Connect with us

Infrastrukturë

Me e-scooters, autobus elektrik dhe eko-kaldaja, Përparim Rama synon ta reduktoj ndotjen për 95% në Prishtinë

Published

on

Strategjia e kryetarit të Prishtinës është që kryeqyteti të ketë ajër të pastër me një sistem të ri menaxhimi.

Rama thotë se problemet që shkakton ndotja e ajrit janë të ndryshme prej termoelektranave e deri te trafiku që është një ndotës i madh. Po ashtu, Rama thotë se gjatë kohës së dimrit janë edhe shtëpitë private të cilat përdorin qymyr apo dru dhe disa prej elementeve që ne kemi filluar t’i ndërmarrim menjëherë është ta ndihmojmë trafikun, se trafiku sa më ngadalë që lëvizë aq më shumë ka ndotje të ajrit.

“Trafiku krijohet si rezultat i mungesës së infrastrukturës shkollore, ne nuk kemi shkolla nëpër lagje të reja, kemi një numër të madh të qytetarëve që tash janë vendosur larg qendrës me shtëpi e duhet ta marrin makinën që të vijnë në qendër dhe kjo krijon kaos, krijon probleme të trafikut. Pra ndërtimi i shkollave ndihmon në pastrimin e ajrit”, thotë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.

Në pyetjen e BB Green-it se cilat janë zgjidhjet e problemit, Rama tha se janë disa aspekte si zgjidhje dhe ndër të tjera në takimet e njëpasnjëshme me Bankën Botërore kanë diskutuar specifikisht se si munden ta përmirësojnë cilësinë e ajrit.

“Në bazë të analizave të BB-së, ndotësit më të mëdhenj pikërisht gjatë kohës së dimrit janë shtëpitë të cilat përdorin kaldaja që djegin qymyr dhe që djegin dru”.

Rama thotë se edhe produkti kryesor siç është qymyri apo druri nuk janë të terur mire dhe kjo krijojnë një ndotje të hatashme të ajrit.

Kryetari i Prishtinës thotë se janë duke marrë vendime dhe duke krijuar një bashkëpunim të mirëfilltë me Bankën Botërore që të marrim fonde dhe t’i subvencionojmë shtëpitë private me kaldaja të reja të cilat janë eko./Media Ndërtimi.

Infrastrukturë

Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit

Published

on

Edhe pse në kontratën e nënshkruar është përcaktuar se punimet do të kryhen brenda 125 ditëve, punimet për ndërtimin e urës në afërsi të Liqenit të Badovcit, që lidh Prishtinën me Gjilanin, kanë ngecur.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, punimet në urën e cila është bllokuar për qarkullim që nga fundi i muajit prill të vitit 2023, janë ndalur që nga 06.03.2024, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit.

“Ju informojmë se që nga data 06.03.2024 në këtë projekt nuk ka aktivitete të punimeve për shkak të nivelit të lartë të Liqenit të Badovcit, që pamundëson fillimin e pozicioneve të punimit të pilotave të themeleve” – kanë thënë nga MMPHI për Kallxo.com.

Sipas tyre, aktualisht ministria është në fazën “e aprovimit të ndryshimeve të bëra në projekt”.

“Duke marrë parasysh që nuk mund të ndikojmë në uljen e nivelit të ujit në Liqenin e Badovcit, atëherë kemi filluar menjëherë shqyrtimin e disa mundësive tjera për fondimin e pilotave dhe themeleve. Për këtë është dashur që të bëhen disa ndryshime në projekt. Tani jemi në fazën e aprovimeve të këtyre ndryshimeve në mënyrë që të fillojmë sa më shpejtë ndërtimin e urës” – vazhdon përgjigja e Ministrisë.

Kontrata për “Ndërtimi i urës në rrugën nacionale N25.2, segmenti Prishtinë – Gjilan, lokacioni te Liqeni i Badovcit” është nënshkruar me 10.01.2024, më shumë se gjashtë muaj që nga bllokimi i urës për shkak të rrezikut.

Vlera e kontratës së nënshkruar me kompaninë fituese “Dreni Inginiering” është 468 mijë e 522 euro. Në kontratën e nënshkruar në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe “Dreni Inginiering” thuhet se punimet do të kryhen në afat prej 125 ditëve.

Duke llogaritur datën e nënshkrimit të kontratës 10.01.2024 dhe 125 ditëve të përcaktuar, i bie që punimet të përfundojnë në mesin e muajit maj 2024. Por në teren punimet kanë ngecur. Aktualisht është demoluar vetëm ura e vjetër.

Ura e re pritet të jetë 38 metra e gjatë, me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse.

Në fund të muajit prill 2023, MMPHI ka mbyllur urën tek Liqeni i Badovcit pas vlerësimit se paraqet rrezik.

Më 17.05.2024, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka asfaltuar rrugën alternative tek ura e Liqenit të Badovcit për qarkullim të veturave, deri në ndërtim të urës./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës

Published

on

Në muajin maj do të hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës. Kryeministri Rama tha se ky aeroport do t’i shërbejë të gjithë zonës së jugut, ndërsa korriku hapet edhe segmenti Thumanë-Kashar.

“Në korrik në gusht në vijim s’do kalojnë më andej nga kaloni vazhdimisht. Do kenë të hapur segmentin Thumanë-Kashar me standarde të tjera si pjesë e korridorit blu. Në maj hapim garën për aeroportin e Gjirokastrës, që do i shpërbejë të gjithë zonës së jugut”, tha Rama./Media Ndërtimi

Continue Reading

Infrastrukturë

Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh

Published

on

Zona e posaçme ekonomike e Arabisë Saudite Neom ka siguruar financim me vlerë 10 miliardë SAR (2.7 miliardë dollarë amerikanë) ndërsa ecën përpara me zhvillimin e megaprojekteve si Line dhe Trojena.

Neom tha se lehtësia e kredisë rrotulluese (RCF) do të mbështesë kërkesat afatshkurtra të financimit për projektet e mëdha të ndërtimit ndërsa zhvillimi përparon. Marrëveshja pason një strukturë Murabaha.

Ai pason nga financimi i borxhit prej 3 miliardë SAR (800 milionë dollarë amerikanë) i rregulluar vitin e kaluar për të financuar pjesërisht zhvillimin e destinacionit të ishullit luksoz Sindalah që do të hapet këtë vit.

“Ndërsa NEOM vazhdon të rritet, kjo strukturë e re kredie, e mbështetur nga institucionet kryesore financiare të Arabisë Saudite, është një përshtatje e natyrshme brenda strategjisë sonë më të gjerë për financim. Ne vazhdojmë të eksplorojmë një sërë burimesh financimi ndërsa ofrojmë asete të infrastrukturës transformuese duke mbështetur programin më të gjerë Vision 2030.”, tha Nadhmi Al-Nasr, CEO i NEOM./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending