Connect with us

Infrastrukturë

Pas 40 vjetësh disa tokave bujqësore të Kosovës u rikthehet sistemi i ujitjes

Published

on

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka vënë në prioritet avancimin e sistemit të ujitjes, duke pasur parasysh se përmes investimeve në këtë sistem ndikohet funksionimi dhe zhvillimi i sektorit të bujqësisë. Për këto investime që planifikohen të realizohen në sistemin e ujitjes ka treguar sot Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci gjatë vizitës në Komunën e Gjakovës, ku ka parë nga afër investimet e realizuara në rehabilitimin e sistemit të ujitjes Radoniqi – Dukagjini.

“Pas më shumë se 40 viteve fshatrat Doblibar dhe Bardhasan të Komunës së Gjakovës dhe fshatrat Petrovë, Trepetnicë e Shpinadi të Komunës së Prizrenit kanë qasje në sistem të ujitjes. Në Komunën e Rahovecit është realizuar rehabilitimi i sistemit të ujitjes, i cili përfshin fshtatrat Gexhë, Radost, Ratkoc, Denjë Dobridol, Polluzhë, Qifllak dhe Kramovik me një sipërfaqe rreth 1,300 ha duke përfshirë këtu edhe mbrojtjen e gypit transit nëpër të cilin kalon Drini i Bardhë dhe furnizon me ujë fshatrat e këtij nënsistemi. E deri më tani kemi investuar 4,074,000 Euro në sistem të ujitjes, ku sipërfaqja e pajisur me ujitje deri më tani arrin 7,750ha”, ka treguar Ministri Peci, duke shtuar se numri i fermerëve përfitues që do të kenë qasje në shërbime të ujitjes do të jetë 10,754.

Ndërkaq, përmes rehabilitimeve të kryera në infrastrukturën ujitëse, sigurohet qëndrueshmëri dhe funksionim i sistemit edhe për 40 vitet e ardhshme.

Ndër tjerash, ai ka treguar se MBPZhR-ja përmes financimit nga BE-ja me 10 milionë euro të Programit IPA 2020 do të vazhdojë me rehabilitimin dhe modernizimin e sistemit duke e zhvilluar sistemin automatik të menaxhimit (SCADA), për te rritur efikasitetin e shfrytëzimit të ujit dhe të rrisë prodhimtarinë bujqësore, duke i ulur kostot e prodhimit.

Ministri Peci ka treguar se përmes këtij investimi do të zgjerohet  sipërfaqja ujitëse me 3,200 ha shtesë në nën-sistemin Radoniqi dhe 1000 ha shtesë në nën-sistemin Dukagjini.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka planifikuar që të investojë rreth 2.3 milionë euro në sistemin  e ujitjes dhe për këtë qëllim iu është drejtuar përmes shkresës zyrtare të gjithë Kryetarëve të Komunave në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që t’i përkrahin ato me zhvillim të sistemit të ujitjes./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Published

on

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës -Infrakos Sh.A, ka hap tender për deizajnimin e linjave hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Peje dhe Klinë-Prizren.

Sipas dosjes së tenderit tëpublikuar sot në platformën online E-Prokurimi Infrakos i ka i ka paraparë 2 milionë euro  për shërbime inxhiniere për ndërtimin e punëve civile inxhiniere, shkruan Indeksonline.

Karakteristikat kryesore teknike të linjës hekurudhore janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në dosje thuhet se linja hekurudhore Fushë Kosovë – Pejë dhe Klinë-Prizren ka pësuar dëme të konsiderueshme gjatë periudhës 1990-1999. Niveli i mirëmbajtjes së rregullt gjatë të njëjtës periudhë u reduktua në minimum, duke rezultuar në gjendjen aktuale nën-standard të linjës. Seksioni Fushë Kosovë – Klinë mund të operohet me shpejtësi maksimale 60 km/h, ndërsa pjesa Klinë-Pejë me shpejtësi maksimale 70 km/h. Seksioni Klinë-Xërxë mund të operohet në një shpejtësi maksimale prej 40 km/h, ndërsa seksioni Xërxë-Prizen është jashtë operimit për shkak të gjendjes së keqe të linjës. Seksioni Xërxë – Prizren (me një gjatësi prej 27 km) është jashtë funksionit.

Linjat hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren kanë qenë një bartës i zhvillimit ekonomik, duke i shërbyer në këtë mënyrë transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Në këtë linjë hekurudhore ka qarkulluar një numër i madh i trenave të udhëtarëve dhe mallrave, duke lidhur kështu Pejën e Prizrenin dhe pjesët tjera të Kosovës jugperëndimore me nyjën qendrore hekurudhore të Fushë Kosovës.

Një nga objektivat e vendosur në Strategjinë Kombëtare të Transportit Multimodal (2015-2025) është krijimi i lidhjeve me rrjetin evropian të transportit dhe ofrimi i një rrjeti hekurudhor me prioritet që lidh portet e transportit me zonat e rritjes potenciale ekonomike. Linja Hekurudhore 10 dhe Linja Lindje-Perëndim (përfshirë linjën e planifikuar hekurudhore (Kosovë-Shqipëri) janë pjesë e këtij rrjeti hekurudhor me prioritet./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për Deçanin

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjatë mandatit të tij deri më sot ka investuar mbi 14 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunën e Deçanit.

Durmishi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se “në kuadër të nënshkrimit të memorandumeve të sotme, tani jemi në Deçan, të cilën komunë po e financojmë shtesë edhe me 400 000 euro”.

“Projektin të cilin jemi duke e bashkëfinancuar është: Zgjerimi i rrugës, urave dhe strukturave nga Deçani dalja për Pejë, segmenti Lëbush – Qendra e Strellcit”, ka treguar Durmishi./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

E vetme, në karrocë, banon në katin e tretë pa ashensor

Published

on

Duke qenë me aftësi të kufizuara dhe duke jetuar vetëm, Sabina Lloqani nga Prishtina, thotë se i është vështirësuar jetesa për shkak se kompleksit të saj banesor i mungon ashensori, raporton Radio Evropa e Lirë/

Ajo thotë se ka nevojë për një asistent, të cilin nuk po mund ta angazhojë me pensionin e vogël që ia jep shteti.

https://www.evropaelire.org/a/sabina-lloqani-vetme-karroce/32922105.html

Continue Reading

Trending