Aktuale
Punëtorët e ndërtimtarisë e ndajnë fajin me punëdhenësit që nuk kanë kontrata pune
Ndërtimtaria është sektori më i ndjeshëm s ai përket sigurisë në punë. Duke qenë i tillë rastet e lëndimeve apo edhe ato fatale në këtë sektor të punës janë më të mëdha se në të gjithë sektorët tjerë.
Mirëpo, përveç rrezikut në punë, punëtorët e këtij sektori punojnë edhe pa kontrata pune, e cila do t’iu garantonte mbrojtje ligjore.
E, pse në Kosovë ka shumë punëtorë të ndërtimtarisë që punojnë pa kontrata pune ekzisotjnë disa faktorë.
Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, në një intervistë për Ndërtimi.info ka treguar një ndër arsyet që vetë punëtorët nuk pranojnë të lidhin kontratë formale pune.
“Sigurisht që punëtorët e brendshëm të Kosovës janë pa kontrata pune, e që ka shumë faktorë pse ata punojnë pa kontrata pune. Faktori kryesor natyrisht është punëdhënësi, i cili për një arsye apo tjetrën nuk i pajisë punëtorët me kontrata. Por, fatkeqësisht kemi edhe një numër të punëtorëve të cilët për shkak se janë në asistencë sociale dhe me ligj është e parapamë që nëse ka marrëdhënie pune nuk mund të marrë asistencën sociale.”, ka thënë ai.
Mirëpo, ekzistojnë edhe disa faktorë që punëdhënësi vetë nuk lidhë kontratë me punëtoret e tij.
“Tek punëdhënësi ka shumë faktorë- dikush nuk dëshiron të bëjë kontratë për shkakas e duhet t’i paguajë kontributet, dikush tjetër dëshiron që ta fshehë ndonjë evazion fiskal, që të mos tregohet qarkullimi që e ka, dikush tjetër e bënë prej neglizhencës”, ka thënë Ibrahimi.