivitete intensive me qëllim të identifikimit të personave, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas legjislacionit tatimor.

Me fokus të veçantë, do të identifikohet veprimtaria ndërtimore, siç është ndërtimi i lartë dhe i ulët, grupet punuese dhe personat fizikë në kuadër të veprimtarisë së ndërtimtarisë, si: muratorët, armaturë punuesit, betonime, gërmimet e dheut, punuesit e kulmeve, prodhimi dhe montimi i dyerve dhe dritareve, elektricistët, instaluesit e ujit dhe ngrohjes qendrore, montuesit e parketit/laminatit, montuesit e qeramikës, suvatuesit – fasada, prodhimi dhe montimi i olluqeve, rrethojave të ballkoneve, shkallëve dhe rrethojave të oborreve nga metalet e ndryshme dhe druri, etj.

Në fokus të veçante po ashtu do të jenë edhe personat fizik që kanë dhënë token për ndërtim (kompensimet, banesa, lokale, parkingje) dhe ndërlidhja me obligimin e tyre tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Infrastrukturë

Prezantohet plani për tregun e ri në Prishtinë

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar para përfaqësuesve të Tregut në kryeqytet, gjithë planin e detajuar të hapësirave të tregut ku ata do të shesin produktet e tyre, e që është një ambient shumë më i përshtatshëm, super modern për vetë shitësit dhe blerësit.

“Treg i ri, modern me kushte shumë më të përshtatshme për tregtarët e blerësit. Së shpejti fillojmë me punimet në realizimin e projektit.”, deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Ministria e Bujqësisë do të investoj 300 mijë euro në ndërtimin e Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës

Published

on

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj deklaroi se 300.000 euro do të jetë shuma me të cilën do të investoj Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për Komunën e Suharekës

“Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes në Komunën e Suharekës” – është projekti i cili do të investohet, dhe për këtë nënshkruam me Ministrin Faton Peci memorandumin e mirëkuptimit për të cilin jam falënderues dhe mirënjohës.”, deklaroi kryetari Muharremaj./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Fatura milionëshe për “Arkitektin e Kryeqytetit”, reagon Përparim Rama

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pasi partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, publikoi një faturë të Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1,048,950.00, si e paguar nga Komuna e Prishtinës.

Sipas Ramës, kjo faturë e përgjithësuar është plasuar në publik e pakompletuar.

Sepse, siç thotë ai, ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit.

“Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake” – ka shkruar Rama duke bashkangjitur edhe fatura tjera në rrjetin social “Facebook” më 10.05.2024.

Dëshirojmë të sqarojmë për opinionin publik se ajo faturë e përgjithësuar i ka edhe katër fatura mbështetëse ku është detajizuar secili cent i shpenzuar për shërbimet e ofruara sipas kontratës së nënshkruar me Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit. Të gjitha këto fatura i ka pasur në dispozicion Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por ai qëllimisht nuk i ka postuar për të krijuar opinion të rrejshëm të keqmenaxhimit të parasë publike dhe për t’a shndërruar një shërbim profesional në temë për përfitime politike në mënyrë dinake.

Për qëllime të transparencës së plotë, po e bashkangjesim faturën e përgjithësuar bashkë me faturat mbështetëse.

E lusim publikisht Shefin e Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të mos keqinformojë publikun dhe të mos ndërtojë opinion të rrejshëm për qëllime politike.

Në fund, e informojmë publikun se Shefi i Grupit të Asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare me datën 02 maj 2024. Organet e Kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës me datën 08 maj 2024, brenda afatit ligjor të paraparë, dhe i kanë dërguar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.”, deklaroi kryetari Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending