Komuna me datën 14.03.2019 kishte lidhë kontratë në vlerë 871,173€, për projektin “Ndërtimi i tregut të gjelbër në Komunën e Gjilanit”, projekt ky që sipas menaxherit të projektit nuk ka mund të finalizohet për shkak të mangësive të sasive si dhe mungesës së pozicioneve të veçanta në paramasë dhe parallogari në raport me projektin.
Ne këtë rast menaxheri i projektit e njofton zyrën e prokurimit për pengesat e hasura në realizimin e këtij projekti.
Zyra e prokurimit, marr parasysh këtë ka konsideruar si urgjente dhe të domosdoshme kryerjen e punëve shtesë në mënyrë që mos të rrezikohet investimi si dhe nevojën e edomosdoshme të tregtarëve për tregun, aplikon procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë duke ju dërguar ftesë për negociata tre Operatorëve Ekonomik (OE).
Vetëm operatori fitues i cili njëkohësisht kishte kontratën bazë, e dërgon ofertën financiare. Pas vlerësimit të ofertës komisioni i vlerësimit rekomandon zyrtarin përgjegjës të prokurimit dhënien e kontratës. Me datën 22.04.2021, lidhet kontrata në vlerë 509,177€.
Në këtë rast Zyra Kombëtare e Auditimit përpos që e konsideron këtë projekt si përdorim i gabuar i procedurës së prokurimit, në raport shkruan se marr parasysh kërkesat e rregullës dhe udhëzuesit duhej të përdorej procedura e hapur e prokurimit.
“Vlen të theksohet se ky projekt ende nuk ishte përfunduar deri sa ne ishim në terren (04.03.2022), pavarësisht që sipas planit dinamik ka pas të përfundoj brenda 90 ditëve.”, shkruan në Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të komunës së Gjilanit për vitin 2021.
Sipas komunës kjo ka ndodh për shkak të nevojës emergjente lidhur me investimin për tregun.
Aplikimi i procedurës jo adekuate mund të ndikoj në dëmtimin e konkurrencës, lidhur me zhvillimin e procedurave të prokurimit.
Rekomandimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit është se Kryetari duhet të sigurojë se aplikon procedurat e duhura të prokurimit ashtu siç parashihet me kërkesat ligjore, duke siguruar se procedura e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë të përdoret në rrethana të arsyeshme sipas LPP.
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kanë inauguruar më 28 nëntor të vitit të kaluar Tregun e Gjelbër.
“Siç jemi dakorduar, sot po e inauguaruam projektin e madh të Tregut të Gjelbër, për t’ia bartur në duart e tregtarëve.“
“Tash Ndërmarrja Tregu është në duart tuaja, sikurse edhe Tregu i Gjelbër, Tregu i Plaçkave, Tregu i Rërës, Tregu i Drunjve, përfshirë edhe pesë tregjet mobile.“
“Në 3-4 ditët e ardhshme planiofikohet që të operacionalizohet pjesa kryesore. Meqë shumë shpejt e dorëzoj detyrën e kryetarit, dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunim tetë vjeçar”, kishte thënë Haziri.
Ky projekt ende nuk është realizuar në tërësi edhe pas inaugurimit./Media Ndërtimi.