Featured
Dy kompani ia kundërshtojnë Gjakovës tenderin për sanim të rrugëve me zhavor
Tenderi “Sanimi i rrugëve me zhavor” në Gjakovë, ka bërë që në adresë të Kuvendit Komunal të Gjakovës të arrijnë dy ankesa, sipas Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Ankesa e parë ka shkuar më 4 tetor nga “NTSH Viktory Com dhe BENITA COMPANY SHPK”, që vjen nga Gjakova. Ata kanë thënë se Autoriteti Kontraktues I ka shkelur në “Neni 5 – Ekonomiciteti dhe efikasiteti; Neni 6 – Barazina në trajtim/Jo-diskriminim; Neni 57 – Kriteri për dhënie të kontratës; Neni 59 Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve dhe Neni 72 – Dokumentacioni dhe informacioni shtesë”.
Kjo kompani thotë në deklaratën e tyre se kanë qenë më të lirë se ofertuesit tjerë dhe një kontratë të njëjtë kanë përfunduar në vitet 2013-2015 me sukses, por që janë diskualifikuar tani.
Ndërsa ofertuesi tjetër i përbërë poashtu nga dy kompani “MARISA SHPK dhe NNT BURIMI” nga Gjakova ankohet se hapja e tenderëve nuk ka qenë në rregull.