Connect with us

Infrastrukturë

Zgjerimi i magjistrales Prishtinë-Mitrovicë edhe pas 13 vjetësh nuk po finalizohet  

Published

on

Ka filluar që një kohë të gjatë të ndërtohet, por që assesi nuk arriti të përfundojë në kohën e caktuar.

Qysh në vitin 2009 kishin filluar punimet për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën, mirëpo punimet janë zvarritur dhe ende nuk ka përfunduar ndërtimi i kësaj magjistraleje.

Faza e parë e punimeve nga Prishtina deri në Lumëmadh ka përfunduar, mirëpo faza e dytë nga aty deri në Smrekonicë ka mbetur ende pa u kryer, raporton emisionin KIKS Kosova.

Kjo pjesë e rrugës Mitrovicë-Prishtinë, ku përfshihet zgjerimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, ka kushtuar afër 25 milionë euro.

Në ndërkohë, sipas kontratës së Ministrisë së Infrastrukturës me konsorciumin “JV PE-VLA-KU Sh.p.k. PATISHTA PLOVDIV” për fazën e dytë të punimeve kohëzgjatja është paraparë të jetë 24 muaj.

Një pjesë e kësaj faze prej 16.95 kilometra, nga Smrekonica deri në Gojbule, veçse ka përfunduar./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ndajë teknologjinë e hartave dixhitale me Kanadanë

Published

on

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) me Qeverinë e Ontarios, Kanada, për të ndarë njohuritë dhe teknologjinë në lidhje me krijimin e hartave dixhitale të infrastrukturës nëntokësore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Viscount Camrose, Ministër për Pronësinë Intelektuale dhe Kinga Surma, Ministre e Infrastrukturës me Qeverinë e Ontarios.

Memorandumi i Mirëkuptimit përshkruan një marrëveshje për ndarjen e njohurive dhe teknologjisë së përdorur në Regjistrin Kombëtar të Aseteve Nëntokësore të Mbretërisë së Bashkuar (NUAR), i cili është një projekt hartash gjeohapësinore që ruan vendndodhjen e tubave dhe kabllove nëntokësore.

Marrëveshja vendos skenën që Komisioni Gjeohapësinor i Mbretërisë së Bashkuar të ndajë praktikat dhe teknologjinë më të mirë të përdorur nga NUAR me Infrastructure Ontario.

Palët e përfshira do të punojnë së bashku për të përmirësuar sigurinë e punëtorëve, për të ulur numrin e goditjeve të aseteve dhe për të rritur saktësinë e të dhënave të infrastrukturës gjeohapësinore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Njërës prej shtëpive më të bukura të Prizrenit po i kthehet shkëlqimi

Published

on

Shtëpia e Adem Aga Gjonit paraqet një ndër shembujt më karakteristik të arkitekturës tradicionale të shek. XVIII, ku krijimtaria artistike e mjeshtërve prezantohet në trajtë të përkryer.

Ky aset i veçantë po restaurohet në mënyrë që vlerat e saj të vazhdojnë të ruhen e prezantohen edhe për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Infrastrukturë

Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët

Published

on

Me 1,475 miliardë automjete në botë dhe rreth 8,1 miliardë njerëz, ka afërsisht 182 makina për çdo 1000 njerëz.

Kjo do të thotë, se ka një pjesë të konsiderueshme të njerëzve në botë, që nuk mund të ngasin ose nuk kanë makinë.

Nëse jeni një nga ata njerëz, ose thjesht preferoni të lëvizni në një qytet në këmbë, në vend që të qëndroni pas timonit, atëherë lexoni më tej.

Sigurisht, shumë qytete në mbarë botën, mburren me sisteme shumë eficiente të transportit publik, por nëse jeni në gjendje, mënyra më e mirë për të vizituar një vend, është duke ecur.

Europa mbizotëron të gjithë kontinentet e tjera në këtë listë. Tokio është i vetmja qytet jo-europiane, në vendin e gjashtë. Por, duke qenë se kryeqyteti japonez, ka 264 rrugë për të ecur, sigurisht që ka fituar vendin e tij.

  1. Mynih
    2. Milano
    3. Varshavë
    4. Helsinki
    5. Parisi
    6. Tokio
    7. Madrid
    8. Oslo
    9. Kopenhagen
    10. Amsterdam janë qytetet më të mira për këmbësorët./Media Ndërtimi

 

Continue Reading

Trending