Connect with us

Tech

Në mungesë të punëtorëve, kompania merr robotë që mbledhin deri në 25,000 mjedra në ditë

Published

on

Një kompani ka vendosur që robotët e saj të mbledhin mjedra në dy vende në Portugali.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, robotët autonomë kanë katër “krahë” për të mbledhur, duke përdorur teknologjinë e sensorëve.

Dhe tani puna është duke vazhduar për të rritur shpejtësinë e mbledhjes së mjderave, duke synuar që secili robot të mbledhë 4 kilogramë fruta në orë ose më shumë se 25,000 mjedra në ditë.

Ndryshe, vlerësohet se norma mesatare e “mbledhjes së një njeriu” është prej 15,000 në një ditë pune standarde tetë-orëshe.

E lançuar në vitin 2016, Fieldwork u krijua për të zhvilluar dhe komercializuar robotë autonome për të mbushur boshllëqet e produktivitetit dhe për të punuar së bashku me njerëzit.

Grupi aktualisht ka dy lloje robotësh të tillë: një vertikale që mund të përshtatet për një shumëllojshmëri të bimëve frutore dhe një platformë horizontale që mund të vendoset në mjedise të shumta bujqësore pa mbikëqyrjen njerëzore.

Madje, duke përdorur AI, këta robotë mund të vlerësojnë pjekurinë e kulturave të frutave dhe perimeve dhe të përcaktojnë se kur duhet të mblidhen, përkatësisht korren./Media Ndërtimi.

Tech

iPhone i parë i palosshëm i Apple mund të mbërrijë në vitin 2026

Published

on

Apple vazhdon të punojë në një iPhone të palosshëm, i cili mund të arrijë që në vitin 2026, sipas një raporti nga The Information.

Në shkurt, The Information raportoi se Apple ishte në fazat e hershme të zhvillimit të dy prototipeve të palosshme të iPhone.

Por tani, duket se Apple mund të jetë vendosur në një dizajn, pasi The Information thotë se pajisja ka një pseudonim të brendshëm, V68, që tregon “ideja ka kaluar përtej fazës konceptuale” dhe tani është “në zhvillim me furnitorët”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple thuhet se është ende duke punuar “për të rrafshuar rrudhat” që shfaqen kur telefoni shpaloset dhe po përpiqet gjithashtu ta bëjë pajisjen më të hollë.

Kjo vërteton raportin e së martës nga DigiTimes, i cili zbulon detaje të ngjashme në lidhje me planet e telefonit të palosshëm të Apple.

Thashethemet e fundit sugjerojnë se Apple po punon gjithashtu për një pajisje të palosshme të ngjashme me MacBook që mund të fillojë të shpërndahet në vitin 2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria Kurti ndalon Tik-Tok-un, menjëherë implementohet ndalimi në pajisjet zyrtare

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, më 28.06.2024, ka miratuar propozim vendimin që të ndalojë përdorimin e rrjetit social Tik-Tok në të gjitha institucionet publike.

Sipas këtij vendimi të gjithë zyrtarët publik  janë të obliguar ta largojnë aplikacionin në pajisjet zyrtare.

Menjëherë pas miratimit të këtij vendimi, në pajisjet zyrtare është pamundësuar hapja e këtij aplikacioni.

“Bazuar në politikat e qasjes sëë organizatës suaj, qasja në këtë faqe interneti është bllokuar” – është njoftimi që iu del zyrtarëve publikë kur provojnë të kyçen në Tik-Tok.

Kallxo.com ka siguruar një fotografi të një pajisje zyrtare, nga e cila nuk është e mundur të kyçet në rrjetin social Tik Tok./Media Ndërtimi

Continue Reading

Tech

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për ndalimin e “Tik-Tok-ut” në të gjitha institucionet publike

Published

on

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rend dite janë dhjetë pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme të ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending