Aktuale
Erdogan në Serbi me 200 investitorë dhe 50 truproje
Për herë të parë Rexhep Taip Erdoani e vizitoi Serbinë në vitin 2010. Atëbotë ai ishte kryeministër i Turqisë dhe nuk kishte ardhur me 50 truproje sikur ka shkuar tash në Serbi, sipas të përditshmes “Danas”. Të hënën kryetari turk do të nisë një vizitë dyditore në Serbi me qëllim të thellimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Ekspertët serbë të ekonomisë asin për një ortek të investimeve turke, të cilat tashmë kanë lluar në Serbi.
Ambasadori turk në Beograd ka deklaruar se Ankaraja i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit bilateral me Serbinë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai turk Erdoan janë takuar dy herë muajve të fundit: në konferencën e energjetikës në Stamboll gatë verës dhe në shtator gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë në New York.
Atëherë Vuçiq kishte deklaruar se vizita e Erdoanit në Serbi do të jetë konrmim i «miqësisë së sinqertë» mes dy popujve. Sipas gazetës “Danas” në kuadër të vizitës së Erdoanit do të mbahet edhe forumi i biznesit turko-serb. Pritet që bashkë me kryetarin turk në Serbi të vijnë deri në 200 investitorë potencialë nga Turqia.
Në vitin 2016 shkëmbimi tregtar mes dy vendeve ka arritur gati 800 milionë dollarë. Erdoan ka paralajmëruar se qëllimi i të dy vendeve është që shkëmbimi tregtar të arrijë në një miliard dollarë.
Investitorët turq kanë hapur fabrika teksti në Leskoc dhe Nish. Është paralajmëruar se do të hapen fabrika edhe në Lazarevac dhe Lebanë.
“Turqia është e interesuar për investime në turizëm dhe në infrastrukturën rrugore. Përmenden aeroporti në Kralevë, autostrada Beograd-Sarajevë dhe rrugët Tutin-Novi Pazar-Sijenicë”, shkruan “Danas”.
Planikohet edhe një marrëveshje e re tregtare mes dy vendeve dhe në kuadër të saj edhe eksportimi i 5 tonelatave mish viçi nga Serbia në Turqi. Gjatë qëndrimit në Serbi Erdoan do të vizitojë edhe Novi Pazarin, ku jeton një popullsi shumicë myslimane.